Merret vendimi nga grekët për hyrje-daljet në Kapshticë nga 2-4 prill
Vijon të mbetet kaotike situata në pikën kufitare të Kapsh...

Gazment Bardhi është vënë në shërbim të Erion Veliajt për të shmangur vëmendjen nga arrestimet e bujshme të drejtorëve të tij të zhytur në aferë dhe tenderë.
Ai ka dërguar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama sa i përket çështjes së laboratorit të Xibrakës.
Bardhi po kthehet në mburojë të Veliajt, duke tentuar të zhvendosë vëmendjen me denoncime të konsumuara, pasi asgjë e re nuk u denoncua nga Bardhi në lidhje me laboratorin e drogës, apo përmendjen e emrit të kryeministrit.
Njoftimi për mediat
Në vijim të të dhënave të bëra publike të enjten, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, si dhe kërkesës zyrtare të dorëzuar të premten pranë SPAK për nisjen e hetimeve penale ndaj tij dhe rihapjen e procedimit penal të pezulluar nr.335/1-2016 për identifikimin e bashkëpunëtorëve të paidentifikuar, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ndërmarrë një tjetër iniciativë.
Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, në seancën e datës 4 Prill 2024.
Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeminsitri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 cështje:
1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?
2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?
3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.
“Duke qenë se kjo çështje përbën shqetësim madhor dhe një çështje me natyrë urgjente për opozitën parlamentare, si dhe dhe në kushtet e një mungese tërësore të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë përfshirjen e kësaj kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024.” – thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi dhe që pritet të depozitohet nësër në mëngjes për shkak të pushimit zyrtar të sotmëm./ CNA
Vijon të mbetet kaotike situata në pikën kufitare të Kapsh...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind...
Të dielën, në shtëpinë e "Big Brother" mbërriti një za...
CNA ka zbardhur të tjera biseda nga dosja e Prokuroris...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka nxjerrë një mesazh në ...
CNA, ditë pas ditë po sjell zbardhje nga dosja e SPAK-...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga dosja hetimore e Prokur...
Blloku blu i Nestor Muhametllarit, i cili u gjet nga h...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrest...
A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kish...
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës pë...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Ç...
Drejtorët, të cilët punonin pranë institucioneve vartë...
Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bër...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme n...
Teksa sezoni veror po afrohet dhe temperaturat po rriten, ...
Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të Erion ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...