web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anija me mbetje të rrezikshme/ Hoxha: Kontejnerët do të zbresin në vend të sigurt

7 Nëntor 2024, 13:22, Aktualitet CNA

Anija me mbetje të rrezikshme/ Hoxha: Kontejnerët do të zbresin

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka sqaruar deputetin Agron Shehaj në lidhje me shqetësimin për anijen me mbetje toksike.

Sipas ministrit së shpejti kontejnerët do të zbresin në vend të sigurt sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria.

“Në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual se po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt, sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria”, tha ministri Brendshëm Ervin Hoxha./ CNA





Lajmet e fundit nga