Horoskopi i ditës, e mërkurë 15 korrik 2026
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen , ku e ka falenderuar për vizitën e saj në këto momente sfidash dhe kërcënimesh për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. ?
“Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çeljes së negociatave dhe vendosmëria e vendit tim për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian, e bëjnë vizitën tuaj në Tiranë të veçantë dhe të rëndësishme”, ka thënë Begaj.
Kjo vizitë, vijoi më tej Presidenti i Republikës, jo vetëm konfirmon bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes nesh, por është edhe një mesazh inkurajimi dhe mbështetje e madhe për Shqipërinë.
Nga ana e saj zonja Ursula von der Leyen, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe evidentoi progresin e rëndësishëm që Shqipëria po bën në rrugën e saj të integrimit evropian.
Begaj e siguroi Presidenten e Komisionit Evropian se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe se objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Gjithashtu nënvizoi se investimet domethënëse në sektorët kyç të ekonomisë si infrastruktura dhe energjia garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit duke ndihmuar në arritjen e standardeve për një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. ?
Paketa e mbështetjes energjitike dhe investimet në infrastrukturë mbështetur nga Komisioni Evropian i hapin rrugë ndërlidhjes më të mirë të Shqipërisë me vendet e rajonit si dhe e përafrojnë atë me standardet më të mira të BE-së. Shqipëria është e përkushtuar ndaj vlerave themelore të BE-së dhe integrimi në familjen evropiane është objektivi i saj më i madh strategjik. ?
?Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin më të fundit të BE-së për të bashkëfinancuar projektin e rehabilitimit të hekurudhës Vorë-Hani Hotit, me një rëndësi shumë të madhe për lidhjen e Shqipërisë me rrjetin hekurudhor evropian.
Begaj nënvizoi domosdoshmërinë e ruajtjes së vëmendjes së BE-së dhe vendeve anëtare ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar vendimin më të fundit të marrë nga Presidenti i Këshillit Evropian për zhvillimin së afërmi në Tiranë, të takimit të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor. ?
Më tej përshëndeti gjithashtu vlerësimin e Komisionit Evropian dhe të zonjës Von der Leyen se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara dhe e miraton liberalizimin e vizave për shtetasit e saj si dhe e konsideroi realizimin sa më parë të këtij angazhimi nga ana e BE-së si një hap tjetër të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. / CNA.al
Ashtu si gjithmonë, kur del në deklarata për shtyp, qo...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leye...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europia...
Ibrahim Lici ka reaguar së fundmi për mediat nga Turqia, k...
Gentian Malindi është arrestuar në Vorë. Prej kohësh ai i...
Dy projekte mjaft të bukura kanë startuar në platformën "S...
SPAK-u ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren M...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një ndër projekte...
Pedagogu Erion Kristo, së fundmi ka publikuar një status n...
Monika Kryemadhi pas më shumë se tri orë qëndrimi në SPAK ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi në Komisionin e...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në mbledhjen e ditës së...
Një ditë më parë banorët e Porto Romanos u evakuuan pas rr...
Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ku po diskutohet...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, d...
Pedagogët sot kanë dalë në protestë më të tërhequr. Kreu ...
Komisioni për Sigurinë Kombëtare është përfshirë sërish so...
Pedagogët po vijojnë edhe sot protestën e tyre dhe bojkoti...
Ish-gjyqtarja e Durresit, Mimoza Margjeka, e shoqëruar nga...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...