Zyrtarë të lartë, në “lupë”/ Kraja i paralajmëron: Nuk e dini kush po hetohet
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, i pranishëm sot në mbledhjen e ...
Po kthehet në qesharake e ashtuquajtura negociatë që Alibeaj po kërkon që të zhvillojë për emrat e kandiaturave për President.
Në të gjitha deklarimet publike të tri javëve të fundit, lideri Alibeaj përsërit të njëjtat deklarime dhe formula qesharake që zbërthejnë më shumë delirin sesa sensin politik me të cilin arsyeton Alibeaj.
Si fillim kërkoi që të uleshin për të përcaktuar kriteret, por pa artikuluar kriteret! Thjesht u mblodh që të thoshte që duhet të mblidheshin një ditë tjetër për të përcaktuar kriteret!
Pastaj u mbyll në shtëpi që të hartonte një draft mekanizmi propozimesh, (jo kriteresh), me të cilin sugjeronte që praktikisht PS-ja të hiqte dorë fare nga e drejta për të propozuar kandidatura për President dhe të pranonte pa kushte e të zgjidhte nga lista “Alibeaj”.
Sigurisht që ai draft aspak politik, ishte i paparanueshëm për mazhorancën.
Pastaj pranoi të rivazhdonte takimet, por kur u takuan, kërkoi që takimi të shtyhej pasi donte kamerat prezent sepse ai negociatën e bën vetëm me kamera. Enkelejdi do që të gjithë shqiptarët të dëgjojnë live budallallëqet që thotë.
Nuk është çudi që sorollatja e Alibeajt arriti të nervozonte edhe Grida Dumën, e cila shquhet për talentin që ka në formulimin e fjalive pa kuptim. Çuditërisht Grida kur humbka durimin qenka më e qartë.
Grida nuk ishte dakord me Alibeajn që duhet të fillohej me kriteret.
Grida tha: Nxjerrim emrin. Këta po të duan ta pranojnë po të duan ta votojnë kundër.
Dhe iku Grida!
Mbeti Alibeaj që insiston në formulimin e kritereve, por nuk thotë se cilin apo cilët janë personalitetet që ka në kokë Enkelejdi dhe që i plotësokan ato kritere.
Mbase do të ishte më kollaj që të thoshte emrat?
Kështu, të gjithë mund t’i lexojnë edhe kriteret e Enkelejdit, pa u hallakatur kot me javë të tëra në pritje të listës “Alibeaj”.
Sorollatja e Alibeajt i ngjan sorollatjes së të njëjtit gjatë komisionit të famshëm hetimor, kur në cilësinë e kryetarit të Komisionit, Alibeaj nuk pranonte të lejonte mazhorancën të votonte, megjithëse vetë nuk i kishte votat për të marrë asnjë vendim.
Me të njëjtën mungesë logjike jo vetëm juridike tashmë, por edhe politike, Enkeldejdi pretendon që të pengojë mazhorancën që të votojë për Presidentin e ri.
Enkelejdi edhe sot erdhi vërdallë.
Dhe nuk nxori asnjë emër.
Me sa duket emrin e kandidaturës për President e ka sekret.
Tregon kriteret që të gjithë të kuptojnë emrin?
Kur mund të ishte më e thjeshtë! Të tregojë emrin që të gjithë të kuptojmë kriterin!
Nëse i referohemi dështimit historik të Komisionit Hetimor të udhëhequr nga Enkelejdi, me gjasë atë emër nuk do ta marrim vesh kurrë. Ai emër do të “vdesë” si sekret i Enkelejdit!
Lideri Alibeaj nuk ka asnjë emër, sepse nuk ka 20 firma që i duhen për atë emër!
Ndaj vjen vërdallë në lidershipin e vet që shkon nga karrigia e vet deri te laptopi i shtëpisë së vet.
Aq të shkurtër e ka takatin sa nuk arrin as të printojë një copë letër me një emër kandidati.
Enkelejdit nuk i bindet as Alibeaj që të firmosë një emër kandidati për President.
Prandaj do që raundet për Presidentin t’i djegë duke na ofruar këtë “suspancë” të tipit “Për-puthen”./CNA.al
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, i pranishëm sot në mbledhjen e ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj sot në...
Gjatë prezantimit të vendimeve të Qeverisë, zv/kryeministri ...
Mazhoranca socialiste duket se nuk ndalon në sulmet ndaj SPA...
Deputeti i LSI-së, Petrit Vaisli, ka reaguar në lidhje me ma...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me su...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak minuta më parë ...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka dalë sot në një deklaratë...
Avokati Spartak Ngjela shkruan ndërsa komenton situatën poli...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ir...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të R...
Deputeti Fatmir Xhafaj ka folur me tone të ashpra ndaj Këshi...
Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për gjyqtarin që do t...
Partia Demokratike me anë të deputetit Agron Shehaj ka akuzu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratën e Gj...
Tre përfaqësuesit e opozitës në tryezën për zgjedhjen e Pres...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar situa...
Kryetari i FRPD-së së Njësisë Vendore Bubullimë, në Lushnjë,...
“Tërmeti” i dosjes 184, Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjit...
Mazhoranca ka pranuar draftin e propozuar nga Enkelejd Alibe...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...