Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Misioni i saj në këtë jetë është të njoh krijuesin, me këto fjalë prezantohet Ana Baba që prej 22-vitesh i shërben kishës orthodhokse.
Sipas saj një orthodhoks i vërtetë është ai që lutet pa pushim.
Mëngjesi i saj si një besimtare nis duke falënderuar, kërkuar dhe lavdëruar krijuesin për bekimin e ditës.
Me një kryq modest të varur në qafë dhe pa kurrfarë simbolike tjetër, Ana tregon se sot ajo punon në administratën e kishës orthodhokse ku jep mësim për brezin e ri.
Për Anën, dëshira për t’u përkushtuar ndaj Zotit nuk lindi nga hiçi.
E lindur në vitin 1976 në Sheqishtë të Fierit një fshat i rrethuar nga kishat u mësua ta adhuronte zotin që në moshë të vogël.
Babai i saj me origjinë nga Korça i rrënjosi në zemër besimin orthodhoks.
Ajo tregon se gjatë fëmijërisë shpesh luteshin dhe ndiznin qirinj edhe pa e ditur mirë kuptimin e fesë.
“E dija se ishim familje orthodhokse, por nuk e njihja shumë mirë besimin.”
Ana të habit kur thotë që fatkeqësisht nuk e ka jetuar '97 pasi ju dha mundësia të largohej në Greqi.
“Në '97-ën fatkeqësisht nuk kam qenë në Shqipëri. Them fatkeqësisht sepse nga një anë do doja ta kisha jetuar atë sfidë që kaloi populli ynë. Mua m'u dha mundësia që të shkoja në Greqi. Atje studiova muzikë, pasi kisha shumë dëshirë këngët që këndojmë ne në kishën orthodhokse.”
Ndonëse e thotë më krenari që familja e saj është orthodhokse nga ana tjetër 48-vjeçarja tregon se nuk e praktikonin dhe nuk e ushtronin fenë e tyre.
E ardhur në jetë nga dy punëtorë të ndershëm ajo dhe 6 fëmijë e tjerë të familjes Baba u rritën me frikën e të përmendurit fjalën zot jashtë mureve të shtëpisë.
Ana nuk është e vetmja anëtare e familjes që i ka dedikuar jetën zotit. Vëllai i saj fëmija i 3-të i familjes ishte i pari që solli frymën e të praktikuarit të fesë orthodhokse në këtë familje.
Pasi kishte mbaruar shkollën për agronomi vëllai i saj studioj teologjinë orthodhokse në Durrës.
Sot tregon me doza humori se kur ka dëgjuar për herë të parë lutjen “Ati ynë që je në qiell” i vinte habi dhe e quante shkrimin e shenjtë poezi që çuditërisht i ka shpëtuar pa lexuar.
Fillimisht ishin tregimet e vëllait të saj që e shtyn Anën drejt besimit dhe përkushtimit.
Nga mosdija ajo ishte gjithmonë në kërkim të vetes dhe motivit për të jetuar.
Ndaj përveç vëllait Ana gjithashtu në vitin 1999 vendos të studiojë teologjinë orthodhokse.
Këto studime i kreu në një periudhë 3-vjeçare ku u thellua në lutje dhe mësoi për fenë orthodhokse.
“Kam studiuar me zell shumë të madh, doja të mësoja sa më shumë, ndonjëherë nuk më mjaftonte. Isha gjithmonë duke kërkuar që të njoh krijuesin misioni im në këtë jetë është të jetoj për të njohur zotin. Qëllimi im që shpresoj ta arrij është ta njoh. Kam arritur shumë gjëra në jetë që i kam shijuar shumë por gjëja që dëshiroj më shumë është të njihem me zotin.”
Fazat jetësore si arsimimi, punësimi, martesa për Anën janë asgjë nëse para tyre nuk qëndron besimi.
“Kur të kalosh nga dera e kësaj bote në derën e botës tjetër do takohesh me krijuesin. Nëse ti nuk ke arritur ta njohësh gjatë jetës tënde nuk do të arrish dot ta njohësh as atje. Kisha të mëson se kjo jetë nuk është kaq sa duket. Do sfidohesh në jetë, do jesh gjithë kohës duke bërë shkollë, duke punuar do sakrifikosh për ndërtimin e një familje të shëndetshme. Të gjitha këto kanë vetëm një qëllim në fund, ndaj nuk mund të “ngopesh” duke njohur Krishtin”.
Sipas Anës ne jetojmë në një botë ku ka humbur motivi për të jetuar. Ajo ndihet e ofenduar dhe e rrethuar me njerëz mëkatar kur kujton lojërat olimpike ku në qendër të botës fyhet figura e Krishtit.
Këtë botë e bëjnë më të mirë njerëzit besimtarë këmbëngul ajo nëse je besimtar mëson të duash, duke ditur si të duash nuk mund të bësh keq.
“Dua që një nga djemtë e mi të bëhet prift”- është ky amaneti i fundit që babai i saj la kur ndërroi jetë.
Fjali më se e mjaftueshme për të kuptuar besimin e madh që kjo familje kultivon në zemrat e tyre.
Edhe pse vet ka zgjedhur të mos martohet Ana shprehet se kriteri i parë që do të shikonte tek partneri i saj është besimi.
“Në dashuri nuk bie për një çast, pika kryesore është të shikosh nëse ti dhe partneri ecni në të njëjtën rrugë pasi nëse parimet janë të ndryshme rruga drejt lumturisë është e vështirë. Njeriu do të sfidohet në këtë jetë me pasuri, me jetë jashtë shtetit, me luks por kurrë nuk duhet bërë kompromis me gjërat që ti i ke esenciale në jetë. Janë disa gjëra që ti mund ti tolerosh por parimet asnjëherë.”
Prej 22-vitesh Ana shpesh është ndier e paragjykuar pasi njerëzit e quajnë introverte duke qenë se ajo i kushton më shumë rëndësi botës së brendshme dhe zotit.
Ana pohon se kurrë nuk e ka frekuentuar jetën e natës por nga ana tjetër thotë që kisha nuk të ndalon të bësh asgjë. Të lë të lirë, është njeriu ai që zgjedh nëse do ti ndjekë parimet apo jo.
Ana Baba nuk kishte thirrje, vegime apo mesazhe nëpër ëndrra ajo shprehet se përgjigjet ekzistenciale i gjeti tek feja orthodhokse ndaj nuk rreshti kurrë së besuari dhe praktikuari.
“Unë nuk i besoj shumë lehtë, edhe sikur të me dilte në ëndërr zor se do e besoja pa e faktuar siç dua unë”.
Kur flet për manastirin i shndrisin sytë mendon se është jeta ideale për një besimtare, ti kushtohesh lutjes, leximit dhe shërbimit. Sa më shumë pyetje të kesh aq më mirë është sepse kur kërkon gjen dhe qartësohesh shprehet 48-vjeçarja Ana Baba.
Ajo ka punuar shumë më të rinjtë në kampet orthodhokse në qytetin e Elbasanit dhe shprehet se shpesh familjet i ndalonin fëmijët e tyre të kishin kontakt me fenë.
“Perëndia e ndryshon shumë njeriun, ne duhet të ndryshojmë konceptin që kemi për besimin ne jemi popull që jemi mësuar ta ushtrojmë diçka nga frika por besimi nuk është frikë është dashuri”.
Feja i hapi rrugë të reja dhe e shtyu të rritej edhe profesionalisht. Para 12 vitesh në vitin 2012 Ana nisi paralelisht me shërbimin në kishë edhe shkollën e lartë për “Gjuhë letërsi”.
“Zoti më ka udhëhequr ndaj ndihem shumë e plotësuar unë nuk studiova teologjinë për ti shërbyer kishës, e bëra sepse doja të dija kush është zoti, doja të njihesha me krijuesin tim, unë nuk lodhem kurrë së lexuari dhe studiuari. Gjuhë letërsinë dhe masterin për mësuesi e bëra sepse dua të perfeksionohem".
Ana e sheh fenë si përgjigjen e çdo pyetje dhe shoshitjen e çdo brenge shpirtërore.
“Asnjëri nuk ka ardhur vetë në këtë botë, çdo njeri e solli Zoti. Krijuesi ka vend në zemrën tonë. Misioni ynë është ta gjejmë atë hapësirën e atëherë mozaiku i jetës tonë do të plotësohet.”
Prej 22 vitesh duke jetuar dhe praktikuar besimin Ana shprehet se e njeh fenë orthodhokse vetëm 30% dhe habitet se si disa njerëz jetojnë pa besimin në zemër.
Ana do ti tregoj botës për vlerat që sjell besimi, vlera antropologjike që nuk i sjell as politika as shkenca ndaj njeriu duhet të mësoj të jetë njeri sipas saj.
Horizonti i saj nuk ndalet vetëm tek librat e kishës, Ana të flet edhe për filozofin e letërsinë të cilat e ndihmuan atë t'u japë përgjigjet e “Pse-ve” që i lindin çdo njeriu.
Ajo e mbështet besimin e saj tek Dostojevski (Fyodor Dostoevsky) kur citon se po të heqësh besimin çdo gjë është e lejuar dhe njeriu nuk ka më kufij apo tek Aristoteli kur thotë që njeriu pa zot bëhet jo kafshë por bishë.
Me këtë fjalë Ana përpiqet të të hapë sytë dhe të të qartësojë për rëndësinë e besimit dhe vlerave që sjell ai.
“Njeriu është krijesa më e bukur që zoti ka krijuar asnjë krijesë tjetër ai nuk e veshi me liri dhe me arsyeje siç bëri me njeriun. Njerëzit sot kënaqen me krijesa si qeni apo macja por imagjino sa do të kënaqeshim ne më njëri-tjetrin po të mos largohemi nga Zoti”.
Luftërat mes njerëzve Ana i shikon si një largim i madh nga krijuesi dhe shpesh në emër të modernitetit vlera parësore të njeriut humbasin.
Një njeri si Ana Baba është pasqyrë e kërkimit të së vërtetës. Gjetja e vërtetësi në besimin orthodhoks nuk e bën atë të pavdekshme por ndryshe nga shumë njerëz ajo është e qartë se për çfarë lindi dhe erdhi në këtë botë.
Misioni i saj është të njoh krijuesin e saj dhe t'i kushtojë atij jetën, gjë që sipas saj nuk ka sprovë dhe asnjeri që mund ta pengojë.
“Kur e shikon botën siç e shikon Krishti ajo është shumë e bukur"./ CNA
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Be...
Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisi...
Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisi...
2 marsi, data kur u themelua Kuvendi i Beslidhjes së L...
Rreth një orë e gjysmë zgjati protesta e mbështetësve ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, numëroi ...
Ditën e sotme para Prokurorisë së Posaçme janë mbledhur me...
Qindra qytetarë janë mbledhur para SPAK-ut, në mbështetje ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mohoi ak...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërr...
Qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur ...
Në samitin e parë ndërkombëtar për gratë afgane, minis...
Këtë të mërkurë është mbajtur në Tiranë samiti i parë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për aferat dhe abuzime...
Pas Sekretarit të Përgjitshëm të PD-së, Flamur Noka ed...
Një incident ka ndodhur në avionin e linjës Air Albania, q...
Avokati i kreut të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka ...
Sonte po luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...