E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mohoi akuzat e ngritura nga SPAK-u ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”.
Berisha tha se për këtë dosje nuk ka çështje penale dhe janë falsifikuar dokumente.
Ai deklaroi se akuza që po ngrihet ndaj tij është politike, ashtu si masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Pjesë nga deklarata:
Nga ky hetim që zgjati sa një lufte botërore REZULTON SE:
Në dosjen e klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale; mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.
Sali Berisha u vu nën arrest me kallëzimin e rreme të Taulant Ballës se toka në territorin e klubit Partizani nuk u takonte pronarëve mbasi ishte shpronësuar nga autoritetet italiane. Prokurorët e dinin që ky ishte mashtrim sepse Fletoret Zyrtare të vitit 1942-1943 faktojnë qartë se ajo tokë nuk është shpronësuar kurrë, por ishte vendosur nën rekuizim për 6 muaj.
Nga dhjetëra zyrtarë që kanë firmosur dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit te pronarët legjitimë të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe para blerjes prej tyre të objekteve të klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit.
Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve.
Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka kërkuar apo ka bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani.
Në vitet 2006-2013 nuk ka asnjë ligj apo VKM nominative të miratuar në lidhje me pronësinë dhe privatizimin. Të gjithë ligjet dhe VKM janë miratuar për të gjithë popullsinë dhe prej tyre pa asnjë diskriminim kanë përfituar nga procesi i njohjes, rikthimit dhe parablerjes së objekteve nga ish-pronarët legjitimë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Ndër këta pronarë të ligjshëm, dhëndri im, Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 metër katrorë tokë te klubi Partizani të trashëguar nga familjarë të tij, ndër ta edhe të pushkatuar nga regjimi komunist.
Ky qëndrim ligjor dhe kushtetues i qeverisë së Partisë Demokratike është krejtësisht i kundërt nga qëndrimi i Edi Ramës, i cili me vendim të personalizuar VKM nr. 183 i dha të vëllait, Olsi Rama, 37,000 m2 duke ua marrë në kundërshtim me ligjin pronarëve legjitimë; apo që përmes 4 VKM të personalizuara i dha me 1 euro gazetarit të tij Karlo Bolino, 4500 m2 nga e cila 1500 m2 familja Begeja pronarë të tjerë fisnikë ia kishin lënë komunitetit për ndërtimin e një shkolle të mesme.
Së fundmi rezulton se me manipulime dhe mashtrime Edi Rama ka marrë në Kanionin e Gjipesë 224,000 m2 tokë, me emrin e nënës dhe familjarëve të tij, nënës së tij, pa pasur asnjë dokument zyrtar kadastral apo shpronësimi nga ndonjë qeveri.
Zhvillimi i pronës private të rikthyer pesë familjeve të truallit të klubit Partizani është kryer nga 3 trashëgimtarë të tyre, sipas vullnetit të tyre dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.
Të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
Asnjëri nga këta 3 partnerë privatë nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës dhe asnjë dëm nuk i është shkaktuar shtetit.
Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ai ka nisur procesin e privatizimit të klubit Partizani dhe ka ka ndryshuar destinacionin.
Ndërkohe dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv në truall ndërtimi është bërë nga Edi Rama.
Në rastin e ndërrimit të destinacionit të klubit Partizani ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e te Kryeministri i vendit, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro SPAK-prokuroria private e Edi Ramës në vend që të hetojë, akuzojë apo arrestojë Edi Ramën që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar. Ata kanë arrestuar një drejtor bashkie që ka bërë propozimin për dhënien e bonusit!
Sot unë po shkoj të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal, akuzën pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.
Në katër raportimet dymujore të SPAK-ut në gjykatë nuk ka dalë asnjë provë dhe nuk është përmendur as si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest. Në këto raportime, që përbëjnë akte zyrtare, kanë dalë manipulime flagrante nga prokurorët politikë Dumani, Kraja, e Millonai.
Ky vendim pa asnjë bazë ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë dhe izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit si deputet dhe lider opozite prej gati 1 viti, është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit të tij, duke shndërruar krimin politik në votë dhe votën në krim.
Ky vendim është gjithashtu një dëshmi e qëndrimeve të Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati i tij Kristaq Rama – ish-zëvendësi i Nexhmije Hoxhës-që në gusht të vitit 1988 firmosi varjen publike në litar të kundërshtarit politik, poetit disident Havzi Nela.
Sot gjithashtu unë dua të informoj shqiptarët se ky vendim vjen pasi Edi Rama dhe prokurorët mercenarë të SPAK-ut dështuan me turp, pasi tentuan në mënyrë të përsëritur të blejnë heshtjen time dhe të Partisë Demokratike, për lidhjet e tyre me bandat, krimin, drogën dhe për larjen e parave.
Këtu para jush, ju deklaroj shqiptarëve se Sali Berisha është sot më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama, mafia e tij shtetërore shqiptare dhe mafia ndërkombëtare./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërr...
Qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur ...
Në samitin e parë ndërkombëtar për gratë afgane, minis...
Këtë të mërkurë është mbajtur në Tiranë samiti i parë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për aferat dhe abuzime...
Pas Sekretarit të Përgjitshëm të PD-së, Flamur Noka ed...
Një incident ka ndodhur në avionin e linjës Air Albania, q...
Avokati i kreut të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka ...
Sonte po luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjis...
Me nisjen e vitit të ri shkollor në Vlorë kanë nisur d...
Themeluesi i lëvizjes "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve...
Kreu i grupit të socialistëve, Niko Peleshi ka humbur ...
Fredi Beleri u lirua nga burgu të hënën e 2 shtatorit ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka rikujtuar n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë Forumit ...
CNA raportoi rastin e kërcënimit të gazetarit holandez Vin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...