Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se denoncimet publike të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj meritojnë hetime reale.
Ai ka renditur edhe epidoset që sipas tij duhen hetuar menjëherë nga autoritetet si: pronësia faktike e Erion Veliajt tek inceneratori i Tiranës, Ecoparku, AKSHI, Tuneli i Llogarasë, 10 miliardë eurot e tenderëve në infrastrukturë dhe 5 miliardët e Bashkisë Tiranë.
Ish-ministri thekson se nëse SPAK-u do të kishte zgjedhur të bashkëbisedonte me Ahmetajn dhe Mirel Mërtirin, të ballafaqonte faktet me deklarimet, do të ndërtonte logjikën e integruar të kësaj çështje që nuk është 3, por 1 dhe me disa pjesëmarrës.
Sipas tij kështu do të ishte gjetur se kush është ideatori i inceneratorëve, kush ishin ekzekutuesit e idesë, kush ishin përfituesit prej saj e kush ishin hallexhinjtë që kontribuan për të ruajtur vendin e punës.
Manjani nënvizon se nxitimi për të arrestuar pa bërë hetime të plota, pa eksploruar mundësinë e bërjes së ndonjë bashkëpunëtori të brendshëm, në thelb e dëmton hetimin.
Manjani shton se SPAK-u është konceptuar për të mëdhenjtë, jo për drejtorë e specialistë.
Shkrimi i plotë:
Denoncime që meritojnë hetim.
Padyshim, deklarimet e publike të Ben Ahmetajt kanë vlerën e një denoncimi serioz. Ato janë denoncime dhe jo si ato "kallëzuesit popullorë" të cilëve ua shkruajnë kallëzimet të tjerët.
Denoncimet e Benit meritojnë hetime reale. Hetime jo kundërdeklarata relativizuese.
Të gjitha episodet në deklarim duhen hetuar:
- pronësia faktike e Erion Velisë tek Inceneratori i Tiranës,
- Ecoparku,
-AKSHI,
- Tuneli i Llogarasë,
- 10 miliard eurot e tenderave në i frastrukturë,
-5 miliardët e Bashkisë Tiranë,
Dhe po, padyshim edhe "dhoma e shurrës" së zonjës Millonai. Edhe kjo meriton hetim të mirfilltë sepse kompromenton rëndë dhe shumë rëndë besimin tek drejtësia.
Nga ana tjetër, rasti Ahmetaj tregon edhe njëherë se nxitimi për të arrestuar pa bërë hetime, është gabim i rëndë.
Nëse SPAK do kishte zgjedhur të bashkbisedonte me Ahmetajn apo qoftë edhe me Mërtirin ,të ballafaqonte faktet me deklarimet, të bënte kryqëzim thëniesh e kundërthëniesh, të verifikonte deklarime dhe të nxiste denoncues të tjerë të vinin në proçes, të lidhte deponimet me fakte konkrete, të ndërtonte llogjikën e integruar të kësaj çështje që nuk është 3 por 1 dhe me disa pjesmarrës, do kishte patur më shumë sukses.
Do kishte gjetur vërtetë kush është ideatori i inceneratorëve, kush ishin ekzekutuesit e idesë, kush ishin përfituesit prej saj e kush ishin hallexhinjtë që kontribuan për të ruajtur vendin e punës.
Pra SPAK do kishte një llogjikë të plotë e të integruar dhe një hierarki personash përgjegjës, dhe jo kap e arresto ça të dalë para.
Nxitimi për të arrestuar pa bërë hetime të plota, pa eksploruar mundësinë e bërjes së ndonjë bashkëpunëtori të brendshëm, në thelb e dëmton hetimin. (Në fakt çështje të tilla kërkojnë gjithmonë. Jë bashkëpunëtor nga brenda)..
Një hetim i dëmtuar nuk çon tek e vërteta. Mund të dënojë njerëz me sforco, por nuk zbulon të vërtetën dhe nuk parandalon të keqen.
Këtë e kam bindje, tashmë të faktuar me prova si rasti "Ahmetaj".
Nga ana tjetër, episodet që senoncoi Ahmetaj dhe që kërkojnë hetim të thelluar, tregojnë se SPAK ende nuk ka hyrë në thelbin e të keqes. Fjala vjen 10 Miliardë Euro tendera në infrastrukturë nuk mbulohen as me një drejtoreshë që rrefuzoi të zbatonte porositë e paligjshme të ministres dhe përfundoi në ndjekje penale, as me pikturat që i gjetën në shtëpi një drejtori tjetër. 10 miliardë Euro duhet të çonin në ndjekje penale, nëse ka, ministër e lart. Se 10 miliardë janë cuar në një grusht shumë të vogël njerëzish. Kjo është evidente.
Ashtu siç fondet modeste të bashkisë Lushnje apo Bulqizë, nuk lajnë dot fytyrën e 5 miliardë eurove tendera të Bashkisë Tiranë, fytyrën e korruptuar të së cilës nuk e mbulon dot as çështja "5D".
Nuk është punë drejtorësh kjo situatë, o njerëz! Nuk them se skanë përgjegjësi, por skema është ndërtuar për të siguruar jetgjatësi në pushtet. Për këtë duhen para dhe, këto para do dalin nga kjo skemë e mbyllur korruptive. Vidh para e mbaj pushtet.
Spak është konceptuar për të mëdhenjtë, jo për drejtorë e specialistë. Është konceptuar për të thyer skema korruptive, si kjo ku jemi zhytur, pra vidh para e mbaj pushtet!
Deklarimet e Ben Ahmetajt nuk mund të relativizohen me shprehjen "i kërkuar nga drejtësia". Në fund të fundit deklarime të tilla nga këto persona dhe në kësi rrethash bëhen. Shoqëritë dhe institucionet serioze i trajtojnë këto deklarime me seriozitet.
Në shoqërinë e lirë dhe institucionet demokratike nuk mund të ndëshkohet denoncuesi. Edhe kur ky i fundit është në hall. Kështu janë denoncimet, gjithmonë nga halli.
Dhe së fundi, të gjithë kemi pritshmëri të lartë se çdo thotë një ministër i financane të vendit më të korruptuar në rruzull. Por mosrealizimi i pritshmërive që kemi nuk mund të na çojë në injorimin e atyre denoncimeve që ai bën./CNA
Të mërkurën do të zhvillojë mbledhjen Këshilli i Lartë...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja "Toyota Yaris", ku ...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja "Toyota Yaris". R...
Largohet nga detyra drejtoresha e SASPAC, Jona Suli. Ndër...
Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit k...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Vatrat e zjarrit janë ende aktive në Gjirokastër. Forc...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjyka...
Situatë e vështirë me zjarret në Shëngjin. Raportohet se...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës mb...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mbrëmjen e ...
CNA prej vitesh ka denoncuar pagesat e njerëzve të inc...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi kryeministrin...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar mbrëmje...
Qytetarët janë ngritur sërish në protestë pasditen e k...
Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicio...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ...
Komisioni i Konkurrencës, pas përfundimit të procedurë...
Sot, një ditë pas kongresit të PS-së, Edi Rama mblodhi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...