Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore raportojnë forcimin e kërkesës për kredi dhe përmirësimin e rentabilitetit.
Banka Evropiane e Investimeve publikoi rezultatet më të fundit të Anketës së huadhënies bankare në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ), gjë që tregon se bankat presin të shohin rritje të kërkesës nga klientët për kredi në të gjitha kategoritë, ku kërkesa për kredi hipotekare pritet të ketë rritjen më të fortë dhe investimet e korporatave pritet të rimëkëmben pas një periudhe rritjeje të ngadaltë.
Shtrëngimi i ofertës së kredisë në fillim të vitit 2022, i shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, inflacioni dhe normat më të larta të interesit pritet të përfundojnë së shpejti me përmirësime të forta në të gjitha segmentet, veçanërisht për kreditë hipotekare dhe konsumatore. Bankat në rajon cituan një përmirësim të perspektivës së tregut dhe kushte më të mira financimi, si faktorë që kontribuojnë në lehtësimin e standardeve të kredisë, duke sinjalizuar gatishmërinë e shtuar të bankave për të dhënë kredi për klientët e tyre. Cilësia e kredisë në rajon po përmirësohet gjithashtu. Pas rënies në vitin 2023, shkalla e kredive me probleme parashikohet të vijojë të ulet në vende të ndryshme të EQLJ-së në vitin 2024.
"Perspektiva pozitive e reflektuar në Anketën e huadhënies bankare në EQLJ-së është një shenjë inkurajuese për zhvillimin ekonomik të rajonit," tha zëvendëspresidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris.
“Me forcimin e sektorit bankar, ne presim të shohim progres të vazhdueshëm në konvergjencën ekonomike të rajonit dhe rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e standardeve të jetesës në të gjithë Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.”
Normat më të forta të kapitalit do t'u ofrojnë bankave fleksibilitet më të madh për të mbështetur rritjen e kreditimit. Për më tepër, bankat thonë se rentabiliteti i tyre në rajonin e EQLJ-së në krahasim me operacionet e përgjithshme të grupit është përmirësuar, ku filialet kanë rezultuar mesatarisht më fitimprurëse se bankat e tyre mëmë. Kur u pyetën për strategjitë e tyre afatgjata, 58% e grupeve bankare ndërkufitare shprehën gatishmërinë e tyre për të zgjeruar në mënyrë selektive ose për të ruajtur të njëjtin nivel operacionesh në rajon. Ky është një përmirësim i dukshëm në krahasim me tri raundet e mëparshme të anketimit, ku kjo shifër ishte përkatësisht 50%, 45% dhe 30%.
“Anketa e huadhënies bankare në EQLJ nxjerr në pah një sektor bankar në rritje dhe me pritshmëri të shëndetshme të rritjes së kreditimit në të gjithë rajonin”, tha drejtoresha ekonomike e BEI-t, Debora Revoltella. “Pas një periudhe sfiduese, bankat po bëhen gjithnjë e më optimiste për perspektivën ekonomike dhe perspektivat e tyre të biznesit. Megjithatë, financat në rajon janë pothuajse ekskluzivisht të bazuara në banka, ndërsa transformimet strukturore dhe inovacioni kërkojnë burime më të larmishme financimi, si dhe tregje kapitale më të zhvilluara dhe më të integruara në BE.
Anketa tregon për një perspektivë pozitive për kreditimin në muajt në vijim, duke mbuluar 70 filiale vendase dhe banka vendase si dhe 12 grupe bankare ndërkombëtare. Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.
Një protestë është thirrur nga opozita paraditen e kës...
Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Spitali...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pa...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar ko...
Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e Spitali...
Ditën e nesërme pritet të zhvillohet protesta e radhës...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka...
Fatlinda Berisha Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për t...
Mjeku Edmond Gashi i Spitalit të Onkologjikut është nj...
Këtë të enjte u mbajt seanca për masat e sigurisë për ...
Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitr...
QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmur...
Deputeti Toni Gogu i ka treguar vendin deputetit Flamu...
Mjeku Edmond Gashi pas daljes nga Gjykata ku i është k...
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për mjekët dhe inf...
Debati për skandalin në spitalin e Onkologjikut është ...
Alketa Ymeri Pere, një nga mjeket me masë sigurie pas ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...