"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Pas protestës së përfaqësuesve të biznesit disa ditë më parë, të cilët kundërshtonin vendosjen e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza në bazë të një VKM-je, dje në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për mediat, ku të pranishëm ishin përsëri përfaqësuesit e biznesit dhe zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Zv.ministër Ami Kozeli tha në përfundim të takimit se një sërë nga kërkesat e përfaqësuesve të biznesit vlejnë të adresohen në qeveri, ndërsa nuk dha afat për zgjidhjen e problemit.
Gjithashtu për Kozelin në ministri do të trajtohet dhe çështja e vendosjes së gjobave që deri tani kanë marrë bizneset për mosvendosjen e impiantit.
"Kjo ishte një dëgjesë e parë siç u reklamua dhe nga komuniteti i biznesit. Ne morëm shqetësimet e tyre të cilat besoj se do i diskutojmë shumë shpejt me grupin tonë të punës, me shpresën për t'i adresuar sepse një pjesë e tyre duhen dëgjuar me shumë vëmendje nga qeveria. Për ndryshim të aktit nuk jam në gjendje ta them. Ndërhyrja synon përmirësimin e cilësisë së ujërave, s'ka absolutisht asnjë lloj qëllimi tjetër përveç kësaj. Këtë u përpoqëm t'ua shpjegonim sa më thjesht bizneseve, që paraprakisht janë dakord që ka nevojë për ndërhyrje në përmirësim, megjithatë duhet diskutuar për rrugëzgjidhjen më ideale. Do të kemi një takim të dytë dëgjues por s'lamë datë fikse."
Ndërsa Leonard Bregu, përfaqësues i biznesit tha se për pjesën e masave administrative të vendosura për shumë subjekte, të cilat vijojnë deri në 30 milionë lekë, nuk do të ketë pezullim të tyre, ku të vetmen mënyrë shohin rrugën gjyqësore. Ndërsa ende edhe pas takimit nuk patën një zgjidhje të ofruar nga institucionet, por shtoi se problematika do të jetë në diskutim dhe në vijim.
"I shprehëm arsyet tona pse nuk duhet ta vendosim këtë impiant për shkak të kapacitetit të duhur që ka qyteti i Pogradecit. Na dëgjuan e na thanë që do të kemi një takim tjetër. Nuk të them dot unë a i morën në konsideratë apo jo, na thanë që do kemi takim të radhës. Për gjobat s'na dhanë shpresë, na thanë që duhet t'i drejtohemi Gjykatës Administrative."
Ilir Tasellari, një tjetër perfaqësues i biznesit në Pogradec e sheh pozitiv takimin, por thotë se bisneset nuk kanë një afat të zgjidhjes se problemit të tyre.
"Për ne ishte takim mëse pozitiv sepse u arrit ajo që kemi kërkuar, të dëgjoheshim. Takimi mbaroi me një dëgjesë, për problematikat që ka biznesi. Do na kthejnë përgjigje për problemet që ngritëm. Në takim ishte zëvendës ministri dhe drejtori i ujësjellës kanalizimeve të Shqipërisë. Afat nuk u la por po merren në shqyrtim kërkesat tona."
Bizneset në Pogradec dhe Tushemisht kundërshtojnë aktin ligjor që detyron këta të fundit të vendosin impiante për përpunimin e ujërave të zeza, pasi sipas tyre ato trajtohen nga rrjeti i kanalizimeve të qytetit dhe nuk ka probleme në përballim të volumeve. Ndërkaq inspektorët në terren po vijojnë të kryejnë kontrolle dhe vendosin gjoba për subjektet që ende nuk kanë vendosur impiantet./ CNA
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Stefan Çipa ka bërë me dije se ka mbyllur detyrën e tij si...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërk...
Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë të krijojë s...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Presidentin e sapoz...
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryemini...
Sipërmarrrësi Gjergj Luca ka uruar Donald Trump për fi...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka mbl...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Numri dy i qeverisë, njëherësh ministrja e Infrastrukturës...
Analisti Lorenc Vangjeli ka trazuar rrjetin me deklara...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi n...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg një person për korrupsio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për pedagogë...
Në datat 5-6 nëntor 2024, qyteti i Bakusë po mirëpret Sa...
Ditën e sotme prokurorja belge, Ann Fransen, ka mbërritur ...
SPAK-u ka kërkuar në total 40 vite burg për ish-shoferin e...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në g...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...