Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK
Të premten, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ë...

Ermal Mamaqi, aktori i njohur i humorit shqiptar, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me publikimin e disa lajmeve, ku akuzohet se ka dalë në hetimet e SPAK-ut, si pjesë e skemës së pastrimit të parave me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke lëshuar disa fatura fiktive nga biznesi ku ai është 50% aksioner.
Aktori hedh poshtë të gjitha akuzat dhe shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë në ato akuza që janë hedhur ndaj tij, duke theksuar se s’ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe nuk është i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash. Ai thekson se gjithçka e ka arritur falë punës së tij.
Aktori u kërkon të gjitha mediave që kanë shkruar për të, që t’i heqin lajmet, ose në të kundërt do të bëjë padi. Ai tregon se këto lajme i kanë shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.
Reagimi i plotë:
Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.
Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.
Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji.
Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes, dua t’ju them se nuk është kjo mënyra për t’u ndjerë më mirë, apo për të ngushëlluar veten. Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im. Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim. Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam. Shihemi së shpejti, Ermali./CNA
Të premten, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ë...
Gazetari Armand Shkullaku i lidh ndryshimet në qeverin...
Ish-zëvendësministrja e qeverisë “Rama”, Ornela Çuçi, ...
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se drejtësia ...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapa...
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin "Opinio...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Adea Pirdenin si mini...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ndryshimet e fundi...
Analisti Andi Bushati ka folur për arrestimin e ish kryemi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka ...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka degjeneruar Lulzim Bashën...
Gazetari Julian Hoxhaj ka zbardhur shkeljet që ka bërë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, ...
Kreu i grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazme...
Çmenduria e Lulzim Bashës nuk ka kufi. Për të justifik...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një sërë deklaratash në li...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se botuesi Carlo Boll...
Gazetari Elvi Fundo pas bërjes publike të kallëzimit ndaj ...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për padinë e bërë në SPAK...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e fundit në q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...