Meta takohet me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq/ “E rëndësishme nxitja e aksioneve humanitare”
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është taku...
Miliona dokumente të rrjedhura, dhe partneriteti më i madh mes gazetarëve në histori ka zbuluar sekretet financiare të 35 udhëheqësve aktualë dhe të shkuar në botë, të më shumë se 330 zyrtarëve publikë në më shumë se 90 vende dhe territore si dhe të njerëzve në kërkim ndërkombëtar, mashtruesve dhe vrasësve.
Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair, dhe bashkëshortja e tij Cherie Blair kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër.
Tony Blair ka qenë më herët këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe ndër vite është shfaqur në pozicionin e mikut të kryeministrit shqiptar.
Sipas dokumenteve të Pandorës, më 2017, Blair dhe gruaja e tij, Cherie, u bënë pronarë të një ndërtese viktoriane me vlerë 8.8 milionë dollarë, e vlerë nga një kompani e regjistruar në Ishujt Virxhin Britanik që e kishte nën pronësi këtë ndërtesë.
Ndërtesa në Londër tashmë shëben si zyrë për kompaninë ligjore të Cherie Blair.
Gjithashtu dokumentet tregojnë se Cherie Blair dhe bashkëshorti i saj, i cili shërbeu si diplomat në Lindjen e Mesme pasi ra si kryeministër në vitin 2007, bleu një kompani pronash të paluajtshme offshore nga familja e ministrit të industrisë dhe turizmit të Bahreinit, Zayed bin Rashid al-Zayani.
Duke blerë aksionet e kompanisë në vend të ndërtesës, familja Blair përfitoi nga rregullat fiskale që i shpëtoi ata nga detyrimi për të paguar më shumë se sa 400,000 dollarë taksë pronash.
Çifti Blair dhe familja al-Zayanis thanë se ata nuk kishin pasur dijeni për përfshirjen e njëri-tjetrit në marrëveshje.
Cherie Blair th,a se bashkëshorti i saj nuk ishte i përfshirë në transaksion dhe se qëllimi i saj ishte ?të sillte kompaninë dhe ndërtesën pas në sistemin rregullator dhe fiskal të Mbretërisë së Bashkuar.?
Ajo tha gjithashtu se ajo ?nuk donte të ishte pronare e një kompanie në BVI? dhe se ?shitësi për qëllimet e veta donte të shiste vetëm kompaninë.?
Lidhja Rama-Blair
Me 17 Korrik 2013 Edi Rama që synonte në atë kohë të bëhej kryeministër, është takuar në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij.
Takimi synonte në përfundimin e marrëveshjes me Blair si këshilltar i Ramës, marrëveshje kjo e negociuar fillimisht nga ish-Drejtori i Komunikimit në qeverinë e Blair, Alastair Campbell në shkurt të 2013, kur ai erdhi në Tiranë për të promovuar librin e tij.
Më pas, zëdhënësi i Blair e konfirmoi se do bashkëpunonte me Ramën nëse do ai do t’i fitonte zgjedhjet dhe do të ishte i kënaqur të ishte konsulent i tij.
Marrëveshja ndërmjet tyre u konfirmua dhe nga Edi Rama në shkurt të 2013 në profilin e tij në “Twitter”, ku shkruante se ?kishte bërë një takim të shkëlqyer me Toni Blair dhe kishte rënë dakord që pas 23 qershorit ai dhe skuadra e tij do të punojnë për një qeverisje të mirë. Rama e cilësonte këtë si fantastike.
Pas zgjedhjeve në vitin 2014, Blair erdhi në Tiranë, ku u takua me Ramën në kryeministri.
Më vonë në vitin 2016, ishte The Sun që raportoi se ish kryeministrit britanik Tony Blair, ishte për pushime në Shqipëri, ndërsa ishte fotografuar edhe me kryeministrit Edi Rama si miq./CNA.al
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është taku...
Dy banesa në fshatin Spanesh, në bashkinë Rrogozhinë janë pë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Sevaster të Vl...
Fshati Duhanas në Berat është përfshirë nga flakët. Mësohet ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë urgjente për...
SPAK-u po heton në mënyrë intensive edhe një ish-ministër të...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër pas zbulimit të m...
Prokuroria e Përgjithshme ka përzgjedhur 114 kandidatë që ja...
Emigrantët që do të kalojnë kanalin me anije nga Franca për ...
Engert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier,...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar situatë...
Presidenti Ilri Meta ka vlerësuar Kryqin e Kuq shqiptar me d...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka deklaruar se plotësimi i h...
Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, që tashmë ka marrë nj...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrug...
Policia e Shtetit, pjesë e operacionit JAD SEE “Ditët e Përb...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në koncertin k...
Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët dhe i freskët d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...