REPORTAZH- Magjia e liqenit dhe aktivitetet sportive/ Një ditë ndryshe në Pogradec
Aktivitetet sportive janë ato që mbajnë gjallë të rinjtë të ...
Lamtumirë Mjeshtër!
Shkodra i dha lamtumirën e fundit mjeshtërit Kujtim Alija.
Trupi i pa jetë për herë të fundit parakaloi në Qendrën kulturore të fëmijëve dhe në rrugët e qytetit ku simfoni pati bandën frymore, të cilën Alija e drejtoi për vite me radhe. Në pedonalën e qytetit, dhjetëra qytetarë dhe kalimtarë të rastit nderuan kompozitorin e njohur.
Homazhet në nderim të ‘Mjeshtrit të Madh’ u zhvilluan në Teatrin ‘Migjeni’, ku familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë atij lamtumirën e fundit.
Larg politikës ata të cilët vendosën kurora me lule dhe thanë dy fjalë për kontributin e karrieren e Kujtim Alisë ishin miq dhe bashkëpuntorë të tij.
Për kompozitorin Zef Coba njohja me Alinë është e hershme. Punuan për 35 vite së bashku dhe patën të njejtin qëllim, përmirësimin e jetës artistike në qytet.
?Është një ditë e dhimbshme për të gjithë popullin që e ka duartrokitur në këtë karrierë të gjatë Kujtim Aliajn. Është një ditë e trishtë, humbëm një koleg, një mik, një shok, Kujtimi ka një kontribut shumë të gjatë në disa fusha të rëndësishme në jetën artistike. Do të jetë i mangët vendi i Kujtim Alisë në podin e dirigjimit të festivalit të Këngës për Fëmijë. Do ndihet mungesa e tij në organizimin e koncerteve për bilbilat vegjël, ku u identifikuan sa e sa talente. Kujtimi ishte një njeri i përkushtuar që punoi me pasion, një njeri që dha kontributin e tij në lidhje me zhvillimin e artit dhe muzikës në Shkodër. Një pjesë e këtyre viteve nuk ishin të lehta. Përulem me respekt për kontributin që dha Kujtm Alija për artin“,-tha Zef Coba.
Kompozitori Alfred Kacinari teksa vlerëson kontributin e tij, i shpreh ngushëllimet edhe familjarëve e miqve të Kujtim Alisë.
?Nuk e kishim menduar kurrë se do vinim për të përcjellë Kujtimin. Një njeri i jashtëzakonshëm, një artist i madh, një personalitet që i ka bërë nder qytetit të Shkodrës, është i pazëvendësueshëm“-u shpreh Kacinari.
Edhe Kompozitori Edmond Zhulali, dirigjenti Jetmir Barbullushi dhe kompozitori Gjon Shllaku folën për artistin, i cili jetën ia dedikoi muzikës, orkestrimit, dirigjimit dhe nxjerrjes së talenteve.
?Ditë e vështirë për ne si shokë dhe miq të afërt të Kujtimit, por edhe për të gjithë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Në mënyrë të veçantë për ata që dikur ishin fëmijë dhe ai bashkëpunonte me ta dhe në vazhdim me prindërit dhe gjithë të tjerët. Sot kanë një ditë zie, është ndarë prej kësaj jete njeriu që me punën e tij i dha hov çdo gjëje të bukur të jetës së tyre. Unë mendoj që roli i tij është pak a shumë një rol i pazëvendësueshëm në këtë formë. Megjithatë Shkodra duhet të jetë krenare për figurën e Kujtimit. Ne do ta kemi gjithmonë shembull për punën e tij.?-u shpreh Edmond Zhulali.
Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare.
Vinte nga një familje intelektualësh shkodranë, të cilët e donin arsimin dhe artin. Pas diplomimit filloi punën në qytetin e Shkodrës, aty ku dha kontributin e tij deri në ditën e fundit të jetës. Në fillim si dirigjent e më pas si Drejtor Artistik i Festivalit, pedagogu dhe kompozitori ka qenë në gjithë këto vite vetë fryma e këtij aktiviteti, të cilin nuk e ndali as në vitin e vështirë 1997 dhe as gjatë pandemisë vitin e shkuar.
Për kontributin e tij të veçantë në muzikë, Kujtim Alija mbante titullin ?Mjeshtër i Madh?.
Një artist që nuk do të harrohet kurrë, ai i dha qytetit të Shkodrës, jetë, shpirt e talente ndër vite…..
Kujtim Alija do të kujtohet gjithmonë për kontributin e çmuar që dha artit shqiptar?
Ai u përcoll nga shkodranët me duartrokitje, për kontributin e pazëvëndësueshëm në tre dekada?
Kujtim Alija u kthye në simbolin e Festivalit për fëmijë në Shkodër. Përveçse dirigjent, ai u bë drejtuesi dhe organizatori, duke i dhënë mundësinë shumë brezave të vegjël artistësh të ngjiten në atë skenë. Alija bëri që ky Festival të kalonte jo vetëm kufijtë e qytetit, por edhe të Shqipërisë, duke mirëpritur konkurentë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Për 36 vite, ai dha kontributin e tij për zbulimin e talenteve shkodranë, të cilët sot radhiten te këngëtarët më të mirë shqiptarë. Këtu mund të përmendim Ervin Bushatin, Rosela Gjylbegun, Arilena Ara, Dorina Garuci etj.
Sakaq, Kujtim Alija bëri të mundur rifunksionimin e Bandës muzikore të qytetit, e cila për vite me radhë nuk ka qenë efektive. Pas konsolidimit, në Festivalet Kombëtare të Orkestrës Frymore në Sarandë, ky formacion fiton katër herë rresht, çmimin e parë.
Në tetor 2009 në Giulianova-Itali, në ?X Festival internazionale BANDE MUSICALI? fiton çmimin e parë akorduar nga Presidenti i Republikës italiane. Ai gjithashtu riktheu në Shkodër, pas 17 vitesh, Orkestrën Simfonike, shumë të njohur në të gjithë vendin, duke kontribuar për gjallërimin e jetës artistike dhe kulturore në vend.
Artisti i madh shkodran nuk është mjaftuar vetëm me të vegjëlit, por dijet e tij muzikore i ka ndarë edhe me studentët në Universitetin ?Luigj Gurakuqi?, apo edhe në Univerisitetin e Arteve në Tiranë, duke shërbyer si pedagog.
Në vitin 2017, Kujtim Aliajt iu akordua titulli ?Mjeshtër i Madh? nga Presidenti i Republikës.
Pas këtij vlerësimi, artisti u shpreh i kënaqur, por këto merita ia ka kaluar bashkëqytetarëve të tij.
Ndërsa Bashkia e Shkodrës e ka nderuar me titullin ?Mirënjohje e Qytetit?.
Nuk mjaftojnë fjalët për të treguar të gjithë vlerat që Kujtim Alija i ka dhënë kulturës shqiptare, veçanërisht kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhuruar qytetit të jareve të famshme.
Të gjithë brezat që do të vijnë, do të kthejnë kokën në korin e fëmijëve dhe do të shohin që gjithmonë do të ngelet një vend bosh. Edhe siç thotë kënga e njohur shkodrane ?Lule të bukura?: ?Sa ëndrra, sa kujtime, që na lidhin mos me u nda?, nga Kujtim Aliaj do të na mbesin shumë ?kujtime?, të cilat do të gdhenden përjetësisht në rrugën e muzikës shqiptare.
Lamtumirë mjeshtër i këngës, artit dhe të bukurës?/CNA.al
Aktivitetet sportive janë ato që mbajnë gjallë të rinjtë të ...
Fundjava në një fshat çlodhës, larg zhurmës së qytetit, mund...
Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar një nga rilindasit, A...
Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëti...
Nëse doni të përballoni temperaturat e larta, Razma është nj...
Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. ...
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin...
Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të histor...
Julian BALAKam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut ...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në ...
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...