Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Tre shkolla në bashkinë e Klosit i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte shumë më të mira për të gjithë nxënësit. Ndërhyrja për rikonstruksionin e këtyre shkollave është realizuar duke përmbushur të gjitha parametrat e efiçencës së energjisë.
Shkolla e Mesme e Bashkuar në Xibër të Klosit është një prej tyre, e cila u vizitua edhe nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila u njoh nga afër me të gjithë ndërhyrjen e realizuar.
Drejtori i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, Ani Hasa bëri të ditur detaje nga ky projekt me fokus reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe rritjen e konfortit termik. Pjesë e projektit është edhe vendosja e kaldajës për ngrohjen qendrore të godinës, si dhe vendosja e paneleve fotovoltaike.
“Në Klos janë tre shkollat e para në mënyrë direkte të Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Ky është projekti i parë pilot, por Agjencia për Efiçencën e Energjisë në mënyrë indirekte ka qenë edhe pjesë e fondacioneve të huaja, kryesisht dhe për zonën e Dibrës. Gjithashtu në fokus kemi pasur edhe godinat shumëfamiljare, rezidenciale, duke qenë se dhe ato kanë një konsum të konsiderueshëm të energjisë elektrike”, bëri të ditur Hasa.
Zëvendëskryeministrja Balluku e vendosi theksin tek përmirësimi i kushteve në institucionet arsimore, ndërsa duke u ndalua tek shkolla në Xibër tha se janë më shumë se 100 nxënës të cilët tashmë kanë kushte shumë të mira.
Balluku theksoi më tej se edhe me mbështetjen e partnerëve do të vijojë ndërhyrjet edhe në shkollat e tjera të vendit.
“Unë kam pasur një takim ditët e fundit me drejtoreshën rajonale të UNDP-së. Diçka që ata kanë nënvizuar dhe më kanë garantuar që do të vazhdojnë të na japin suport financiar me paketat e granteve është për pjesën e efiçencës së energjisë. Sigurisht duke pasur gjithmonë parimin që këto paketa duhet të shpenzohen në ndërtesa shtetërore, siç janë shkollat, kopshtet apo spitalet, që ne kemi ndërhyrë edhe në spitale, konvikte, siç është rasti i KFW-së për të gjitha konviktet që është duke bërë”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se “këto janë punë të mira që i gëzojnë fëmijët, që janë grupi për të cilin ne kemi një fokus të veçantë, dhe në këtë fillim viti shkollor këto janë lajme të shkëlqyera për prindërit të cilët ndihen tashmë që fëmijët i dërgojnë në shkolla me kushte të sigurta, por edhe më kushte optimale, siç është rasti i ndërtesave ku aplikohet eficenca e energjisë”.
Kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola e cilësoi si të domosdoshëm ndërhyrjen e realizuar në shkollën e Xibërit, për shkak të amortizimit të godinës./ CNA
Vodafone Albania ka inaguruar dyqanin më të ri te Piramida...
Nuk dua ta besoj që Berisha t’i pranojë të gjitha këto...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur pas s...
Me vendim të qeverisë është miratuar në parim, marrëve...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizdari k...
Misioni i saj në këtë jetë është të njoh krijuesin, me...
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Be...
Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisi...
Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisi...
2 marsi, data kur u themelua Kuvendi i Beslidhjes së L...
Rreth një orë e gjysmë zgjati protesta e mbështetësve ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, numëroi ...
Ditën e sotme para Prokurorisë së Posaçme janë mbledhur me...
Qindra qytetarë janë mbledhur para SPAK-ut, në mbështetje ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mohoi ak...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërr...
Qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur ...
Në samitin e parë ndërkombëtar për gratë afgane, minis...
Këtë të mërkurë është mbajtur në Tiranë samiti i parë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...