Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në botë të shekullit 19-të, i njohur për punimet e tij të jashtëzakonshme e me ngjyra të gjalla. Tashmë kopje të veprave të tij të artit, në projeksione gjigante, mund të shihen përmes teknologjisë dixhitale në dy ekspozita që shfaqen në vende të ndryshme të botës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Deborah Block na çon në njërën prej tyre, në Uashington.
Përvoja dixhitale me pikturat e Van Gogut që shfaqen në 360 gradë, po mahnit vizitorët, me imazhe që lëvizin falë një teknologjie më të avancuar 3D.
Mario Iacampo është president dhe drejtor i Marketingut të kësaj ekspozite.
“Ne e marrim artin dhe e perfeksionojmë atë në mënyrë dixhitale. Më pas elementë të veçantë brenda tij i sjellim në jetë, por gjithmonë duke respektuar përmbajtjen e tij pa e ndryshuar atë?.
Vizitorja Christina McGee ka kënaqësinë të dëgjojë muzikë ndërsa sheh imazhet të rrjedhin mes tyre.
“Ajo që ishte vërtet ndryshe ishte dyshemeja, të dukej sikur ishe brenda pikturës”, thotë ajo.
Projeksionet dixhitale shfaqin piktura në dimensione të mëdha me subjektet e preferuara të Van Gogut, si lulet, peisazhet natyrore e madje autoportretet.
“Ai është si një yll roku. Nuk kopjonte askënd. Ai nuk filloi një lëvizje. Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore ai krijoi artin si dhe stilin e tij”, thotë zoti Iacampo.
Sot pikturat e Van Gogut vlejnë me miliona dollarë.
Megjithatë, gjatë kohës ku ishte gjallë ai nuk u konsiderua një artist i madh dhe arriti të shiste vetëm disa piktura, e shumë lirë.
“Ai nuk shihej si i rëndësishëm nga kolegët e tij, ishte i izoluar prej tyre. Stili i tij nuk përputhej me atë që po ndodhte gjatë asaj epoke”.
Van Gogu ishte i varfër dhe bëri një jetë të trazuar. Ai vuante nga sëmundje mendore dhe mbahet mend për prerjen e veshit. Pasioni i tij per pikturën nisi kur ishte 28 vjeç. Ai ishte një artist shumë krijues derisa vdiq në moshën 37 vjeçare, nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.
“Mbi 900 piktura në nëntë vjet, që është një numër i jashtëzakonshëm. Po kështu mbi 100 vizatime e skica”, thotë Iacampo.
Çuditërisht Van Gogu kishte probleme me dallimin e ngjyrave.
“Ai nuk i shihte të gjitha ngjyrat sikurse ne dhe njerëzit mendonin se kjo ishte arsyeja se pse ato ishin kaq shumë të gjalla në punimet e tij, sepse kur ai shihte të verdhën, pikturonte portokalli. Kur shihte blunë, ai e shihte atë të gjallë?.
Në ekspozitë ka piktura të njohura si “Nata e shndritshme” dhe seritë e tij me subjekt lulediellin.
“Ato janë pikturuar gjatë disa ditëve. Ai pikturonte çdo ditë sepse kjo ishte gjithçka kishte?.
Vizitori Anthony Tagliaferro thotë se këto veprat artistike i sjellin ndër mend kujtime të bukura me nënën e tij, e cila i adhuronte pikturat e Van Gogut.
?Përpara se të sëmurej dhe të ndërronte jetë, ajo pikturonte shumë luledielli. Ishte një nga gjërat e saj të preferuara. Ka disa shembuj në pjesën e parë të galerisë dhe kur i pashë m?u mbushën sytë me lotë”.
Një tjetër vizitor, Mike Tosto, thotë se po i shijon pikturat e Van Gogut që vijnë në një formë të re.
“Arrin të shquash lëvizjet, daljen nga linjat dhe format e pikturës”, thotë ai.
Zoti Iacampo thotë se ekspozita është si një muze virtual që i bën homazh Van Gogut, pikturat e të cilit nuk u shfaqën gjatë kohës që ai ishte gjallë.
“Ajo që do të doja që njerëzit të ndiejnë është që të dinë më shumë për artistin, dhe ndoshta të shkojnë në shtëpi apo në një ekspozitë, e të shohin artin e vërtetë, pikturat e vërteta”/VOA
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tre...
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të...
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Data 10 Korrik 1914!Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka...
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Për herë të parë pas 70 vitesh Pjetër Rraboshta fotografi i ...
MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij t...
Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...