Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Analisti Lorenc Vangjeli ka trazuar rrjetin me deklaratën për njerëzit e diagnostifikuar me tumor.
Vangjeliu tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se këta persona “i ka dënuar Perëndia me vdekje”
“Tema është shumë e dhimshme. Flasim për njerëz që i ka dënuar perëndia me vdekje që herët a vonë nëse do të kuroheshin në Tiranë, Nju Jork, Paris, Berlin, a kudo gjetkë fundi i tyre do të ishte shumë i dhimbshëm. Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë...”, tha analisti.
Kjo deklaratë ka shkaktuar zemërim në rrjet dhe ka sjellë një sërë reagimesh të forta.
Njëri prej reagimeve ishte i gazetarit Osman Stafa, i cili debatoi ashpër mbrëmjen e djeshme me analistin në emision.

“Vangjeli, i cili nuk njeh cipë, vendosi të ishte mbrojtësi i dobët i vrasjeve të Onkologjikut. Sepse Vangjeli nuk e njeh vuajtjen nëpër spitale, sepse Vangjeli ka miq. Prandaj i bën këto deklarata mizore për ata që vuajnë nga kanceri.
Shumë njerëz njoh që e kanë kaluar këtë betejë jetojnë sot shumë mirë. Dhe deklarata e Vangjelit është e frikshme, se do t'ia veshë Zotit, atë që neve na e vesh "ushqimi i keq, ajëri i ndotur, stresi, etj". Por këta nuk kanë Zot, e për pasojë ia veshin Zotit përgjegjësitë e frymorëve”, ka shkruar Stafa.

Edhe aktorja Albana Perhati ka sulmuar Vangjelin për deklartatën.
“Jo çdo i diagnostikuar me kancer ka vdekur ose do të vdesë o kafshë. Sfidat janë për të fortët. Kjo sëmundje kaq e rrezikshme ka prekur engjëj, fëmijë të vegjël. Çfarë kanë bërë ata për t’u dënuar siç thua ti?
Fatkeqësia më e madhe e jona është që jetojmë në një vend me njerëz të neveritshëm si ti”, ka deklaruar ajo në rrjetet sociale.

Mjekja onkologe, Lida Shosha është një ndër personat që ka dalë me status kundër analistit.
Shosha është shprehur se një deklaratë e tillë nuk është vetëm e padobishme, por edhe shumë e dëmshme psikologjikisht dhe emocionalisht.
“Në vend që t’i kujtoni dikujt me kancer, vdekshmërinë e tyre në një mënyrë kaq të ashpër, Z.Gazetar është shumë më njerëzore dhe e dhembshur, të heshtni, Nëse nuk dini çfarë të thoni, thjesht heshtni, dhe lini këtë kategori pacientesh në luftën e tyre te mbijeteses e cila mund të jetë më shëruese sesa të ofroni mizorisht të pavërteta të ftohta”, ka shkruan mjekja.
Faqja “Lolita” gjithashtu ka reaguar me tone të ashpra.
“Lorenc Vangjeli shprehet për të sëmurët me kancer: "njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje". Nuk kam dëgjuar deklaratë më skandaloze dhe më çnjerëzore për ata që luftojnë çdo ditë për jetën e tyre”, ka theksuar Lolita.

Deklarata e analistit ka revoltuar edhe eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho.
"E papranueshme dhe e dënueshme deklarata e djeshme e tellallit të Boratit se "të sëmurët me kancer janë njerëz të dënuar me vdekje dhe se ata trajtohen njëlloj si në Tiranë, Paris dhe New York"!!!
O sharlatanë, gjithologë!
Merruni me lëpirjen se atë punë dini ta bëni siç duhet! Lëreni mjeksinë në punën e saj, sidomos në një fushë kaq delikate si trajtimi i të sëmurëve me tumor!
Në botën e qytetëruar që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarit dhe jo për xhepat e oligarkëve, të sëmurët me tumor konsiderohen prej vitesh të sëmurë kronikë dhe jetojnë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe dinjitoze!
Neveri për median kazan që u jep hapësirë sharlatanëve...", ka nënvizuar mjeku./ CNA


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi n...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg një person për korrupsio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për pedagogë...
Në datat 5-6 nëntor 2024, qyteti i Bakusë po mirëpret Sa...
Ditën e sotme prokurorja belge, Ann Fransen, ka mbërritur ...
SPAK-u ka kërkuar në total 40 vite burg për ish-shoferin e...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në g...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Osman Stafa ka folur mbrëmjen e sotme për dos...
Punimet për ndërtimin e rrugës së re Elbasan-Librazhd, si ...
Me rastin e 95-vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij, K...
Ka një pyetje të madhe publike: Çfarë po ndodh me ince...
Arrestimi i 5 pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale...
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ditën e so...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, "ka hapur thesin". Në...
Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ashtu s...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...