Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre/ Gjykata jep masat për pedagogët dhe sekserin në Elbasan
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për pedagogë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” që është një nga 50 institucionet arsimore të Tiranës të pajisura me laboratorë Smart, si pjesë e një nisme kombëtare për transformimin e shkollave përmes teknologjisë. Kjo nismë është realizuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe synon që çdo shkollë në Shqipëri të përfitojë nga teknologjia e avancuar për mësimdhënie të suksesshme.
Në vizitën e saj, ministrja Manastirliu teksa bisedoi me mësuesit e kësaj shkolle theksoi rëndësinë e përmirësimit të cilësisë në arsim përmes përfshirjes së teknologjisë dhe trajnimit të mësuesve në aftësi digjitale.
“Më shumë se 16 mijë mësues do të trajnohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, sidomos në aspektin e aftësive digjitale përmes investimeve të mëdha që kemi bërë në laboratorët Smart. Në shkollën 'Fan Noli' dy laboratorë të tillë janë tashmë funksionalë, duke u ofruar mundësi për një mësimdhënie të integruar për më shumë se 120 nxënës të klasave të para dhe të dyta. Por kjo qasje e integruar është e vlefshme për të gjitha shkencat dhe për të gjithë ciklet e mësimdhënies, duke përdorur këto investime që ne kemi bërë si qeveri në bashkëpunim me partnerët dhe me Agjencinë Kombëtare të Informacionit”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Laboratorët Smart në shkollat e Tiranës janë pjesë e një rrjeti më të gjerë, ku aktualisht 300 shkolla në mbarë vendin janë pajisur me këto teknologji të reja, dhe parashikohet që edhe +600 shkolla të tjera të përfitojnë gjatë dy viteve të ardhshme. Për të përmbushur këtë synim, Manastirliu theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe përfshirjes së mësuesve dhe dy roleve të reja që janë shtuar në shkollë: koordinatori i cilësisë dhe ai i karrierës, që ndihmojnë në orientimin e nxënësve.
“Rreth 320 mësues koordinatorë do të ndihmojnë shkollat për të identifikuar nevojat për trajnim specifik për mësuesit, si dhe për orientimin në karrierë të nxënësve që fillon që nga klasa e gjashtë. Jam e bindur që këto figura të reja do të japin një hov të ri për cilësinë në arsim dhe për orientimin e nxënësve në karrierë,” tha Ministrja, Manastirliu.
Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të mësuesve dhe nxënësve në procesin e vlerësimit ndërkombëtar të PISA-s, duke shprehur bindjen se “përkushtimi maksimal për kuptueshmërinë e rëndësisë së këtij vlerësimi do të na çojë në nivele më të larta.”
Shkolla “Fan Noli”, një institucion me traditë 60-vjeçare në Tiranë, ka aktualisht 1,070 nxënës dhe 67 mësues dhe renditet e 9-ta në Tiranë për performancën e saj. Kjo shkollë është e pajisur me dy SmartLab-e që me 30 laptopë që u shërbejnë mbi 120 nxënësve. Shkolla ofron gjithashtu aktivitete ekstrakurrikulare si “Ekipet Sportive” dhe një bibliotekë me mbi 3,400 libra artistikë për të krijuar kushte për edukim edhe përtej klasës./ CNA
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për pedagogë...
Në datat 5-6 nëntor 2024, qyteti i Bakusë po mirëpret Sa...
Ditën e sotme prokurorja belge, Ann Fransen, ka mbërritur ...
SPAK-u ka kërkuar në total 40 vite burg për ish-shoferin e...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në g...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Osman Stafa ka folur mbrëmjen e sotme për dos...
Punimet për ndërtimin e rrugës së re Elbasan-Librazhd, si ...
Me rastin e 95-vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij, K...
Ka një pyetje të madhe publike: Çfarë po ndodh me ince...
Arrestimi i 5 pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale...
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ditën e so...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, "ka hapur thesin". Në...
Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ashtu s...
Luli Bashës i ka dalë gjumi herët këtë mëngjes. Gjatë një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, bën kërkesë p...
Opozita ka denoncuar një tjetër skemë brenda skemës "5D". ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...