web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15-23% për profesionet e lira

27 Qershor 2024, 18:09, Aktualitet CNA
Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15-23% për profesionet e lira
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për tatimin e profesioneve të lira.

Vendimi u mor me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj.

Kjo e fundit tha se morma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit. Ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim, ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të tatohen 23%.

"Tatimi 15% ndaj kësaj kategorie filloi të zbatohej menjëherë pa u dhënë kohë të përshtateshin. Norma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit pasi vetë ligjvënësi e ka përjashtuar për kategoritë e tjera", tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ndër të tjera.

Në Kushtetuese u depozituan disa padi që kur ligji i miratuar në mars të vitit 2023 hyri në fuqi dhe një Vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi dhe listën e profesioneve që do të përfshiheshin në një tatim nga 15-23 % nga 1 janari 2024. Deputetët e opozitës dhe përfaqësues të grupimeve të profesionistëve të lirë që preken nga ky ligj, kontabilistët dhe avokatët pretenduan në seancë se ligji krijon pabarazi dhe diskriminim para ligjit për kategoritë e ndryshme që do të tatohen nga këto ndryshime dhe krijon pasiguri juridike për kategoritë e prekura.

Përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve të lirë që janë përfshirë në listën e qeverisë për të paguar tatimin e ri që në nisje të këtij viti argumentuan në seancë se ky tatim ishte një barrë e rëndë për ta, se ndiheshin të diskriminuar dhe të pabarabartë para ligjit.

Ata paralajmëruan se dëmi që mund të shkaktojë parapagimi i kësteve të këtij tatimi brenda vitit mund të çojë deri në kolapsimin e sistemit të profesionistëve të lirë./ CNA





Lajmet e fundit nga