Ndërhyri në dosjen e "Toyota Yaris"/ Zbulohet roli i kryeprokurorit të Vlorës
Detaje të reja kanë dalë nga dosja "Toyota Yaris". R...

Detaje të reja kanë dalë nga dosja "Toyota Yaris", ku në vitin 2018 u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.
Mësohet se një material i mbërritur nga autoritetet begle, duket se nuk do mbyllet vetëm me arrestimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, pasi emra të tjerë dalin në skenë si të përfshirë në çështjen penale që njihet publikisht si dosja ‘Toyota Yaris’.
Personat e përfshirë në këtë dosje, dalin në bisedat në aplikacionin ‘Sky’ dhe si të implikuar në mbylljen e çështjeve penale të tjetërsimit të pronave në Himarë dhe Dhërmi.
Kujtojmë që çështja ‘Toyota Yaris’, nisi fillimisht në Durrës pas kapjes brenda në makinë të 3.4 milionë eurove dhe më pas u transferua për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke u orientuar hetimi për veprën penale të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ kryer në formën e ‘Grupit të strukturuar kriminal’.
Paralelisht me Krimet e Rënda në Belgjikë, prokurori Julien Moinil nisi një hetim për të zbuluar fijet e personave shqiptarë dhe belgë që ishin përfshirë në transferimin me kamionë nga Belgjika në Shqipëri të 3.4 milionë eurove.
Në Belgjikë janë vendosur disa persona nën hetim dhe mes të cilëve mësohet se është marrë i pandehur dhe avokati Radovan Çela.
Mësohet se deri në këtë fazë të hetimit, belgët kanë zbuluar gati 14 persona si të përfshirë në zbutjen e akuzave për personat e arrestuar në Shqipëri, duke i kërkuar SPAK-ut të veprojë në arrestimin e tyre.
Të hënën u arrestua në Vlorë drejtuesi i Prokurorisë, Aurel Zarka, si dhe hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Dautaj, njëkohësisht magjistrate në Shkollën e Magjistraturës.
Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës dhe është transferuar në Tiranë. Së bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi./CNA
Detaje të reja kanë dalë nga dosja "Toyota Yaris". R...
Largohet nga detyra drejtoresha e SASPAC, Jona Suli. Ndër...
Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit k...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Vatrat e zjarrit janë ende aktive në Gjirokastër. Forc...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjyka...
Situatë e vështirë me zjarret në Shëngjin. Raportohet se...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës mb...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mbrëmjen e ...
CNA prej vitesh ka denoncuar pagesat e njerëzve të inc...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi kryeministrin...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar mbrëmje...
Qytetarët janë ngritur sërish në protestë pasditen e k...
Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicio...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ...
Komisioni i Konkurrencës, pas përfundimit të procedurë...
Sot, një ditë pas kongresit të PS-së, Edi Rama mblodhi...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
Një ditë pas Kongresit të PS-së, deputetët socialistë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...