LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Matt Palumbo/ Zbulohen lidhjet e ngushta të familjes së Sekretarit të Shtetit Blinken me George Soros

21 Tetor 2021, 15:38, Politikë CNA
Nga Matt Palumbo/ Zbulohen lidhjet e ngushta të familjes së Sekretarit

Ditën e sotme gazetari amerikan Matt Palumbo ka publikuar një artikull të gjatë ku tregon lidhjen e fortë të familjarëve të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me multimiliarderin George Soros.

Në artikull, gazetari Palumbo tregon historikun politik të ish kryeministrit Berisha si dhe përplasjet e tij me Soros në vitin 2017.

Sipas autorit, Blinken e mori vendimin për shpalljen non grata të Berishës pasi është peng i Soros.

Ai gjithashtu flet edhe për marrëdhëniet e mira që Berisha ka pasur me dy ish presidentët e SHBA, Geroge H.W. Bush dhe George W Bush.

Artikulli i plotë:

Në muajin Maj, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, bëri me dije sanksionimin kundër ish presidentit dhe ish kryeministrit, Sali Berisha, duke e lidhur atë me korrupsionin dhe e shpalli ?non grata? në SHBA së bashku me familjen e tij.

Berisha ka udhëhequr Partinë Demokratike që u themelua në vitin 1990 pas rrëzimit të regjimit komunist.

Berisha, aleat i dy ish presidentëve Amerikanë, Geroge H.W. Bush dhe George W Bush, aktualisht është deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate, Blinken u shpreh se gjatë mandatit të dytë të qeverisjes, Berisha ishte përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përdorur pushtetin e tij për përfitime të tij, për të pasuruar aletatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes.

Berisha ka insistuar se ka ?zero prova? përsa i përket akuzave për korrupsion, duke pohuar se ndalimi nga SHBA është bazuar në dezinformata nga media të mbështetura nga Soros.

Përfaqësuesi i Republikanëve në New York, Lee Zeldin, e vlerësoi këtë lëvizje si jo normale dhe i dërgoi një letër Zyrës së Departamentit të Shtetit  për Çështjet Legjislative për të kërkuar një shpjegim me detaje të procesit që ndoqi Departamenti i Shtetit.

Lidhur me këtë çështje, Berisha akuzon Soros  dhe ka thënë për Washington Times që do ta luftojë duke treguar që nuk ka një asnjë provë për këtë shpifje të Blinken të cilin e ka paditur në një Gjykatë Evropiane.

Gjithashtu ai sfidoi dhe administratën e presidentit Joe Biden për të treguar prova që e lidhin me korrupsionin duke u shprehur:

?Jam thellësisht i bindur që këto deklarata kundër meje kanë qenë të bazuara tërësisht nga dezinformatat që sekretari i Shtetit, Antony Blinken i ka marrë nga proceset lobuese të korruptuara duke përfshirë Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë. Ata nuk kanë prova. Nëse ata do të dorëzonin qoftë edhe një provë të vogël do të isha mironjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, jo manipulime apo shpifje.

Unë kam qenë një kritik i George Soros dhe mikut të tij Edi Rama dhe për këtë arsye Departamenti i Shtetit, bëri këtë akuzë ndaj meje dhe më shpalli ?non grata?. Nuk ka asnjë arsye tjetër, nuk mund të ketë asnjë arsye tjetër? ka thënë Berisha për Washington Times.

Soros dhe Berisha kanë patur përplasje publikisht më parë, ku në vitin 2017 Berisha tha se nga një mik i madh Soros ishte kthyer në një armik të madh për shqiptarët.

?Deklaratat e mia për George Soros dhe mafian e tij, si një rrezik i madh për demokracinë shqiptare, janë të bazuar në dokumenta autentike.

Deklaratat e mia në parlamentin shqiptar kundër akteve mafioze të Soros dhe lidhjet e tij në Shqipëri, janë të bazuara në fakte që datojnë para debateve aktuale që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara mbi veprimtarinë e spekulatorit kryesor të planetit”, shpjegoi Berisha. Vetëm nëntë vjet më parë, ai e kishte quajtur Sorosin “mik të madh të shqiptarëve”.

Berisha tha për Washington Times se, OJQ-të e mbështetura nga Soros, janë hakmarrë ndaj tij që nga viti 2017 pasi ai refuzoi publikisht propozimet në ndryshimet e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Berisha kishte kundërshtuar ndryshimet territoriale nga OJQ e mbështetura nga Soros, pasi ai besonte se që kjo mund të çonte një dhunë etnike, duke shtuar se “ndryshimi i kufijve do të thoshte spastrim dhe zhvendosje të popullsisë”.

Sipas tij, mbështetja e SHBA për ndryshimet territoriale ishte e projektuar nga grupet mbështetëse të George Soros në bashkëpunim me kryeminsitrin e Shqipërisë Edi Rama.

Gjatë një konfenerence të Blinken me Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës në Qershor, Zeldin e pyeti sekretarin në lidhje me sanksionet drastike që erdhën nga ?askundi?.

“Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?” pyeti Zeldin .

Blinken iu përgjgij pyetjes duke mohuar të ketë pasur ndonjë komunikim me Soros, duke shtuar se nuk mund të flasë me askënd për këtë çështje përveç Departamentit të Shtetit.

Blinken u shpreh se rreth çështjes së korrupsionit, janë ndjekur të gjitha protokollet, duke mos ofruar asnjë dëshmi të korrupsionit. Përgjegjës për dhënien e fakteve në Departamentin e Shtetit, për lidhjen e supozuar të Berishës me korrupsionin , është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga Delina Fico, Drejtoreshë e Shoqërisë Civile.

Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuara nga Soros, që ai i quan  si institucione të përhershme.  Fico ka qenë e fejuar me Edi Ramën dhe më pas është martuar me Bledi Çuçin një nga aletatët më të afërt të Ramës.

Blinken nuk mund të flasë në emër të dikujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre me Sorosin, apo edhe babanë e tij.

Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore të Soros (CEU), e cila përmban një koleksion dokumentesh historike hungareze. Në një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, babai i Blinken është i listuar në Bordin e Besimit për CEU, i treti pas Soros, dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ishte ambassador i SHBA në Hungari nga 1994 deri në 1998, pikërisht kur Soros po krijonte një kompani atje dhe ai dhe gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu, Hungarian Spectrum, i cili krenohet me Sorosin tek donatorët e tij, duke njohur Blinken si një sekretar potencial të shtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020 sepse “Hungaria nuk do të harrohet në katër apo mbase tetë vitet e ardhshme në Washington”./Marrë nga bongino.com

https://bongino.com/secretary-of-state-blinkens-family-ties-to-george-soros-exposed/

Lajmet e fundit nga