Tabaku akuza të forta Veliajt/ Nxjerr ‘zbuluar’ kryebashkiakun
Deputetja Jorida Tabaku ka publikuar shkresën e institucione...
Në muzetë e parë, që u shfaqën në Evropë në shek. XVIII, kishte shumë objekte nga kishat apo koleksionet kishtare, të zgjedhura për nga vlera e tyre e trashëgimisë dhe të ekspozuara si vepra arti, gjë që çoi në humbjen e konotacionit të tyre të shenjtë. Ekspozimi në muze i këtyre objekteve solli si pasojë zhdukjen e pjesës më të madhe të mjedisit të tyre simbolik, pavarësisht nga tipologjia e muzeut në marrëdhëniet e tij me artin fetar. Gjatë periudhës së diktaturës ateiste, ideologët e PPSH-së, në luftën e tyre kundër Krishterimit, përdorën muzetë për t?i zgjeruar këto dallime. Për ta një objekt fetar ruhej në muze për vlerën e tij artistike. Ai u interpretua ideologjikisht si dëshmi e pakuptimësisë dhe degradimit të praktikës fetare mbi njerëzimin.
Vetëm falë përpjekjeve të disa punonjësve të guximshëm u shpëtuan këto objekte kulturore me rëndësi botërore. Në përgjithësi, punonjësit në sferën kulturore u detyruan të përdorin truke dhe argumente të ndryshme, të cilat ende i befasojnë kolegët e tyre modernë. Nevoja për të fshehur të vërtetën në të kaluarën ka çuar në keqkuptime sot. Në periudhën e diktaturës ateiste, komponenti i shenjtë i një objekti muzeor që kishte një qëllim të mëparshëm fetar u eliminua nga ndërgjegjja e vizitorit të muzeut, gjë që është bërë pengesë për të kuptuar rolin e trashëgimisë së shenjtë, rëndësinë e saj dhe rolin e muzeve, si gardianë të vetëm trashëgimisë së shenjtë.
Kësisoj, asfiksia ateiste kulturore kontribuoi në zhdukjen e njohurive fetare dhe shkaktoi një injorancë në rritje për këto tema. Shumica e vizitorëve nuk i njohin objektet fetare, figurat dhe skenat fetare, ndërkohë që muzeu, besnik në dogmën për shekullarizimin e së shenjtës në muze, jep pak informacion, duke harruar aspektet funksionale apo simbolike që do të kontribuonin në kuptimin e asaj që ekspozohet atje.
Ajo që më shtyu të shkruaj këto radhë ishte qëndrimi i mbajtur prej Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit që ruan dhe ekspozon mbi 7000 objekte të trashëgimisë kishtare kulturore të popullit tonë, ndaj kritikave për lejimin e xhirimeve në muze të videoklipit muzikor ?Picasso?. Kritikave që iu drejtuan, titullarja e institucionit iu përgjigj publikisht kështu:
?Dikur objektet kanë qenë religjioze por në momentin që ato ekspozohen në muze, ai është i hapur për të gjithë, tani janë objekte artistike dhe jo më fetare. Muzeu është institucion shtetëror laik, dhe nuk ka të njëjtat rregulla si një institucion fetar. Kjo është.?
Pikërisht për të mënjanuar keqpërdorimin e objekteve fetare dhe për të shmangur cenimin e ndjeshmërisë fetare, kodi i etikës i ICOM-it konsideron se objektet e shenjta (siç janë ikonat etj.) duhet të përftohen dhe të ekspozohen në muze në respekt ndaj besimit dhe fesë së komuniteteve nga të cilët ato kanë ardhur (ICOM-Code of Ethics for Museums (2017 [2006], f. 25). Më tej, kodi i etikës së ICOM-it përcakton se ?materialet me rëndësi të shenjtë? duhet të ruhen në kushte sigurie dhe ndaj tyre duhet të tregohet respekt? në përputhje me interesat dhe besimin e pjesëtarëve të komunitetit, kombëtar apo fetar, nga ku e ka prejardhjen objekti? (ICOM, Code of Ethics for Museums, 2017: pika 2.5, fq. 10).
Për të theksuar këtë domosdoshmëri në Shqipërinë postkomuniste, ligji shqiptar nr. 27/2018 ?Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë? thekson se ?Muzetë janë përgjegjës për paraqitjen e koleksioneve muzeore të trashëgimisë kulturore të komuniteteve prej nga kanë ardhur, duke respektuar identitetin kombëtar, vendor, etnik, fetar apo politik.? (neni 191, pika 3) dhe, më tej, në nenin 224, pika 6 ai përforcon vlerat evropiane të kodit të etikës së ICOM-it duke i trupëzuar ato brenda ligjit si vijon ?materialet e një rëndësie të shenjtë bëhen pjesë e fondit muzeor vetëm nëse mund të vendosen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet profesionale, interesat dhe besimet e anëtarëve të komunitetit, grupeve etnike ose fetare, nga të cilat objektet kanë origjinën?.
Për shkak të kësaj dritareje të hapur për të shenjtën në koleksionet e tyre, muzetë në vendin tonë, sado laikë që dëshirojnë të jenë, duhet edhe ligjërisht, të jenë të aftë të respektojnë ?ndjeshmërinë fetare? dhe t?i ekspozojnë objektet fetare në respekt me identitetin e tyre të vërtetë dhe në një mënyrë që nuk është fyese për komunitetin fetar që i krijoi dhe i ruajti përgjatë tallazeve të shekujve dhe as për vizitorin besimtar. Duhet të bëhet ende një përpjekje bashkëpunuese dhe një reciprocitet më i madh i institucioneve të kulturës që e ruajnë sot këtë trashëgimi të shenjtë me institucionet fetare që i kanë krijuar dhe ruajtur ato përgjatë shekujve, e në rastin konkret të Kishës dhe komunitetit ortodoks në Shqipëri, në mënyrë që t?u jepet respekt më i madh formave të ndryshme të së shenjtës. E ky është një detyrim sa ligjor dhe etik, aq edhe historik e kombëtar./CNA.al
Deputetja Jorida Tabaku ka publikuar shkresën e institucione...
Për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capi...
Ministrja e Shtetit për Mbrotjen e Sipërmarrjes, Edona Bilal...
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mesazh ngushëllimi për nda...
Ish deputetja e PS dhe pedagogia e shquar, Edlira Haxhiymeri...
Ish deputetja e PS-së, Edlira Haxhiymeri ka ndërruar jetë pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se autobus...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtun...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot kurs nëse edhe këtë h...
Policia e Shtetit ka monitoruar qarkullimin në Rrugën e Komb...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro priti në nj...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, pas tërheqj...
Mes profesionistëve që largohen nga Shqipëria janë edhe shof...
Ish-Kryeministi Sali Berisha gjatë takimit në Elbasan, është...
Ministra e Mbrojtjes njofton se është përmbyllur stërvitja “...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka nisur pasditen e sotme nga ...
Votimi kundër rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Sre...
SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Gjergji Cukalit, i ak...
Mbi 15 mijë makina të reja kanë hyrë në qarkullim në Shqipër...
Gjykata e Lartë ka kthyer në qeli ish-kryeinspektorin e IMT ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...