Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.
Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa për energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët.
Ndërkohë që sot, MCN sjell disa shifra sa i takon kontratës abuzive që KESH ka lidhur me NOA.
Në 3 tetor kryeministri Edi Rama paralajmëroi shqiptarët se mbi supet e tyre të drobitura do të binte një tjetër barrë e rëndë, ajo e krizës energjetike. Përmes një fjalimi të gjatë Rama tha se kjo ishte një krizë globale, që nuk kishte lidhje me qeverinë apo faktorë të brendshëm.
Por, një ditë pas kësaj deklarate në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare zhvillohej një operacion mirëfilltazi korruptiv, i kamufluar si shkëmbim energjie. MCN publikon ekskluzivisht oraret sekrete të shkëmbimit, që tregojnë se si u vodh energjia elektrike dhe KESH përmes një kontrate shkëmbimi. Bëhet fjalë për një kontratë mes KESH dhe kompanisë private NOA Energy, e cila de facto përbën një nga skemat më të mëdha të korrupsionit në sistemin energjetik të vendi.
Në 4 tetor, pra të nesërmen e deklaratës së kryeministrit, nga ora 17 deri në orën 23 të mbrëmjes KESH i ka dhënë kompanisë NOA, saktësisht 1807 megavat energji. Siç tregohet nga tabela në foto, energjia është dorëzuar e gjitha në periudhën pik, ku çmimi në bursën hungareze për ato orë në atë datë ka variuar nga 206 deri në 271 euro për megavat. Në të njëjtën ditë, NOA i ka kthyer KESH-it mbrapsht 817 mega vat energji, por kthimi i energjisë është bërë nga ora 1 e natës deri në 6 të mëngjesit. Në orët që NOA i ka kthyer energjinë KESH-it, cmimi në bursë në atë datë ka variuar nga 50 deri në 150 euro për mega.
E njëjta skemë identike është aplikuar çdo ditë nga qershori deri në tetor. KESH i ka dhënë energji NOA-s në periudhën pik, kur cmimet janë në stratosferë. NOA këtë energji e shet me çmim të lartë dhe më pas e blen gjatë natës me çmim të lirë për t?ja kthyer KESH-it.
Për periudhën nga 1 tetori deri në 13 tetor KESH i ka dhënë NOA-s në total 10 mijë e 417 mega vat energji, të cilat në orët e dorëzuar sipas çmimeve në bursë kanë patur një vlerë totale prej 2 milionë 620 mijë eurosh. Për të njëjtën periudhë NOA i ka kthyer KESH-it mbapsht 12 mijë e 200 mega vat energji, të cilat në profilet kur janë dorëzuar kanë patur një vlerë totale prej 1 milionë 557 mijë euro. Pra në vetëm 10 ditë shkëmbime, Kaskadës së Drinit i janë vjedhur gati 1 milionë e 100 mijë euro.
Shkëmbimi i energjisë mes KESH dhe NOA ka vazhduar nga qershori deri në gjysmën e tetorit. Madje dy javë pasi kryeministri përbetohej se qeveria do ta menaxhonte krizën në mënyrën më të mire dhe një javë pasi qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës energjetike KESH dhe NOA shkëmbenin energji. Me të njëjtën skemë identike. KESH i ka dhënë NOA-s energji në periudhën pik, dhe e ka marrë atë mbrapsht në orët e natës dhe në fundjave, ku cmimet janë minimale. Me pak fjalë, kjo kontratë ka vënë në funksion të një kompanie private asetin më të rëndësishëm strategjik të vendit, kaskadën e Drinit.
Kontrata e shkëmbimit të energjisë është iniciuar nga ish drejtori i KESH, Benet Beci që sot mban postin e deputetit për Partinë Socialiste, që në mars të këtij viti. Por firmën finale në të e ka hedhur Besian Kadiu, i cili u komandua në krye të KESH për një periudhë të shkurtër, pasi Benet Beci kandidoi për deputet. Por kjo kontratë, implikon disa zyrtarë dhe institucione njëherësh, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës.
Të gjithë këta mundësuan një nga skemat më të mëdha të vjedhjes që është bërë ndonjëherë në sektorin energjetik të vendit. Një gjakderdhje e mirëfilltë financiare, e cila i ka marrë qytetarëve shqiptarë në kulmin e krizës energjetike minimalisht 5 milionë euro. Megjithatë dëmi real që ajo ka bërë është shumë më i madh se kaq. Tashmë Spak gjendet përballë provave flagrante, mjafton të sekuestrojë në OST profilet e shkëmbimit të energjisë, nga qershori deri në 17 tetor./ MCN
Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy
SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët
Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve
Afera KESH-NOA/ SPAK nis verifikimet, a do t?i shkojë deri në fund skandalit
Një numër i lartë qytetarësh në Krujë i janë drejtuar spital...
Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, rrjeti i komp...
Mbi 120 planifikues ushtarakë nga 30 vende të ndryshme u mbl...
Fëmijët dhe mbesat e Koços na ftuan për kafe…E para erdhi va...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka vijuar me n...
Kompanitë që do të fitojnë qindra milionë euro, nga konces...
Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, nga dita e nesë...
Administratori i OSHEE, Ardian Çela deklaroi në mbledhjen e ...
Analisti Roland Lami u arrestua dy ditë më parë nga speciali...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka komentuar situa...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dy ngjarjet krimi...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër nd...
Rradhë të gjata automjetesh janë formuar sot përgjatë autost...
Nga Kastriot DervishiSipas fonogramit pa datë të muajit qers...
Drejtori i KESH Ergys Verdho, ka deklaruar se sasia e rezerv...
Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në emisionin E-Z...
Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim...
Nga Kastriot DervishiMe vendimin nr.229, datë 4.9.1973 Gjyka...
CNA.al, raportoi dje me fakte, se si Ervin Goxhaj, kreu i de...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...