Vota e emigrantëve/ Dule, thirrje minoritetit grek për regjistrim
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, doli në një deklaratë për medi...

Takim historik i Atit të Shenjtë Papa Françesku me Kryegjyshin Botëror Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmon Brahimaj.
Sot paradite në një audiencë në Pallatin Apostolik në Vatikan, Papa priti Kryegjyshin Botëror Baba Mondi, së bashku me delegacionin.
Pasi uroi me përzemërsi mirëseardhjen e tij, Papa mes tjerash tha se "sa herë që liderët fetarë takohen, bashkohen, në frymën e respektit të ndërsjellë, dhe angazhohen përmes dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit, ripërtërihet e konfirmohet shpresa jonë për një botë më të mirë e më të drejtë", për çka ka kaq shumë nevojë koha jonë".
Papa më tej kujtoi "marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës katolike dhe komunitetit Bektashi, si pasuri për të gjithë ne. Dhe kam besimin se këto lidhje do të forcohen gjithnjë e më shumë në shërbim të vëllazërimit e të bashkëjetesës paqësore".
Papa theksoi edhe disa nga momentet e rëndësishme që kanë karakterizuar marrëdhëniet ndërmjet komunitetit Bektashi me Kishën Katolike. Këtu Papa nënvizoi se "marrëdhëniet vëllazërore që shërbejnë si urë që ndërton pajtim dhe jo grindje, paqe e jo ndarje fetare, si brenda vendit por edhe në marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit. Me këtë mënyrë nderohet e ardhmja e shoqërisë njerëzore.
Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e tij duke falënderuar për pritjen e ngrohtë, propozoi që të nënshkruaj së bashku me Atin e Shenjtë Françesku dokumentin mbi vëllazërimin njerëzor të Abu Dabit. Çka Papa e vlerësoi dhe pranoi me shumë dashuri, duke kujtuar rolin që ka luajtur komuniteti Bektashi në histori dhe në marrëdhëniet me komunitetet e tjera fetare.
Në këtë kontekst, Kryegjyshi e informoi Papën për nismën e kryeministrit të Shqipërisë Rama për krijimin e Shtetit të Ri Sovran Bektashi, i cili do të jetë një shtet i moderuar islam, brenda shoqërisë perëndimore. 'Kjo është një nismë e bukur të cilën unë e bekoj', tha Papa.
Në shenjë mirënjohjeje e devocionit të thellë, Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e tij Baba Edmond Brahimaj i dhuroi Papës shallin e gjelbër, simbol të Bektashizmit.
Takimi u mbyll me një përqafim vëllazëror, në vazhdë të të cilit u shkëmbyen dhuratat.
Vizita e Kryegjyshit Botëror vazhdoi me takime në Dikasterin e Vatikanit për dialogun ndër fetar dhe me një vizitë vëllazërore në Radio Vatikan.
I dashur vëlla Haxhi Baba Edmond Brahimaj,
Shkëlqesi,
te dashur miq,
Unë e mirëpres përzemërsisht këtë delegacion të shquar nga Shqipëria dhe në veçanti nga Komuniteti Bektashi dhe falënderoj Dikasterin për Dialogun Ndërfetar që bëri të mundur këtë takim.
Sa herë që liderët fetarë bashkohen në frymën e vlerësimit të ndërsjellë dhe angazhohen për një kulturë takimi, përmes dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, shpresa jonë për një botë më të mirë dhe më të drejtë ripërtërihet dhe konfirmohet. Sa shumë ka nevojë koha jonë për një shpresë të tillë!
Marrëdhëniet miqësore mes Kishës Katolike, Shqipërisë dhe Komunitetit Bektashi janë të mira për të gjithë ne dhe kam besimin se këto lidhje do të forcohen gjithnjë e më shumë në shërbim të vëllazërisë dhe bashkëjetesës paqësore mes popujve.
Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur të hedhim poshtë logjikën e dhunës dhe mosmarrëveshjes, të përqafojmë atë të takimit, miqësisë dhe bashkëpunimit në kërkim të së mirës së përbashkët.
Në fakt, bindjet tona fetare na ndihmojnë të përqafojmë më qartë këto vlera themelore, specifike për njerëzimin tonë të përbashkët, "duke lejuar zërat e ndryshëm së bashku të formojnë një këngë fisnike dhe harmonike" (Letra Enciklike Fratelli tutti, 283).
Në këtë drejtim, mendoj me mirënjohje për momentet e shumta të takimeve vëllazërore që kanë ndodhur mes komunitetit bektashi dhe kishës katolike, si Lutja për Paqe në Ballkan në vitin 1993 dhe Dita Botërore e Lutjes për Paqe në Asizi në 2011.
Përurimi i tempullit të Bektashinjve në Tiranë në vitin 2015 ishte një moment veçanërisht i frytshëm afrimi dhe miqësie. Jam i bindur se Komuniteti Bektashi, së bashku me myslimanët, të krishterët dhe të gjithë besimtarët e tjerë të pranishëm në Shqipëri, mund të shërbejë si një urë pajtimi dhe pasurimi reciprok jo vetëm brenda vendit tuaj, por edhe midis Lindjes dhe Perëndimit.
Pavarësisht sfidave të së tashmes, dialogu ndërfetar ka një rol unik në ndërtimin e një të ardhmeje të pajtimit, drejtësisë dhe paqes që njerëzit e botës, e veçanërisht të rinjtë, e dëshirojnë me zjarr.
Të dashur miq, ju siguroj për lutjet dhe bekimin tim për punën tuaj të rëndësishme dhe për të gjithë popullin e dashur shqiptar. Dhe ju lutem gjithashtu të luteni për mua. faleminderit.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, doli në një deklaratë për medi...
U hap sot kantieri i parkimit pranë Qendrës Spitalore Univ...
Rruga nacionale në Bunec, që mundëson lëvizjen drejt H...
Papa Françesku ka pritur sot në një takim historik Kry...
SPAK njoftoi se ka pezulluar nga detyra kreun e Prokuroris...
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se pas përmirësimi...
Papa Françesku ka zhvilluar një takim historik me Krye...
Gati 9 muaj pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amer...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në emisionin e kësaj të mërkurë emisioni “Plug” ka sjellë ...
Barometri në Euronews Albania ka realizuar një sondazh në ...
Sipas të dhënave të Barometrit për regjistrimin e votuesve...
Sipas KQZ, deri në orën 11:00 të datës 15 Janar 2025 kanë ...
GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryetaren e Bas...
Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur të miratojë...
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Mallte...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) k...
Siç është mirëdokumentuar, konflikti që nisi Armenia n...
Kryegjyshi Botëror Bektashian, shenjtëria e tij Haxhi Dede...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...