
Doktor Baton Haxhiu që paguhej me thasë si shkencëtar në një spital privat, ka reaguar me një shkrim të gjatë ku jep leksione të sigurisë kombëtare dhe akuzon kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, se ka cenuar sigurinë kombëtare.
Në fakt përpara se të japë këto leksione mirë do ishte që Batoni të kërkonte ndjesë për ato dhjetëra mijëra dollarët e tjera paguar nga inceneratorët që i mohoi, apo për gënjeshtrat në studio se kishte një aleancë Berisha-Rama kundër SPAK-ut, ku mesa duket në të njëjtën linjë qëndron edhe Batoni.
Haxhiu shkruan në rreshtat e tij se ka studiuar literaturë shkencore për sigurinë kombëtare, sjelljen e zyrtarëve të prokurorisë etj., sipas tij "në literaturën shkencore të fushës, korrupsioni, e sidomos në radhët e policisë, konsiderohet kërcënim direkt për sigurinë kombëtare, sepse bëhet fjalë për persona në pozita të ndjeshme, apo pozita me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit.
Këto gjëra kryeprokurori Dumani i di mirë, prandaj deklarata e tij “bombë” para KLP është problematike, jo vetëm për atë që është thënë, por edhe për (mos) veprimet pas saj.
Sikur këtë ta thoshte një analist, një studiues, apo kushdo që merr vesh, apo pretendon që merr vesh në këto problematika, gjithçka do të ishte në rregull. Por, zotëri Dumani nuk është një analist televiziv. Kryeprokurori është një institucion që ka obligim ligjor të prezantojë vetëm mendim të bazuar në fakte konkrete. Po ashtu pohimet kaq serioze të kryeprokurorit nuk janë deklarime që zyrtarët e tjerë, si p.sh. Drejtori i Policisë, Ministri i Brendshëm e deri te Kryeministri, t’i kalojnë në heshtje”.
Meqë nuk ditka gjë akoma Baton Haxhiu le të kujtojë se disa muaj më parë u arrestua shefi i Forcës Operacionale, Oltion Bistri. Në rast se nuk e di, është zyrtari më i lartë i Policisë me gradë, kapur ndonjëherë për një krim të tillë. Bistri ishte njeriu që duhet të bënte arrestimet për llogari të SPAK-ut, por në fakt fliste me banditë e kriminelë, u tregonte si të shpëtonin nga prangat dhe dekonspironte operacionet. Dhe ky është fakt që në rast se Batoni nuk e di le ta mësojë.
A ka zyrtarë të tjerë në polici? Patjetër që po, janë ata që mbuluan Shqipërinë me kanabis dhe janë në detyrë shumica, janë ata që bashkëpunuan me krimin që Shqipëria të gjelbëronte nga droga. Nuk e di këtë Batoni? S’ia ka thënë Edi Rama si i ka mbajtur, rikthyer, e graduar gjithë njerëzit që veshën Shqipërinë me drogë?

E në rast se nuk e di, le ta mësojë që në polici ka ende persona me lidhjet e krimit, dhe le të shohë pak se kush i bën edhe emërimet në polici dhe si influencon krimi dhe lidhjet politike për të kapur postet kyçe.
Në rast se bën sikur nuk i di të gjitha këto edhe më keq akoma sepse thjesht Batoni bashkohet me krimin dhe bëhet sindikalist i tyre./CNA
Në një shënim të tij për t’u gjetur sërish në punë te ...
Skandali i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së T...
Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme për kompa...
Prej disa ditësh ka shpërthyer skandali në Bashkinë e ...
Riaktivizimi i vatrave të zjarrit si pasojë e erës kanë sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pasditen e sotm...
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat në një d...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekl...
Që kur doli sheshit batërdia e drejtorëvë të Erjon Vel...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat të cilat kanë rapo...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të kryeba...
"5D” ishte skema më e re e vjedhjes, e cila ka tronditur t...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini-t,...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghin...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, t...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim m...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano është shfaqur për herë të ...
Të pyetur për “Bashkimin Kombëtar”, qytetarët e Kosovës dh...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...