Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Elio Lazaj, një gazetar gjobaxhi me një qasje kriminale, i dënuar 5 vite më parë për drogë e armëmbajtje pa leje me kusht pa bërë asnjë ditë burg, u prangos nga policia pas disa javësh hetime.
Një shpifës, sharës dhe fyes i dënuar nga gjykata në mënyrë të përsëritur, u arrestua duke i vënë gjobën një zyrtari të shtetit.
Prej dy vitesh Lazaj shkruante shpifje, sharje dhe fyerje ndaj një personi thjesht dhe vetëm se ai njihej dhe kishte shoqëri me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi.
Ka zhvilluar edhe disa takime. Një herë ka kërkuar 40.000 euro, pastaj 20.000 euro, në fund ka kërkuar 10.000 euro dhe nën përgjimin e kamerave e me urdhër gjykate Elio Lazaj është kapur në flagrancë duke marrë paratë për të fshirë shkrimet.
Një punë e mirë e bërë nga hetuesit, por dhe nga prokurori, por duke parë procesverbalet e seancës gjyqësore për masën e sigurisë diçka kërcet fort, nga hetimi deri te seanca e masës së sigurisë.
Gjyqtari Artan Çupi e la në masë arresti burg pa afat, por ajo që binte në sy ishte qëndrimi i prokurorit Asllan Bajramaj, i cili më parë i kishte kryer veprimet dhe asgjë nuk ishte dekonspiruar deri në arrestimin e Lazajt, më pas diçka ndryshoi. Tjetër gjatë hetimeve e tjetër gjatë seancës së masës së sigurisë.
Ndoshta ndonjë urdhër i ardhur nga Olsian Çela? Ndonjë urdhër i ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela?
Ndoshta lidhjet me biznesmenë dhe miqësi të tjera tarafe që ndërhyjnë për të liruar Lazajn?
Prokurori Asllan Bajramaj që bëri një punë kaq të shkëlqyer dhe kapi një gjobaxhi (dhe kështu duhet ta vazhdojnë dhe të tjerët, këtë duhet të kishin bërë dhe kolegët e tij) filloi të ndryshojë.
Në procesverbalin e seancës prokurori thotë se gjobaxhiu Lazaj ka dashur ta normalizojë marrëdhënien me paditësin Klaus Shaqiri të cilit i vendosi gjobë nëpërmjet personave të tretë.
Por kush janë personat e tretë? Me çfarë autorizimi? Pse shkojnë dhe intimidojnë dëshmitarët apo kallëzuesit? A është kjo një ndërhyrje në drejtësi?
Vetë kallëzuesi nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa prokurori na e thotë në seancë.
Cilët janë personat që janë përfshirë në këtë normalizim? Ku është deklarata e bërë nga kallëzuesi?
Prokurori ose është treguar i paditur, ose është treguar i paaftë, ose diçka i ka ndodhur rrugës.
Gjithashtu në seancë prokurori Asllan Bajramaj nuk ka theksuar faktin që Elio Lazaj është një recidivist. Është një përsëritës veprash të pambarimta penale, edhe pse ka marrë dënime të ndryshme nga gjykatat.
I dënuar me kusht për armëmbajtje pa leje dhe drogë me një prokuror të larguar nga vetingu dhe nga një gjyqtar i larguar po nga vetingu, të dy persona të kapur për veshi, ndoshta nga i njëjti biznesmen dhe të njëjtët persona që po ndërhyjnë sot për të nxjerrë gjobaxhiun nga burgu.
Por këtë herë janë shtuar edhe të tjerë individë që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme duke intimiduar kallëzuesin dhe duke kërkuar që çështja të zgjidhet shpejt.
Ndoshta me shpresën se me urdhra të dhëna nga lart-poshtë, ndërhyrje të ndryshme, sulme mediatike, kërcënime dhe shantazhe kallëzuesi do të tërhiqet që të dalë jashtë gjobaxhiu, të cilit dënimin me kusht, prokurori Bajramaj ia fshehu në seancën gjyqësore.
Cili prokuror nuk do ta thoshte se i akuzuari që ai kishte ishte dënuar më parë me kusht për drogë dhe armëmbajtje?
Cili prokuror nuk do ta thoshte se është dënuar me disa vendime gjykatash për shpifje dhe fyerje dhe tani kapet duke vënë gjoba me portale anonime të financuara nga para me lidhje krimi dhe korrupsioni?
Disa individë po kërkojnë t'i shpëtojnë lëkurën Lazajt dhe të zhdukin telefonat e këtij të fundit sepse brenda tyre ndodhen thesare korrupsioni, gjobash, shantazhesh, kërcënimesh. Dhe prokurori këto nuk i tha në seancë.
Çfarë e ndryshoi prokurorin që me një pasion dhe vërtetësi për një muaj apo më tepër me profesionalizëm zbuloi një skemë gjobëvënieje dhe shkon në seancë dhe e dredh?! Dridhe Like se na fike?
Harron dënimet me kusht e krimet e përsëritura dhe flet për pajtim kur vartësit e kapën në flagrancë gjobaxhiun Elio Lazaj?!
Së shpejti pritet të zhvillohet seanca në Gjykatën e Apelit. Do të ndiqet e njëjta formë, stil, presion, shantazhe, telefonata, të cilat janë të regjistruara nga persona të tretë drejtuar Klaus Shaqirit apo të tjerëve për të kërkuar normalizim marrëdhëniesh.
Por e vërteta nuk mund të fshihet, Elio Lazaj është një gjobaxhi përsëritës i dënuar nga gjykata, ndërhyrjet e paligjshme që janë vepra penale të cilat kërkojnë të ndikojnë në një proces gjyqësor për dënimin e një gjobaxhiu të kapur në flagrancë siç është Elio Lazaj./ CNA
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, përmes ...
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin e nxjerrë ...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore për...
Kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënd...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale me...
“EU Reporter” publikoi një artikull të gjatë disa ditë për...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për dosj...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Ditën e sotme në Kuvend zhvillohet seanca e radhës, e cila...
Pas katër ditësh i bllokuar si pasojë e ortekëve dhe reshj...
Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në...
Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin ...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndarë këtë të mërku...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi u ndal sot në një...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë nga burgu, nj...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një thirrje për qy...
Instituti i Gjeoshkencave në një parashikim të situatës me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...