Shtypi i ditës, e enjte, 16 janar 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...

Gati 9 muaj pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për realizimin e një projekti turistik në ishullin e Sazanit, në fund të dhjetorit, 21 ditë para rikthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Shqipëri, Komiteti i investimeve strategjike, i dha atij statusin e investitorit strategjik, përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC.
Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake. Por me një dekret të firmosur në fillim të muajit dhjetor, nga Presidenti Bajram Begaj, struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, e cila duket se përkon me zonën ku synohet të realizohet projekti, është nxjerrë jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura.
Sipas vendimit, vlera e investimit parashikohet të jetë 1.4 miliard euro. Projekti, i cili parashikon “marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike dhe zona shplodhëse me shërbime në funksion të tyre” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Sipas një interviste që zoti Kushner pati dhënë në mars të vitit të kaluar për Bloomberg-un, synimi ishte ndërtimi i një eko-resorti luksoz të markës Aman. Ai deklaroi në atë kohë se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.
Kompanisë së zotit Kushner, i është statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”. Por sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.
Nga ana tjetër vetë kompania ka kërkuar bashkëpjesmarrjen e shtetit, e cila sipas vendimit “do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e pales shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane”. Kompania ASDC, u krijua dy vjet më parë, si përfaqësuese e Shtetit shqiptar, në projektin tjetër në zonën e Durrësit, ku është parashikuar investimi nga sipërmarrësi Mohamed El Alabbar.
Statusi i investitorit strategjik parashikon një sërë masash favorizuese, që nga kryerja me prioritet e procedurave, te mbështetja që autoritetet japin në lidhje me lejet, licencat dhe autorizimet e nevojshme për realizimin e projektit, apo dhe vënia në dispozicion e sipërfaqes ku do të realizohet investimi dhe ndërhyrjet për ta bërë atë të përshtatshme për realizimin e ndërtimeve të parashikuara.
Nuk ka një afat se kur pritet të realizohet projekti, i parashikuar në 3 faza. Për momentin, kompania e zotit Kushner do të duhet të dorëzojë një seri dokumentash të listuara në vendim, “brenda 60 ditëve pune, nga njoftimi i këtij vendimi nga Sekretariati Teknik”.
Në mars të vitit të kaluar, kur bëri publike idenë e tij për projektin në Sazan, zoti Kushner shpjegoi se ajo kishte lindur duke hulumtuar me miqtë e tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, dhe si ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë.
Zoti Kushner foli dhe për një projekt të dytë në Shqipëri, në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Por për këtë rast nuk ka të dhëna nëse ka avancuar më tej.
Autoritetet shqiptare e mirëpritën në atë kohë synimin e zotit Kushner për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Rama në atë kohë foli për një “ofertë fantastike” e cila sipas tij do e kthente ishullin e Sazanit në “një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”.
Dhëndri i presidentit të zgjedhur Trump, synon të realizojë një projekt dhe në Beograd, për transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së atëhershme.
Zoti Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg-ut, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania pati mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite./VOA
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në emisionin e kësaj të mërkurë emisioni “Plug” ka sjellë ...
Barometri në Euronews Albania ka realizuar një sondazh në ...
Sipas të dhënave të Barometrit për regjistrimin e votuesve...
Sipas KQZ, deri në orën 11:00 të datës 15 Janar 2025 kanë ...
GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryetaren e Bas...
Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur të miratojë...
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Mallte...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) k...
Siç është mirëdokumentuar, konflikti që nisi Armenia n...
Kryegjyshi Botëror Bektashian, shenjtëria e tij Haxhi Dede...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që mbahet nën mas...
Në përvjetorin e 48-të, Rama ka zgjedhur t’i dhurojë n...
Këtë të mërkurë, 15 janar 2025, po ju njohim me disa p...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoft...
Sipas sondazhit të Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI)...
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar ...
Komiteti i Emergjencave Civile u mblodh këtë të martë në P...
Ditën e sotme në dëshminë e tij para prokurorëve, i pendua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...