LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Miron Çako/ Shën Dhimitri, shenjtori që bekon stinën e dimrit

25 Tetor 2021, 18:58, Aktualitet CNA
Nga Miron Çako/ Shën Dhimitri, shenjtori që bekon stinën e

Shën Dhimitri është një shenjtor shumë popullor për të krishterët orthodhoksë.

Ai lindi në vitet 280 psK dhe ishte njeri shumë i vyrtytshëm dhe shërbente si një zyrtar shumë i lartë i ngarkuar me administrimin e Greqisë nga perandoria Romake si Prefekti i Selanikut. Dhimitri ishte një I krishterë i fshehtë dhe punoi me zell për përhapjen e besimit të krishterë në ato kohëra shumë të vështira të persekutimit të krishtërimit nga perandorët romak, sidomos nga Diokliciani (244-311)

Guximi i tij i madh, karakteri shumë i fortë ,fuqia e fjalëve dhe në përgjithësi tërë personaliteti i tij tërhiqnin pranë vetes sidomos rininë e qytetit. Rinia e krishterë e Selanikut kishte gjetur tek ai udhëheqësin e saj. Sa e sa probleme që u krijonte mosha e tyre e vrullshme dhe sidomos guximi përballë persekutimeve të tmershme për besimin e krishterë nga romakët pagan, gjenin zgjedhjen hyjnore me ndërhyrjen e urtë të Shën Dhimitrit mësuesit të tyre.

Veprimtaria e krishterë e Shën Dhimitrit ra në sy të autoriteteve romake dhe u burgos, me akuzën se mbronte të krishterët, por edhe nga burgu ku e kishin hedhur vazhdonte ta frymëzonte rininë e krishterë të Selanikut.

Në atë kohë në gjirin e rinisë së krishterë të Selanikut bënte pjesë edhe një njeri shtatëshkurtër por shumë guximtar me emrin Nestor. Ai me bekimin e Shën Dhimitrit mundi në stadium në lojrat për nder të perandorit Maksimian(286-305) gladiatorin trupmadh Lijeun, i cili blasfemonte emrin e Zotit Jisu Krisht, ashtu si Davidi vrau Goliathin.(1Samuelit 17-50). Ai duke thërritur ?Perëndi I Dhimitrit më ndihmo? ngul me shkathtësi të habitëshme shpatën në zemrën e barëbarit dhe e lë përtokë të vdekur gjigandin Lije.

Kjo fitore e Nestorit ishte një simbol e triumfit të krishterimit të vogël në dukje kundër paganizmit të madh. Paganët në dobësinë e tyre me urdhërin e perandorit vranë Nestorin me prerje koke, një nga veprimet më të ulta në ndeshjet e gladiatorëve ku fituesi dënohet me vdekje se fitoj ndershëm mbi kundërshtarin. Pastaj ushtarët me heshta vranë Shën Dhimitrin në burg.

Të dy martirët Shën Dhimitri dhe Shën Nestori nderohen nga Kisha Orthodhokse si shenjtorë në 26 tetor dhe 27 tetor.

Shën Dhimitri u quajt nga Kisha Apostolike  Dëshor i Madh, sepse ai qëndroi me durim të habitshëm torturave të tmerrshme deri në martirizim me gjak, po ashtu u quajt edhe ?mirovlit?, sepse brenda nga varri i tij buronte një vaj erëmirë dhe çudibërës që shëronte njerëzit. Ky është një fenomen hyjnor që vazhdon të ndodhë deri më sot. Nga lipsanet që janë brenda një arkivoli të argjendë miroja buron edhe mblidhet me pambuk dhe u shpërndahet për bekim dhe shërim tek njerëzit besimtar që e nderojnë shenjtorin .

Në vitin 412 qeveritari Leontio duke shprehur mirënjohjen e tij për shërimin nga një sëmundje e pashërueshme,i ndërtoj shejntorit një kishë madhështore në Selanik ku vazhdon është edhe sot.

Shën Dhimitri është quajtur mbrojtësi i qytetit historik të Selanikut.Qyteti shumë herë është shpëtuar me ndërmjetimin e Shenjtorit nga pushtimet, tërmetet, uria, sëmundjet. Selaniku u çlirua nga turqit, pikërisht në ditën e festës së Shenjtorit në 26 tetor 1912. Festa për nder të shenjtorit zgjat tre ditë të plota nag data 26 deri në 28 tetor me një panair shumë festiv në të gjithë qytetin e Selanikut.

Të paktën që nga shek 12 në tetor ngrihej një qytet shtesë në krahë të Selanikut ku kryheshin ?Dhimitriat?: Panair tregëtar, ekspozitë e prodhimeve vendasve dhe të huajve së bashku me takime të dietarëve dhe artistëve. Kjo traditë vazhdon edhe sot edhe është pararrendëse e aktiviteteve të përvitëshme të?Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut? ku marrin pjesë nga e gjithë bota.

Dëshmori i madh Shën Dhimitri është një shejntor shumë çudibërës. Zoti Jisu Krishti i dha shumë lavdi dhe janë bërë shumë mrekulli me lutjet e tij, sepse jeta e tij ishte shumë e dlirë e qashtër, sa disa Etër të shenjtë e quajnë atë për nga dlirësia të ngjashëm me Gjithmon Virgjëreshën Zonjës Shën Mari, por  se dhe me vdekjen me shtiza në brinjë ai u bë ngjashëm me Krishtin në kryq që i`a shpuan brinjë me shtizë.(Joani 19-34).

Si tham më sipër Shën Dhimitri ruante virgjëri të plotë prandaj u nderua nga Kisha Apostolike si shembull dhe mbrojtësi i murgjëve. Dhe duke qënë mësues I katekizmit nderohet  edhe si mbrojtës  I katekistëve (mësuesve kishtar)

E veçanta e këtij shenjtori lidhet edhe me motin. E kremtja shenjtorit starton fillimin e dimrit. Prandaj zonjat e shtëpisë e kishin traditë që në këtë ditë të shtronin shtëpitë me shtrojet e dimrit. Qilima, velencat. Njerëzit vinin nga udhëtimet e kurbetit dhe mblidheshin sëbashku për të festuar të kremten e Shenjtorit dhe me uratat e Shën Dhimitrit për të kaluar sa më lehtë dimrin e ashpër deri për Shën Gjergj në 23 prill e kremtja  që lajmëron ardhjen e pranverës.

Për nder të Shën Dhimitrit në të gjithë botën edhe në Shqipëri janë ndërtuar shumë kisha me emrin e dëshmorit të madh.Dhe shumë të krishterë mbajnë me nderim emrin e tij, si Dhimitri, Dhimitra, Miti, Taqo. Emri Dhimitër rrjedh nga fjala Dhimitria=mëmëdhe

Kisha Orthodhokse i këndon këtij Dëshmori të Madh :

“Përluftar të madh nëpër rreziqe ,të ka gjetur ty bota e tërë se i theve paganët o athlofor ,kur e shtrive Lieun fodull përdhe dhe e forcove dëshmor Nestor në stad ,gjithashtu o shenjt ju lut Jisu Krishtit Perëndi të na dhurojë përdëllimin e madh.?

Për shumë vjet Shën Dhimitrin ./CNA.al

Lajmet e fundit nga