Grisen dosjet e pronave në kadastrën e Durrësit/ Prokuroria vihet në lëvizje
Kadastra e Durrësit vijon të jetë një nga institucionet prob...
Teksa buxheti i shtetit pomponte miliarda lekë në llogaritë e inceneratorëve, paratë qarkullonin jo vetëm brenda kompanive të Zotos dhe Mërtirit, por edhe në biznese të tjera. Por kush i mori miliardat e inceneratorëve? MCN zbardh listën e 20 bizneseve që kanë përfituar më shumë para si nënkontraktorë të inceneratorëve.
Në total, këto biznese kanë përfituar rreth 7.7 miliardë lekë ose 63 milionë euro si nënkontraktorë të inceneratorëve dhe në listë bëjnë pjesë ndërmarrje nga fusha të ndryshme, që nga ndërtimi e deti tek kompanitë e naftës, por edhe bankat.
Në vendin e parë si përfituesja më e madhe është shoqëria Integrated Technology Services, në pronësi të Klodian Zotos. Sipas librave të blerjes, ITS e Zotos ka përfituar plot 5 miliardë lekë ose 41 milionë euro si nënkontraktore në inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe atë të Tiranës.
Pas kompanisë së Zotos, në vendin e dytë renditet kompania Elmazaj Konstruksion shpk. Elmazaj Konstruksion është një kompani ndërtimi me qendër në Fier dhe këto para ajo i ka përfituar se nënkontraktore në inceneratorin e Fierit.
Faturuesi i tretë më i madh është kompania e naftës Europetrol Durrës Albania. Kompania në pronësi të biznesmenit Friden Kuqi ka arkëtuar në total 243 milionë lekë ose mbi 2 milionë euro nga inceneratorët.
Në pesëshen e parë gjenden Europa shpk dhe Eroil, një tjetër kompani nafte. Të dy këto kompani kanë faturuar respektivisht nga 2 milionë euro secila nga të tre inceneratorët së bashku. Eroil është një kompani, e cila zotërohet 100 për qind nga Drini Kosova, por që ka lidhje të ngushta me sistemin bankar.
Pastaj në 10-shen e parë e parë gjenden 2 kompani të tjera ndërtimi dhe 3 kompani fiktive, të krijuara për të kanalizuar rryshfetet dhe siguruar fatura fiktive për inceneratorët si Froggy apo Pivot.
Në vendin e 11 renditet një tjetër kompani nafte me emrin Sun Petroleum, os ish Gulf i famshëm. E zotëruar nga një kompani offshore në Delaware, Sun Petroleum nuk dihet kë ka pronarë të vërtetë. Kjo kompani ka arkëtuar mbi 103 milionë lekë nga inceneratorët.
Pra në total inceneratorët kanë deklaruar rreth 6 milionë euro shpenzime për blerje nafte, një shifër e jashtëzakonshme kjo duke krijuar dyshime se brenda saj mund të ketë fatura fiktive për të justifikuar shpenzimet.
Më pas renditen kompani të tjera fiktive si dhe kompania Consulting Partners e Gugallje. Ndërsa në vendin e 14 dhe 15 janë respektivisht kompania e betonit Alesio 2014 dhe kompania superviyore Ave Consulting e Arben Dervishit. Kjo kompani ka faturuar deri më tani mbi 650 mijë euro nga inceneratorët si supervizor i punimeve. Në 20-cen e parë renditet dhe kompania Shijaku sh.pk. E njohur si çmontuesja e Armos, Shijaku shpk ka arkëtuar 76,1 milionë lekë ose mbi 620 mijë euro nga inceneratorët, ndërkohë që pas saj vjen kompania udhëtimit One Explorer dhe vet Zoto Consulting.
Brenda ketyre ka biznese, te cilat me te vertete kane kryer punime dhe kane faturuar sipas ligjit. Por dyshimet janë se një pjesë e këtyre shpenzimeve janë fiktive, për të justifikuar shumën e madhe të parave që inceneratorët kanë marrë nga shteti, por edhe për të shkarkuar taksat. SPAK tashmë ka provuar disa kompani që janë përdorur për këtë punë, por e pyetja shtrohet; a janë përfshirë edhe bizneset formale në skemën e lëshimit të faturave fiktive? Vetëm shifra e faturuar e naftës prej gati 6 milionë euro hedh dyshime shumë të forta. Njësoj sikur inceneratorët të ishin makineria e luftës së Putinit./ CNA.al
Kadastra e Durrësit vijon të jetë një nga institucionet prob...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar ndalimin e Alqi Bllako...
Gazetarja Klodiana Lala, në një studio televizive, ka folur ...
Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, p...
Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me motiva...
Mbrëmjen e djeshme, Top Channel në një kronikë të tij ka r...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në ...
Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka.1 Prilli s...
Një nga aksionerët e Top Channel, Vjollca Hoxha i detyrohet ...
Arrestimi i ish–deputetit socialist Alqi Bllako është kthyer...
Pesë ditë ka zjgatur arratia e ish deputetit socialist Alqi ...
Dje në mbrëmje, mediat kanë raportuar, pasi morën informacio...
Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje këtë mëngjes, kurse ben...
Ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako i ka mashtruar...
Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë 1982, Qem...
CNA.al mësoi nga burime të sigurta se Alqi Bllako nuk është ...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, dhe Alban Dudushi janë p...
Top Channel e ka pranuar sonte publikisht se është pëdorur ...
Ish deputeti i PS Alqi Bllako i cili akuzohet për aferën e i...
Për Alqi Bllakon, GJKKO vendosi sot masën e sigurisë “arrest...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...