Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tregon një mënyrë interesante të mënyrës së si artistët i shohin gjërat. E duket se kohët e fundit po i jepet shumë vëmendje këtij arti pamor, ndërsa Korça është zgjedhur sërish si qyteti që do të promovoheshin qindra punime nga artistë të ndryshëm.
Qyteti juglindor ishte i preferuari i organizatorëve, ku në ditët e nxehta të verës, ishte më i përshtatshmi për tu realizuar, ky aktivitet dy ditor që startoi në Zona Pedonale, e do të përfundojë mbrëmjen e së dielës në Pazarin e Vjetër të Korçës. Qytetarët korçarë artdashës por edhe vizitorët do të hasin me dhjetra karikatura të realizuara nga disa artistë, ndër të cilët është edhe Arben Meksi.
Arben Meksi, arkitekt me profesion por prej më shumë se 3 dekadash zhvillon artin e karikaturës shprehet se kjo lloj karikature universale është ajo çka është ekspozuar dhe më e kërkuara sot në botë.
Humori, filozofia dhe imazhi janë pjesë përbërëse e kësaj karikature ku ajo është pranë njerëzve dhe komunikon direkt me ta pa u lexuar në çdo vend të botës. Meksi u bën thirrje edhe karikaturistëve të tjerë të cilët janë të pakët në numër të bëhen bashkë në hapësirën ndërkombëtare për ta promovuar dhe për ta ngritur në një cilësi këtë art duke hyrë në shoqatën botërore të karikaturistëve. Ai nuk lë pa përmendur edhe dëshirën e tij, ku ky art i vogël në dukje por shumë i fuqishëm ka pasur një traditë me rreth 40 karikaturistë, të cilët për fat të keq sot as nuk përmenden.
Nese do të ketë mundësi dhe mbështetje nga institucionet në qytetin e lindjes, Vlorë këtë endërr dhe dëshirë ta realizojë në hapjen e një galerie të karikaturës shqiptare.
?Është një ekspozitë e veçantë e artit të karikaturës, që unë po e hap në qytetin e Korçës. Është e veçantë sepse ndryshe nga ekspozitat e tjera tradicionale, nuk merret me figurën e njeriut si portret të cilën karikaturistët e deformojnë, apo me karikaturën politike. Merret me një lloj tjetër të karikaturës e cila është karikatura universale, e cila është më e kërkuara në botë dhe për këtë organizohen edhe konkurse botërore. Në këto konkurse dy karikaturistë shqiptarë kanë fituar mjaft çmime ndërkombëtare. Ne jemi munduar të bëjmë bashkë humorin, filozofinë dhe imazhin, dhe të gjithë e dimë sa fuqi ka imazhi në ndërgjegjen dhe në mendjen e njërëzve. Pra, duke qenë një karikaturë universale, ajo kuptohet nga të gjithë dhe ska nevojë për përkthyes.
Arsyeja e dytë dhe e veçanta e kësaj ekspozite është që mbahet në hapësirën urbane, duke komunikuar drejt për drejt me njerëzit. Nga eksperienca ime në vende të ndryshme të botës, kam vënë re që pasi përfundonte konkursi, karikaturat fituese dhe të zgjedhura si më të bukurat, ekspozoheshin në hapësirat e qytetit. Dhe më e rëndësishme është që këtë ekspozitë unë e hap në Korçë, në qytetin e kulturës, ku ajo reflekton në shumë dimensione. Shoh një transformim shumë të madh të qytetit, që është kthyer në një destinacion të turistëve dhe I jep një zhvillim shumë të madh artit pamor. Ju bëj thirrje edhe karikaturistëve të tjerë të bashkohen me karikaturën tonë, të bëhemi bashkë në hapësirën bashkë kombëtare pasi jemi shumë të paktë në numër.? ? u shpreh Meksi.
Organizatorja e këtij aktiviteti Flora Nikolla u shpreh se vitin e kaluar Shqipëria shënoi futjen e parë të këtij lloj arti në karikaturën botërore. Aktiviteti nuk është formal por real dhe sipas saj është në nivele botërore, sikundër karikatura që mban edhe emrin “Shqipëri”.
?Pasi përfunduam Bienalen e Parë Ndërkombëtare të Karikaturës në qytetin e Pogradecit vitin e kaluar, futëm Shqipërinë në hartën e karikaturës botërore. Ishte një përgjegjësi e madhe për ne si organizatorë. Që prej vitit të kaluar menduam që të bënim një tur shëtitës duke marrë me vete edhe karikaturistë të cilët për hir të së vërtetës ishin në gjendje agonie deri në atë moment. Jam shumë e gëzuar sot që pas 1 viti kemi hapur rrjesht 3 ekspozita, me logon e Bienales ?Niko Nikolla?.
E organizuam në qytetin e Tiranës, 2 muaj me parë Agim Sulaj një artist me famë botërore u rikthye në Pogradec me rreth 30 vepra të tij, dhe ja ku jemi në Korçë me 120 karikatura. Qershia mbi tortë është Arben Meksi me një ekspozitë vetjake të punuar me zell me tema të mprehta e të vërteta të ndërthurrura me humor. Dhe njëkohësisht me 50 shtete të botës që ishin pjesë e Bienales. Ndihem mirë sepse nuk është një aktivitet formal, por është real dhe kërkon që karikatura të jetë në nivele botërore sikundër karikatura që mban emrin SHQIPËRI.? ? tregon Nikolla.
Në kuadrin e Binales Ndërkombëtare të Karikaturës ky aktivitet do jetë i përqëndruar këtë fundjavë e shtrirë në 2 ditë në qytetin juglindor në Pedonalen e qytetit dhe në zonen e Pazarit të Vjetër ku korçarët do të mund të vizitojnë nga afër punimet e kësaj eksopzite./CNA.al
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të...
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Data 10 Korrik 1914!Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka...
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Për herë të parë pas 70 vitesh Pjetër Rraboshta fotografi i ...
MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij t...
Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizj...
Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gj...
Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardh...
Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues ...
Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. R...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxh...
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...