
“Të arrestohet menjëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj!”
Kjo është thirrja që anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari i ka bërë SPAK. Në një reagim për CNA TV, Muçollari komentoi zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës.
"Kemi të bëjmë me një nivel krejt të ri të abuzimit dhe korrupsionit në qeveri. I nivelit të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë. Në këtë dekadë të qeverisjes nga socialistët kemi dëgjuar për përfitim 20%, 30%, 40%, edhe 60%, për shërbime që lidheshin me shërbimet e IT, por këta na habitën sërish dhe na risollën në vëmendje një histori korrupsioni që shkon tek 100%.
Këta zotërinjtë ishin mbledhur bashkë, 5 drejtorat e famshëm dhe kishin rënë dakord pse të përfitojmë 20%, pse jo mos i përfitojmë të gjitha. Ka rënë gjithë institucioni i Bashkisë së Tiranës. Të të arrestohen një dyzinë drejtorash, unë nuk e di sesi Erion Veliaj qëndron akoma në detyrë.
I bëj thirrje SPAK-ut që të ndërmarrë sa më shpejt hetimet, në mënyrë që mos prishet sekreti hetimor. Erion Veliaj duhet të lërë detyrën sa më shpejt. Nuk mund të qeveriset nga një kryetar Bashkie, të cilës i kanë vjedhur të gjithë drejtorët 100% të fondeve. Këta janë kthyer në disa banda në krye të të njëjtit shtet, ku garojnë kush e kush të vjedhë më shumë, dhe nuk e kanë hallin tek shqetësimi i opinionit publik. Hallin e kanë mos ia marrë vesh kundërshtari brenda për brenda. Unë shpresoj të bëhen arrestime të reja, duke filluar nga kryebashkiaku."
Muçollari shprehet se Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë aq shumë skandale, sa duket sikur sfumojnë njëra-tjetrën.
"Aq shumë skandale po dalin, sa duket sikur këto skandale po dalin për të sfumuar njëra-tjetrën. Qoftë Rama, qoftë Veliaj e kanë patur strategjinë e tyre, kur skandali ndjek skandalin, për të lënë sa më pak memorie. Mua më duket kjo, po aq e rëndë sa inceneratori. Pa diskutim që shifrat janë shumë më të mëdha tek inceneratori. Aty duhet të ishte marrë si i pandehur, ose minimalisht si person në dijeni, nuk është marrë Akoma. Në rastin e dosjes “5 D”, ai del me emër dhe mbiemër."
Anëtari i Kryesisë së PD-së, gjithashtu u shpreh se ka patur tentativa të mediave të ndryshme, për të fshehur ose sfumuar të vërtetën, për shkak të interesave.
"Ka shumë media që i kontrollon nëpërmjet buxheteve të marketingut, por edhe interesave të pronarëve dhe nuk mund t’i jap arsyetim tjetër. Ka pasur tentativa për t’i sfumuar. Javën e kaluar kishte dy skandale të mëdha, një i drejtorëve të Veliajt, dhe një tjetër i vëllait të kryeministrit. Ka një teori që thotë se Veliaj nxori dosjen e Olsi Ramës për të sfumuar skandalin e tij, dhe teoria tjetër që kryeministri bëri të anasjelltën."
Dosja “5 D” është skandali i fundit i Bashkisë së Tiranës, ndërsa CNA ditë pas dite po nxjerr detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, ku përmendet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj si i përfshirë./ CNA
t Specialisti i Çështjeve Ekonomike në Partinë Demokrat...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Ku...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil ...
Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit r...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi në një k...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i...
Pas kallëzimit të bërë ditën e premte në Prokurorinë e...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me disa ...
3 drejtorë të Erion Veliajt ndodhen në qeli dhe të tje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për ...
Në dosjen hetimore të SPAK-ut, dalin komunikime mes pu...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës ka heshtur për arr...
Procesi i numërimit të votave edhe në degën e PD-së së Lus...
Në degën e PD-së së Selenicë është mbyllur numërimi i ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në dijeni të arrestim...
Në një dalje mediatike, pikërisht ditën kur SPAK-u po ...
Pretendon që është qytetare parimore, nuk bën luftëra ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Dalja e dosjes së Olsi Ramës tërhoqi të gjithë vëmendj...
Sot në degën e Partisë Demokratike të Durrësit zhvillo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...