LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me shkrirjen e shtabit të degës 4/ CNA.al sjell faktet, si po gënjen Ervin Goxhaj

24 Tetor 2021, 17:35, Aktualitet CNA
Skandali me shkrirjen e shtabit të degës 4/ CNA.al sjell faktet, si po

CNA.al, raportoi dje me fakte, se si Ervin Goxhaj, kreu i degës numër 4 në Tiranë ka shkrirë të gjithë shtabin e degës pas një urdhëri nga Lulzim Basha.

Në një grup të formuar në aplikacionin What?s Upp, Goxhaj ka fshirë të gjithë anëtarët e shtabit, duke lënë vetëm 3 numra.

Gjithçka ka ndodhur pasi i gjithë shtabi i degës i është bashkuar Foltores të ish-kryeministrit Berisha.

Raportimin e lajmit tonë, Goxhaj e ka quajtur tollovi mediatike, duke u përpjekur të shpjegojë edhe pse e ka fshirë grupin.

?Në fillim nuk i dhashë shumë rëndesi pasi portali që e kishte publikuar, profilizohet nga balta dhe tollovia,por u ndjeva keq kur ky lajm filloi të përhapej dhe në disa portale kur jo me shumë se pak kohë më parë ishte zeri i cdo demokrati dhe qytetari të thjeshtë që vuante nga e keqja që drejton.

Në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit u hapën disa grupe ëhats up nga shtabi elektoral i zonës ku funksionin e tyre e kryen gjatë asaj kohe, ne mos funksionim pas asaj kohe u vendos që nje nga keto grupe të fshihej?, shkruhet në reagimin e Goxhaj.

Pra edhe në sqarimin që bën, në përgënjeshtrimin e informacionit, kreu i grupit, Goxhaj e pranon se ka fshirë një shtab.

Kjo ndodh në 2021, PD pas 8 vitesh në opozitë, një kryetar dege fshin një grup elektoral, një shtab, dhe atë grup e lë me tre veta.

Pse ka ndodhur fshirja, po jua tregojmë me postimet e mëposhtme, dhe Ervin Goxhajt si kryetar i degës dhe atyre të degës 4, që të kuptojnë të vërtetën.

Në këtë grup shkruhej ashpër ndaj Lulzim Bashës. Të gjithë anëtarët e grupit të cilët kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit Kombëtar, e gjykonin Lulzim Bashën.

Ervin Goxhaj nuk i duronte dot, dhe grupi ?Shtabi i degës 4? është fshirë. Ka pastruar grupin duke hequr njerëzit, por numrat e talefonit janë aty. Personat kanë raportuar tek CNA.al dhe fotot janë më poshtë.

Do të sjellim dhe të tjera fakte dhe argumente nga dega.4, që nga nga kryetarët e grupseksioneve, drejtuesit e kryesisë  së degës të cilët tregojnë se cila është situata dhe problematika që po kalojmë.

Goxhaj i cili njihet si një mbështetës i Lulzim Bashës, ka kërkuar të përgënjeshtrojë, por mesaduket edhe nga përgënjeshtrimi ka zhytyu veten e vet sepse ne po nxjerrim të tjera postime nga komunikimi nga ai grup./CNA.al

Skandali në PD/ Basha urdhëron shkrirjen e shtabit të degës 4 në Tiranë

Lajmet e fundit nga