web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha thirret në SPAK për 21 janarin/ Rama: Nuk më intereson fare, të bëhet drejtësi

13 Nëntor 2025, 21:29, Aktualitet CNA

Berisha thirret në SPAK për 21 janarin/ Rama: Nuk më intereson

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot thirrjen në Prokurorinë e Posaçme të Sali Berishës për dosjen e njohur të 21 Janarit.

Në një dalje mediatike, Rama tha se nuk i intereson fare ky zhvillim, pasi sipas tij më e rëndësishme është bërja e drejtësisë për ngjarjen e vitit 2011.

“Të bëjnë si ta shohin të arsyeshme. Nuk më intereson fare me thënë të drejtën. Sepse jeta e vendit nuk është se kush thirret në SPAK. Jam i ngarkuar të merrem me qindra nga mijëra gjërat e vendit. Nuk e di nëse jemi përballë një zhvillimi që do të sjellë drejtësi për ngjarjen apo me një episod për drejtësinë e 21 janarit. Është barra më e madhe e mosarritjes së drejtësisë për të teguar që mund të ngrihet në një lartësi për tu marrë me krime e faje të mëdha, që vendosin standarde dhe gurë të mëdhenj”,-tha Rama./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga