SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilajn.
Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balilaj është dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj shërbim prove.
Balilaj akuzohet për veprën penale “Shkeljae barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ?ështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Balilaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
Heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Anisa Petani, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Anisa Petani, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Anisa Petani, me një dënim të vetëm 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Anisa Petani, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Anisa Petani, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Heqjen e së drejtës së të pandehurës Anisa Petani për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Enirjada Rizaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Enirjada Rizaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Enirjada Rizaj, me një dënim të vetëm 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Enirjada Rizaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Enirjada Rizaj, dhe vënien e saj në provë për një
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Heqjen e së drejtës së të pandehurës Enirjada Rizaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, me një dënim të vetëm 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Beqiraj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Beqiraj, dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Heqjen e së drejtës së të pandehurit Shkëlqim Beqiraj për të ushtruar funksione publike per një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi solidarisht me bashkëtëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim penal, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi, në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi./ CNA
Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur të miratojë...
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Mallte...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) k...
Siç është mirëdokumentuar, konflikti që nisi Armenia n...
Kryegjyshi Botëror Bektashian, shenjtëria e tij Haxhi Dede...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që mbahet nën mas...
Në përvjetorin e 48-të, Rama ka zgjedhur t’i dhurojë n...
Këtë të mërkurë, 15 janar 2025, po ju njohim me disa p...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoft...
Sipas sondazhit të Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI)...
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar ...
Komiteti i Emergjencave Civile u mblodh këtë të martë në P...
Ditën e sotme në dëshminë e tij para prokurorëve, i pendua...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është para...
Emigrantët mund të pajisen me dokumente biometrike deri në...
Bllokohet aksi nacional Ura e Dragotit-Këlcyrë. Një masiv...
Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit socialist Alq...
Ministria e Arsimit dhe e Sportit publikoi ditën e ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacion mbi sit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...