
Dosja hetimore e SPAK-ut për drejtorët e arrestuar të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është e mbushur me fakte dhe prova, ku tregohet qartazi se zyrtarët kanë shkelur ligjin gjatë procedurave të dhënies së tenderëve ndaj kompanisë "5D Konstruksion".
Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D Konstruksion", nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit.
Në dosjen hetimore theksohet se në bllokun e Mariglen Likës, punonjësi i kompanisë "5D", i cili është sekuestruar dhe është në duart e hetuesve, janë gjetur shënime për një mbledhje të datës 23 shkurt 2022. Ajo që vihet re nga shënimet është se Redi Molla ka marrë pjesë në mbledhjen e kompanisë "5D Konstruksion".
Këtu lindin edhe dyshimet: Pse duhet të ishte i pranshëm në mbledhjen e një kompanie private, Redi Molla, ish-drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranë?
Pas hetimeve, SPAK-u e akuzon Redi Mollën për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. SPAK-u ka gjetur edhe komunikime telefonike mes Redi Mollës dhe Nestor Muhametllarit, administrator i kompanisë "5D". Po kështu janë zbardhur edhe mesazhe ku flitet për pazaret, tenderët, apo edhe për të dhënat financiare të kompanisë.
"Në zyrën e shoqërisë '5D Konstruksion' sh.p.k. është gjetur dhe sekuestruar edhe një bllok tjetër me mbishkrimin 'Yuku', i cili i përket shtetasit Marenglen Lika, punonjës në këtë shoqëri. Në këtë bllok janë gjetur këto shënime që bëjnë fjalë po për datën 23.02.2022, si më poshtë: Mbledhje me Stafin + 'Redi'. 1) Riorganizim në 2022 e në vazhdim. 2) Nestori nuk do të merret më me punet operacionale. Punimet do të ndahen në 2 Departamente: 1- Seksioni Administrativ, 2- Seksioni Inxhinierik (Zbatim dhe Teknik zyra). Për çdo person I job-diskripsion. Raportin dhe plan cdo dite te shtune. Burimet njerëzore do të varen nga seksioni Administrativ (Jonida). Në dy blloqet e mësipërme janë gjetur shënimet për mbledhjen me stafin e shoqërisë, që bëjnë fjalë për të njëjtën ditë, data 23.02.2022, që pothuajse kanë të njëjtën përmbajtje. me ndryshimin që në bllokun e dytë përshkruhet qartë se në mbledhjen me stafin ka marrë pjesë edhe personi me emrin 'Redi'", thuhet në dosjen hetimore./CNA
Mijëra thirrje telefonike janë realizuar nga shtatori ...
Policia ka arrestuar 55-vjeçarin Gjovalin Lesi, i cili...
Avokati i Popullit ka ngritur kambanë alarmi pas aksid...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-sekretarit të Përgjith...
Gjatë hetimeve intensive për drejtorët e Bashkisë së T...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin ...
Që prej orës 05:30 të mëngjesit të datës 2 prill dhe d...
3 drejtorë të Erion Veliajt janë arrestuar, ndërsa dis...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë me dij...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka bërë me dije se të enjten p...
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme duket se vijojnë të kenë ...
Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, i cili dha do...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për arrestimet ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka komentuar ska...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e...
Anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari ka folur për arr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...