Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekzistencë që nga themelimi i shtetit shqiptar, Shqipërisë
i duhej një institucion shpëtimi. Për më tepër, si shtet evropian, duhet të orientohej për nga
institucionet evropiane, përndryshe do të mbetej e huaj për Evropën. Vullneti kombëtar e
kërkoi që ky institucion shpëtimi e orientimi të ishte Kongresi i Lushnjës.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 është zhvillimi më madhor në historinë e
kombit shqiptar, sepse përbën zgjidhjen e çështjes jetike të fatit të ekzistencës së
mëtejshëm të kombit përmes aktit të pavarësimit dhe krijimit të shtetit si instrument i fuqisë
dhe i përfaqësimit të tij.
Evropa e formësuar më së shumti mbi ekuilibrat gjeopolitikë dhe më pak mbi vlerat, do ta
linte Shqipërinë jo vetëm të përgjysmuar, por edhe e dyshuar për t’u vetëqeverisur. Prandaj
qeverisjen e saj do t’ia besonte një të huaji, gjerman, qeverisja e të cilit nuk do t’u shpëtonte
dot pështjellimeve të pamëshirshme të Luftës së Parë Botërore. Në këto pështjellime,
Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915 do t’i vinte vulën e asgjësimit edhe asaj Shqipërie
gjysmake që kishte mbetur.
Në këto rrethana, intuita kombëtare do të rizgjohej. Kongresi i Durrësit i vitit 1918 do të ishte
një përpjekje për ta mishëruar këtë nerv të kombit, duke riafirmuar shtetin, edhe pse me
përfaqësim të cunguar.
Një vend vlerash si SHBA dhe Presidenti i saj vizionar Uillson, në Konferencën e Paqes të
vitit 1919 në Paris do të bëhej mburoja e kombeve të vegjël, midis tyre edhe kombit shqiptar.
Sidoqoftë, si çdo komb edhe shqiptarët duhet t’i rimerrnin vetë në dorë fatet e tyre dhe kjo
orë erdhi në Kongresin e Lushnjës, i cili u mbajt më 21 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës ribashkoi firmëtarë të pavarësisë, emra të njohur të elitës kombëtare, të
patriotizmit tradicional shqiptar, fetarë e intelektualë nga të gjitha trevat e Shqipërisë:
Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Çoba, Aqif Pashë Elbasani, Luigj Bumçi,
Mehmet Konica, Dr. Turtulli, Hoxhë Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashëri,
Idhomene Kosturi, etj.
Mbi këtë bazë të gjerë përfaqësuese, në vazhdën e vendimeve të
Kuvendit të Vlorës, vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 dhe të statusit të
përcaktuar ndërkombëtarisht për qeverisjen e shtetit shqiptar nga Princ Vidi, Kongresi
rikonfirmoi vijimësinë e formës së regjimit. Derisa të zgjidhej çështja e mbretit, u vendos të
krijohej “Këshilli i Naltë”.
Ky Këshill do të përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar deri sa ky,
ashtu si edhe forma e regjimit, të përcaktoheshin përmes thirrjes së një asambleje
kushtetuese. Me krijimin dhe përbërjen e Këshillit të Naltë, kongresi përcolli mesazhin e
gjithëpërfshirjes - një kriter ky i domosdoshëm për një qeverisje legjitime.
Paralelisht, Kongresi zgjodhi edhe një Këshill Kombëtar, (i cili u quajt edhe senat), i përbërë
prej 37 antarësh me atributet e parlamentit. Nisur nga fakti që ky Këshill plotësonte
funksionet e parlamentit, me të drejtë vlerësohet se me këtë zhvillim historik fillon edhe
historia e parlamentarizmit në Shqipëri.
Kongresi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Sulejman Delvina, në përbërje të së cilës
përfshihen Ministria e Brendshme, Ministria e Luftës dhe një sërë ministrish të tjera të
domosdoshme për një qevrisje të kohës, si institucione bazë për realizimin e politikave të
qeverisë, duke i dhënë kështu kuptim atributit shtetëror të sigurisë së brendshme dhe të
jashtme.
Kongresi i Lushnjës hodhi bazat e sigurta për një qeverisje përfaqësuese të spektrit
kombëtar, e dalë vetëm nga organet legjitime të popullit shqiptar dhe me shkallën më të lartë të besueshmërisë. Kongresi e rikonfirmoi Shqipërinë plotësisht nën juridiksionin e vet politik
dhe administrativ, duke hedhur një hap vendimtar për sigurinë e zbatimit të politikave të
vendosura prej tij.
Ndër vendimet kryesore të Kongresit ishte edhe hartimi edhe miratimi i një dokumenti
(Statuti i Lushnjës), për funksionimin e Këshillit të Naltë dhe pushteteve të tjera. Nisur nga
gjerësia dhe përmbajtja e këtij Statuti, mund të thuhet se ai përbën kushtetutën e parë të
shtetit shqiptar. Shpallja në atë Statut e Tiranës si kryeqytet, përbën një dimension të ri
qeverisjes së shtetit shqiptar, në ndryshim nga paraardhësit, të cilët konsideronin të tillë
rezidencën e vet.
Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës i kushtoi vëmendjen e duhur pranimit të Shqipërisë
në Lidhjen e Kombeve. Më 12 tetor 1920 u dorëzua kërkesa zyrtare. Asambleja e
Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve e pranoi Shqipërinë më 17 dhjetor 1920 si antare të
Lidhjes. Ky pranim kishte një rëndësi të dyfishtë, sepse me të ripohohej njohja
ndërkombëtare e shtetit shqiptar dhe së dyti, pranimi përbënte aktin zyrtar të njohjes së
qeverisë së Tiranës nga ndërkombëtarët.

Një Kongres vizionar si Kongresi i Lushnjës do të mendonte strategjikisht edhe për
kryeqytetin e vendit, prandaj, mbi këtë bazë, vendosi Tiranën për kryeqytet të Shqipërisë.
Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të
stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i
Brendshëm Ahmet Zogu, i cili iu drejtua delegatëve: “Vendimet e Kongresit do të zbatohen
domosdo dhe pa vonesë. Kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë”.
Pengesave që iu krijuan ai i kapërceu me guxim, trimëri dhe këmbëngulje: “Unë nuk njoh
tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës”.
Si delegatët e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës, ashtu edhe qeveria që doli nga ai Kongres,
ishin të vetëdijshëm për detyrat e vështira që i prisnin, por ata ishin të vendosur për t’i
përballuar të gjitha vështirësitë. Për këtë ishte i domosdoshëm bashkimi i të gjitha faktorëve
kombëtare. Prandaj, në cilësinë e një Ministri, përkatësisht Kryetari i Komitetit “Mbrojtja e
Kosovës”, Hoxhë Kadria (Prishtina), u zgjodh të ishte nga Kosova.
Nisur nga kritere historike, vlerësohet se Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e Shqipërisë
dhe vuri gurin e themelit të parlamentarizmit, si një tipar politik që krahas gjeografisë, do ta
afronte Shqipërinë edhe institucionalisht me kontinentin, të cilit i përket. Kongresi rikonfirmoi
identitetin kombëtar dhe krijoi një realitet të ri politik dhe historik për popullin shqiptar. Ai
zyrtarizoi vijimësinë konstitucionale të shtetit shqiptar, e cila do të vendosej në themel të
qëndrueshmërisë së tij në vitet dhe ngjarjet që u zhvilluan më pas./CNA
Prokuroria e Posaçme dha sot pretencën ndaj ish-kryebashki...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi lirimin nga posti i ambas...
F. D., nga Shkodra, është shpallur në kërkim pas hetimeve ...
Gjykata e Tiranës publikoi vendimet në lidhje me përplasje...
E marta ka nisur me reshje dëbore në rajonin e Korçës. Ndë...
Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin “Interv...
Policia e Tiranës njoftoi finalizimin e aksionit "Collabor...
Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për ish-drejtores...
Në Tiranë qytetarët mendojnë se administrata e re amerikan...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kanë kaluar plot 14 vite nga ngjarja e rëndë e "21 jan...
Analisti Andi Bushati në një dalje televizive theksoi se a...
Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi komentoi ...
Protesta e Arlind Qorit para Ministrisë së Brendshme dësht...
Dështon protesta e Arlind Qorit para Ministrisë së Brendsh...
Një grup i madh punonjësish të Ujësjellësit ka mbajtur një...
Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shq...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka dhënë...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një deklaratë për med...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...