web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arian Galdini sfidon “Top Channel”/ Ja përse u hodh baltë mbi mua në “Fiks Fare”

3 Janar 2023, 22:49, Aktualitet CNA
Arian Galdini sfidon “Top Channel”/ Ja përse u hodh baltë
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini

Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e emisionit të “Top Channel”, “Fiks Fare”, për mostranparencë të fondeve të dhuruara nga emigrantët.

Në një deklaratë për mediat, Galdini ka sqaruar edhe njëherë akuzat e ngritura në këtë emision nga ish-anëtarët e LRE-së, që përmendeshin në “Fiks Fare”.

Ai thotë se “Top Channel” nuk i ka dhënë mundësi të përgjigjet, ndaj e sfidon publikisht që ta thërrasë për të folur në lidhje me këtë denoncim.

“Rast unik. Bëjnë kronika e hedhin baltë, por nuk më japin mundësi të përgjigjem. Përshembull, e sfidoj “Top Channel” dhe “Fiks Fare” që të më thërrasin tu jap përgjigjen time…

I sfidoj dhe i ftoj publikisht që të më thërrasin e tu jap përgjigjen time. Tek e fundit e kanë edhe detyrim profesional edhe detyrim moral. Unë jam i gatshëm tu përgjigjem në çdo kohë e në çdo çast e rast…”, shkruan ai ndër të tjera.

Gjithashtu, kreu i LRE-së thekson se ish-anëtarët që pretendojnë se nuk është bërë transparencë, nuk i kanë bërë asnjë kërkesë për transparencë.

Deklarata e plotë:

Manual i thjeshtë për të kuptuar Arian Galdinin apo arsyet e baltës që u hodh mbi të në Fiks Fare dhe Top Channel!

1. Arian Galdini krejt i vetëm ka nisur një ide. Nga ideja ka nisur një komunikim. Nga komunikimi ka nisur një nismë. E nga nisma ka ndërtuar një Komunitet Real.

Gjithçka e ka nisur vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku. Gjithçka e ka vazhduar dhe zhvilluar vetëm me 1 celular e faqe facebooku.

2. Arian Galdini është i vetmi aktivist politik në historinë politike dhe mediatike e publike të 32 viteve pluralizëm politik, që injorohet, shpërfillet, pengohet, ndalohet, izolohet, çensurohet, baltoset, përqeshet, sulmohet nga mediat shqiptare.

Mediat shqiptare e bëjnë lajm dhe e njohin Arian Galdinin vetëm për ta sulmuar e për t’i hedhur baltë dhe akuza.

Madje është rast unik, sepse mediat i hedhin baltë dhe akuza Arian Galdinit por nuk i japin mundësi as të përgjigjet…

Rast unik.

Bëjnë kronika e hedhin baltë, por nuk më japin mundësi të përgjigjem.

Psh, e sfidoj Top Channel dhe Fiks Fare që të më thërrasin tu jap përgjigjen time…

I sfidoj dhe i ftoj publikisht që të më thërrasin e tu jap përgjigjen time.

Tek e fundit e kanë edhe detyrim profesional edhe detyrim moral.

Unë jam i gatshëm tu përgjigjem në çdo kohë e në çdo çast e rast….

Kaq kam në dorë unë, tu kërkoj publikisht Fiks Fare dhe Top Channel që të më japin mundësinë dhe hapësirën tu përgjigjem baltës, llumit dhe denigrimit që ata bënë mbi mua në fundvitin 2022…

Përndryshe po ju shpjegoj:

A) 7 personat që dolën në Fiks Fare, u lejuan të shprehin akuza, sharje, fyerje, opinione denigruese kundër meje, kur ata vetë pretendonin se kauza e tyre ishte transparenca.

Por si kërkohet Transaprenca????

A e dinë 7 personat se si kërkohet Transparenca????

Ku kërkohet transparenca????

Në facebook??? Në messenger??? Në Fiks Fare????

Çfarë lidhja ka kauza e Transparencës me akuzat, sharjet, baltën, denigrimin????

Psh, nëse kauza e tyre dhe e Fiks Fare është Transparenca, akuza maksimale që mund të bëhet është Mungesa e Transparencës…

Por edhe kjo akuzë do kujdes për tu bërë sepse Mungesa e Transparencës ku e ndaj kujt dhe si?????

Nëse është Mungesë Transparence brenda LRE, Fiks Fare dhe 7 akuzatorët duhet të kuptonin se sqaronin se Transparenca brenda LRE kërkohet e jepet zyrtarisht brenda LRE…

Kërkohet me shkresë nga çdo anëtar e i jepet përgjigja sipas proçedurave përkatëse….

Cili prej këtyre 7 anëtarëve ka bërë një copë shkresë apo kërkesë zyrtare për transparencë????

Cili????

Ku e kanë përgjigjen refuzuese ndaj Transparencës????

Transparenca nuk kërkohet në Grup.

Transparenca kërkohet individualisht, ku secili deklaron identitetin e tij dhe shumën që pretendon se ka dhënë apo kontribuar, e pa akuza, pa sharje, pa fyerje, me etikë të plotë kërkon të dijë çka ndodhur me paratë e tij…

Kur i pyeti Fiks Fare këta 7 persona për identitetin dhe shumat e tyre individuale që pretendojnë se ka dhënë secili prej tyre dhe për kërkesat individuale për Transparencë dhe për refuzimin e pretenduar prej tyre se u është bërë nga Arian Galdini për Transparencë?????

Ku? Kur dhe Si e kanë kërkuar Transparencën ata???

Ku? Kur dhe si u është refuzuar Transparenca nga Arian Galdini????

A kërkohet Transparenca në facebook, messenger apo në Fiks Fare????

Ku e ka parë këtë Fiks Fare????

A kërkohet Transparenca me akuza, sharje, fyerje e baltë????

Kauza e Transparencës nuk ka asnjë lidhje me akuzat për vjedhje e mashtrim….

Kush kërkon Transparencë nuk akuzon kurrë dikë për vjedhje e mashtrim…

Maksimumi i akuzës që mund të bëhet, është për Mungesë Transparence…

Por edhe kjo akuzë do prova e kujdes…

Ç’lidhje ka Fiks Fare me akuzat për Mashtrim e Vjedhje, që i emeton dhe lejon në transmetimin e vetë, kur pretendimi i 7 personave është për Mungesë Transparence, por që fjalët e tyre janë sharje, baltë, llum dhe opinione denigruese ndaj Arian Galdinit…

E meqë po flasim për Transparencë, ç’lidhje kanë me LRE, 3 nga 7 personat e vetëdeklaruar dhe transmetuar në Fiks Fare, kur ata të 3 kanë mbi 1 vit që janë anëtarë dhe aktivistë të një Entiteti tjetër Politik apo Civil apo Virtual?????

Nga 7 persona, 3 nuk kanë asnjë lidhje me LRE, por janë aktivistë të një Entiteti tjetër…

Si mundet Fiks Fare tu japë atyre hapësirë e ti përfshijë në kronikën e vetë, e të pretendojë Fiksi se ky është Investigim?????

Nëse 3 persona i përkasin një Entiteti tjetër politik, civil apo virtual, atëherë sulmi i tyre është “Sulm” i pastër baltosjeje….

Ata nuk kanë më asnjë lidhje me LRE e nuk kanë asnjë të drejtë mbi e për LRE…

Shkojmë më tutje.

Kauza është Transparenca apo Baltosja????

Mbeten 4 persona.

A i ka pyetur Fiks Fare këta 4 persona për lidhjet e tyre me LRE????

Kush janë këta të 4 që mbeten???

Çfarë lidhje kanë me LRE????

Sa prej tyre kanë kërkuar Transparencë???

Kur e kanë kërkuar dhe ku e kanë kërkuar????

Sa pretendon secili prej këtyre 4 personave se kanë dhënë para apo kontribute cash apo me fatura në 3 vite për LRE?????

Ky duhej të ishte e ky duhet të jetë investigimi….

Secili prej 4 personave prezantohet me emër dhe mbiemër dhe deklaron shumën individuale që ka dhënë ai vetë apo pretendon se ka dhënë ai vetë në 3 vite për LRE.

Por kujdes.

Kush kërkon Transparencë, nuk kalon në akuza e baltë.

Kush kërkon Transparencë ose merr Transparencë ose nuk merr Transparencë.

Dhe akuza maksimale që mundet të bëjë kushdo që kërkon Transparencë e nuk e gjen apo nuk e merr Transparencën, është për Mungesë Transparence…

Çlidhje ka Kauza e Transparencës me akuzat për vjedhje dhe mashtrim????

E meqë po flasim prapë për Transparencë, ç’lidhje kanë pretendimet e 7 individëve për Transparencë, me përkufizimin përfaqësues “Emigrantët”?????

Kush i zgjodhi përfaqësues të “Emigrantëve” këta 7 individë????

Si mundet Top Channel dhe Fiks Fare ti shpalë si “Emigrantët”????

E si mundet që në titujt redaksionalë Fiks Fare të emërtojë këta 7 individë si “Emigrantët” dhe mua si “mashtruesin dhe hajdutin e Emigrantëve”????

A ishte akuza dhe invstigimi për Transparencën e munguar, apo për të vendosur e për të më baltosur e denigruar mua si “mashtrues e hajdut emigrantësh”?????

Mes Mungesës së Transparencës së pretenduar dhe vjedhjes e mashtrimit, janë në mes male e oqeane të tëra…

Si mundet që Fiks Fare dhe Top Channel nuk e dinë këtë gjë????

E në fund fare.

Këta 7 persona ose janë anëtarë, ose ish anëtarë të LRE, ose të “Infiltruar nga KQZ apo Fiks Fare në LRE”….

Nësa janë anëtarë të LRE, nuk e kërkojnë Transparencën në messenger, as në facebook e as në Fiks Fare…

Nëse janë anëtarë të LRE komunikojnë me respekt e etikë ndaj çdo drejtuesi të LRE…

Nëse janë ish anëtarë të LRE, nuk kanë më punë me LRE….

Nëse janë të “Infiltruar” pra “Fuksa”, atëherë nuk kanë më kauzë Transparencën por Baltën kundër Arian Galdinit…

Vetë 7 individët, nuk e kuptojnë më as vetë çfarë akuze kanë…

E nisin me kërkesë për Transparencë dhe e mbyllin me akuzë për vjedhje dhe mashtrim…

Pastaj vetë, hidhen tek deklarimet e LRE në KQZ dhe nga akuzat për vjedhje e mashtrim emigrantësh, kalojnë në akuza për mostransparencë ndaj KQZ…

Tani ta ndajnë mendjen, ose Arian Galdini ka vjedhur e mashtruar këta 7 individët, ose Arian Galdini nuk ka bërë Transparencë në KQZ….

Se të dyja bashkë nuk shkojnë…

Se ose ata kanë shqetësim kauzën për të kuptuar ku kanë shkuar paratë e kontributet e tyre të pretenduara sipas tyre, ose kanë shqetësimin e KQZ….

Ose ata ndihen të vjedhur e mashtruar nga Arian Galdini, ose ata janë Fuksat e KQZ dhe Rregjimit që duan të kapen pas çdo zhurme të mundshme, mjafton të krijojnë baltë e kaos kundër Arian Galdinit…

Nëse këta kanë qenë e janë 7 apo 10 Fuksat e përhershëm të Rregjimit e të KQZ, atëherë, nuk i paskam përjashtuar unë, ata thjesht paskan qenë Fuksa…

Fiksi dhe 7 Fuksat, kanë kohë deri në fund të janarit që të më kërkojnë të falur publikisht.

Në rast të kundërt, unë do ti drejtohem Drejtësisë për ta përmbyllur njëherë e mirë këtë histori balte e llumi e denigrimi kundër meje.

Përse iu riktheva kësaj çështjeje???

Sepse Fiks Fare dhe Top Channel janë media kombëtare, e divulgimi i baltës së tyre ka shkuar tek miliona shqiptarë, e përgjigja ime në rrjetet sociale mbetet ende në disa mijëra dhe shumë e pabarabartë e jam i detyruar të ripërsëris vetveten herë pas here.

Ju kërkoj ndjesë por e ndjej se ka shumë njerëz që më pyesin e shkruajnë ende e çdo ditë për çfarë kanë parë në Fiks Fare e Top Channel, por që nuk i dinë e as kanë pasur mundësi ti lexojnë apo ndjekin komunikimet e mia live në rrjete sociale apo postimet e mia.

Faleminderit për durimin./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga