Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Këlliçi, bëri një denoncim për Elvin Tivarin, i cili ka qenë drejtor i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që UKT-ja drejtohej nga Redi Molla.
Këlliçi tregoi lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe investimin në Dhërmi.
Në një deklaratë për shtyp, ai tha se Elvin Tivari ndërtoi një hotel me vlerë 1.5 milionë euro me kompaninë “La Brisa”, ku është bashkaksioner me Fatos Malajn, vëllain e kryetarit socialist të Bashkisë Mat, Agron Malaj.

Kompania e Tivarit me Malajn, rezulton se i detyrohet 630 mijë euro nënkontraktorit “ABG Ndërtim”, që është në pronësi të Durim Mustafës. Ky i fundit në vitin 2021 ka qenë Drejtor Drejtorie pranë UKT-së, nën varësi të Redi Mollës.
Gjithashtu, Mustafa ka qenë një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të paktën 3 procedura korruptive tenderuese në favor të kompanisë “5D”.
Këlliçi ngriti pretendimet se kompania e Mustafës u përdor si nënkontraktore për ndërtimin e hotelit të Tivarit, ndërsa pas zgjedhjeve lokale të 14 majit fitoi një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.
Denoncimi i plotë:
Pas denoncimit tim publik më datë 26 prill 2023, në muajin maj të po atij viti depozitova kallëzimin penal në SPAK, për disa drejtues të Bashkisë Tiranë dhe subjektin tregtar 5D KONSTRUKSION.
Pjesë përbërëse e këtij kallëzimi është dhe Drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.


Sot do të ndalem te një investim që ky individ ka bërë në Dhërmi, në bashkëpronësi me Fatos Malajn, vëllain e kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj.
Në vitin 2022 këta dy shtetas regjistrojnë në QKB kompaninë ‘La Brisa’ dhe investojnë për ndërtimin e një hoteli me të njëjtin emër në Dhërmi, në vlerën 1.5 milionë euro.
Gjatë analizimit të të dhënave financiare nga grupi ynë i ekspertëve rezulton se: Kjo kompani i detyrohet një shumë prej 630 mijë eurosh një nënkontraktori me emrin ABG Ndërtim.

Gjatë analizimit në QKB rezulton se ky subjekt në vitin 2021 është blerë nga shtetasi Durim Mustafa, sipas kontratës së firmosur në Lushnjë.
Nga kontrolli i të dhënave rezulton se shtetasi Durim Mustafa ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës.
Sipas dosjes hetimore për kompaninë 5D, të bërë publike ditën e djeshme, Durim Mustafa rezulton se është pjesë përbërëse e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të paktën 3 procedura korruptive tenderuese në favor të subjektit "5D".

Pasi u përdor nga shefi i tij Redi Molla për këto procedura fiktive, pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin La Brisa, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, subjekti "ABG Ndërtim" me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.
Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit.

I bëjmë thirrje SPAK-ut, që të thellohet në hetimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, të hetohen hotelet e ndërtuara në Dhërmi, hoteli me 5 yje i lali Erit në qendër të Durrësit, pasi aty do të gjenden lidhjet në nivele të larta politike, duke nisur nga pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe hotelit në Durrës Erion Veliaj dhe deri në Këshill të Ministrave.
Ditët në vijim, garantoj qytetarët shqiptarë se do t’u sjellim fakte të reja për organizatën kriminale që ende vijon të strehohet brenda mureve të tempullit të korrupsionit në Shqipëri, Bashkisë Tiranë.
Ndaj gjej rastin sërish të theksoj se Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja kurë për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni galopant i organizatës kriminale Rama – Veliaj./ CNA
Të dielën, në shtëpinë e "Big Brother" mbërriti një za...
CNA ka zbardhur të tjera biseda nga dosja e Prokuroris...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka nxjerrë një mesazh në ...
CNA, ditë pas ditë po sjell zbardhje nga dosja e SPAK-...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga dosja hetimore e Prokur...
Blloku blu i Nestor Muhametllarit, i cili u gjet nga h...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrest...
A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kish...
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës pë...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Ç...
Drejtorët, të cilët punonin pranë institucioneve vartë...
Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bër...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme n...
Teksa sezoni veror po afrohet dhe temperaturat po rriten, ...
Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të Erion ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars...
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...
Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Polic...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...