Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, por edhe të sulmeve nga ana e opozitës.
Marrja e statusit “investitor strategjik” nga bashkëshorti i saj, solli dhe kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Xhaçkës.
Vetë ministrja ka deklaruar se bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, ka kursyer të ardhura gjatë kohës që ka qenë në emigrim, ndërsa shtonte se në kompleksin që do të ndërtohet në bregdet, nuk është prekur asnjë copë toke shtetërore.
Por ndonëse bashkëshorti është tashmë një investitor strategjik, Olta Xhaçka, në deklarimin e saj, rezulton që të mos jetë shumë e pasur.
Deklarimet
CNA.al ka mundur të zbardhë deklarimin që vetë ministrja e Ramës ka bërë.
Para se të bëhej deputete, Xhaçka ka deklaruar se ka punuar në SHBA, ku ka kursyer 15.000 dollarë. Ajo gjithashtu ka punuar edhe si pedagoge e Shkencave Politike në Univeristetin e New York-ut në Tiranë për gati 3 vjet, nga shtatori 2006-mars 2009 dhe ka përfituar 1200 dollarë.
Ministrja e Jashtme, e cila ka ndjekur studimet e larta në SHBA ka deklaruar se ka për t’i shlyer universitetit 65.000 dollarë, të cilat kanë nisur që nga viti 2011.
Cila është pasuria e Olta Xhaçkës?
Xhaçka në vitin 2010 ka deklaruar se dispononte një llogari bankare me vlerë 140.000 lekë, në të cilat janë depozituar të ardhurat nga Kuvendi.
Si deputete e PS-së në këtë vit, Xhaçka ka deklaruar se ka përfituar nga paga dhe shpërblimet 1.857.080 lekë.
Në vitin 2011, Xhaçka ka deklaruar vetëm të ardhurat si deputete e Kuvendit, pjesëmarrjen në komisione dhe dieta me vlerë 2.064.823 lekë.
Një vit më vonë, në 2012-ën, deputetja socialiste ka arritur të blejë një makinë "Nissan" me vlerë 16.400 euro dhe si burim të ardhurash ka deklaruar kursimet nga pagat.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se ka paguar edhe 19.000 euro për një kontratë porosie për apartament 2+1 në zonën e “Kodrës së Diellit”, Tiranë. Ndërsa paga si ligjvënëse në vitin 2012 kap vlerën e 2.660.234 lekëve.
Në vitin 2013, ministrja e Jashtme ka deklaruar vetëm të ardhurat nga paga si deputete e Kuvendit, të cilat kapin vlerën e 2.440.196 lekëve.
Të njëjtat të ardhura ka pasur edhe në vitin 2014, sipas deklarimit të bërë nga vetë Xhaçka.

Në vitin 2015, të ardhurat e Olta Xhaçkës nga paga si deputete do të pësonin një rritje të lehtë, duke kapur shifrën e 2.550.113 lekëve. Në të njëjtin vit, ajo ka deklaruar se në llogarinë e saj në euro në një nga bankat e nivelit të dytë, të cilën e ka pasur përkohësisht, është kryer një transfertë me vlerë 27.500 euro nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi. Këto të ardhura, janë përfituar nga kontrata e qerasë që ky i fundit ka pasur me kompaninë telefonike Vodafone, për objektin e dhënë në përdorim në Tiranë.
Në vitin 2016, Olta Xhaçka ka deklaruar vetëm përfitimet si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, vlera e të cilës arrin në 2.528.836 lekë.
Në mars të 2017-ës, Xhaçkës iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti për një kohë të shkurtër. Për periudhën mars-prill 2017, ajo ka deklaruar se ka përfituar 259.300 lekë si ministre.
Nga muaji shtator-dhjetor 2017 ajo ka përfituar 437.994 lekë si ministre e Mbrojtjes. Në të njëjtin vit, Xhaçka ka deklaruar se ka përfituar 25.398 lekë si kryetare e Këshillit Administrativ në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Ndërsa të ardhurat si deputete për periudhën janar-dhjetor 2017 kapin shifrën e 575.436 lekëve dhe nga honoraret e mbledhjeve të komisioneve parlamentare ka përfituar 20.910 lekë.
Në vitin 2018, Olta Xhaçka ka deklaruar të ardhurat nga pagesa si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes me vlerë 1.556.406 lekë për periudhën janar-dhjetor.
Të ardhurat (diferencë page) si deputete kapin vlerën e 4.935 lekëve.
Në vitin 2019, Olta Xhaçka ka deklaruar se të ardhurat e saj për periudhën janar-dhjetor si ministre e Mbrojtjes janë 1.570.352 lekë.
Ndërsa në vitin 2020, kur edhe ka bërë deklarimin e fundit, Xhaçka i ka shitur apartamentin në zonën e Kodrës së Diellit vëllait të saj me vlerë reale që e ka blerë, 19.000 euro. Në të njëjtin vit, Xhaçka ka deklaruar se ka shitur edhe automjetin me vlerë 12.000 euro.
Miistrja deklaron edhe disa llogari bankare në vitin 2020: në një llogari disponon 7.156.68 euro; te një tjetër 400.00 lekë; llogaria tjetër ka në gjendje 948.043.86 lekë. Xhaçka ka pasur edhe një llogari në dollarë, e cila është në gjendjen 0.00.
Ndërsa si ministre e Mbrojtjes, në këtë vit ajo ka përfituar nga paga 1.374.059 lekë.
Pasuria ndër vite:
Viti 2010
Llogari bankare me vlerë 140.000 lekë
Paga si deputete 1.857.080 lekë.
Viti 2011
Paga si deputete dhe dieta 2.064.823 lekë
Viti 2012
Makinë "Nissan" me vlerë 16.400 euro
Porosi apartamenti 2+1, me vlerë 19.000 euro
Paga si deputete 2.660.234 lekë
Viti 2013
Paga si deputete 2.440.196 lekë
Viti 2014
Paga si deputete 2.440.196 lekë
Viti 2015
Paga si deputete 2.550.113 lekë
Transfertë nga bashkëshorti në llogarinë bankare 27.500 euro
Viti 2016
Paga si deputete 2.528.836 lekë
Viti 2017
Paga si ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 259.300 lekë
Pagë si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 437.994 lekë
Pagë si kryetare e Këshillit Administrativ në Institutin e Sigurimeve Shoqërore 25.398 lekë
Pagë si deputete 575.436 lekë
Honoraret e mbledhjeve të komisioneve parlamentare 20.910 lekë
Viti 2018
Paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 1.556.406 lekë
Të ardhurat (diferencë page) si deputete 4.935 lekë
Viti 2019
Paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 1.570.352 lekë
Viti 2020
Paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes 1.374.059 lekë
Llogari bankare 7.156.68 euro
Llogari bankare 400.00 lekë
Llogari bankare 948.043.86 lekë/CNA.al
Të tjera detaje kanë zbardhur mediat greke nga sulmi m...
Katër të mitur kanë rrezikuar mbytjen në zonën e Vilë ...
Një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët në af...
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë lajmin e mirë. Prej...
Situata e zjarreve vijon të jetë një çështje problemat...
Përplasje të përgjakshme janë regjistruar gjatë orëve ...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së pak ...
Spitali i Sarandës ka dhënë detaje rreth gjendjes së n...
Ditën e djeshme është hapur qarkullimi për automjetet në a...
Mes pjesëmarrësve në bashkëbisedimin online të kryetar...
Në Tiranë, organizata e gazetarëve, pedagogë dhe anali...
Edhe këtë fundjavë qindra qytetarë të Kosovës që po hy...
Monitorim intensiv në akset rrugore të qarkut, për rri...
Sot është hapur aski rrugor Kardhiq-Delvinë dhe të pra...
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e ud...
Gjimnazisti nga Durrësi, Erdi Jorgoni, 17 vjeç, ka den...
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar e shqetësuar ditën ...
Oltion Bajrami, një nga komisionerët në zgjedhjet e 25 pri...
Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuç...
Agjenti “Çelësi” dyshohet se është një punonjës pranë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...