Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardhur nga vende të Bashkimit Europian, por risi janë vizitorët nga Egjipti dhe Pakistani. Në qendër të qytetit Bashkia Shkodër ka vendosur Qendrën e Informimit, e cila jep shërbim prej vitit 2016. Rina Xhuxha thotë se gjatë muajit korrik çdo ditë pranë kësaj qendre kanë kërkuar informacion të paktën 30-50 turistë.
?Qendra e informimit jep shërbim që prej vitit 2016. Dy vitet e fundit kemi patur një rënie drastike te turistëve, siç dihet për shkak të pandemisë. Por këtë vit sezoni ka nisur mbarë. Shkodra po përballet me dy risi. Së pari është atraksioni në qytet. Nëse përpara dy vitesh turistët e shfrytëzonin më shumë si vend tranzit për të shkuar në Mal të Zi, këtë vit ata duan të qëndrojnë në qytet të paktën 2-3 ditë. Tek ne kërkojnë informacion mbi hotelet apo hostelet që ofron qyteti si dhe pikat turistike. Vijnë me qëllime te qarta, pra kanë informacione të shumta. Tek ne më shumë kërkojnë detaje, për shembull mbi rrugën sa orë bën për të shkuar në Theth, apo shtegun që mund të përshkruajnë. Risia e dytë është origjina e vizitorëve. Përveç vendeve të Bashkimit Europian, këtë vit kemi shumë turistë nga Egjipti dhe Pakistani. Mendoj që qyteti i Shkodrës së bashku me pikat turistike që ofron këtë vit ka një përmirësim të dukshëm në aspektin financiar nga turizmi.?-tha Rina Xhuxha.
Kjo është Hanna Wiktor, së bashku me djalin e saj Liann kanë ardhur nga Polonia. Së pari kanë vizituar jugun e Shqipërisë e tashmë turin e tyre po e mbyllin me veriun. Ata janë të kënaqur me njerëzit, shërbimin dhe panoramën që ofron vendi ynë. Hanna thotë se në Shkodër i ka bërë përshtypje arkitektura e banesave dhe pedonalës.
?Ne sot pas jugut po nisim një turin e dytë të Shqipërisë. Kam ardhur sëbashku me djalin tim. Në Shkodër jam mahnitur nga arkitektura, pedonalja ishte e veçantë. Duam që sonte të qëndrojmë në Shkodër e më pas të nisemi drejt Thethit. Kemi dëshirë që të përshkojmë në këmbë shtegun Theth-Valbonë. Mendoj që keni vende të mahnitshme për të bërë turizëm. Kam dëgjuar shumë edhe për Shirokën, ndaj u ndalëm tek qendra e informimit për të pyetur nëse është larg pasi nuk u orientuam me sinjalsitikën në qytet?.-tha Hanna Wiktor, për CNA.al.
Edhe djali i saj Liann ka mbetur i mahnitur nga Shqipëria. Sapo e pyet mbi përshtypjet ai thotë fjalinë ?Shqipëria është e mahnitshme?.
?Shqipëria është e mahnitshme. Unë mora informacion në internet dhe pashë që vendi juaj kishte sezon turistik covid free. U informova mbi vendet turistike, nuk mundëm t?i ndajmë veriun me jugun, ndaj menduam që t?i eksplorojmë të dy. Kemi qëndruar një javë në jug, e tashmë tri ditët e fundit të qëndrimit tonë duam t?i përmbyllim me veriun. Shkodra na pëlqen shumë. Sot duam të vizitojmë Shirokën, muzeun e diktaturës, pasdite kalanë Rozafa dhe mbrëmjen ta kalojmë në pedonalen e qytetit tuaj. Nesër po nisemi drejt Thethit. Do të bëjmë në këmbë shtegun Theth-Valbonë. Keni vende të mrekullueshme dhe Shqipëria meriton të jetë internacionale?.-tha Liann.
Johan Buttler vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të është hera e parë që viziton Shkodrën. Ai kishte punuar me një emigrant nga Malësia e Madhe dhe vendosi që të vinte katër ditë në Shkodër. Pjesë e vizitave të tij ishte Kelmendi, qyteti i Shkodrës dhe do të përmbyllte vizitën e shkurtër me kryeqytetin.
Johan Buttler tha për CNA.al se ?Kam ardhur prej katër ditësh në Shkodër. Së pari vizitova Kelmendin, një vend që m?u sugjerua nga një koleg i imi atje, ishte vend i mahnitshëm. Ushqimi bio, kishte një shije që vështirë ta gjesh kund. Në Shkodër erdha mbrëmë. Kam vizituar muzeun e dëshmisë dhe kujtesës. Më ka rrenqethur historia e së kaluarës tuaj. Mendoj që keni shumë për të treguar. Qyteti është një tjetër mrekulli. Unë tani po nisëm drejt Tiranës, edhe atje dua të vizitoj disa vende që i kam të shënuara. Pastaj do kthehem në USA. Po kthehem vërtetë me përshtypjet më të mira për ju si popull dhe si vend?.
Shkodra ofron disa lloje të veçanta atraksionesh turistike të cilat janë unike për vendin dhe më gjërë. Hotelet në qytetin e Shkodrës ofrojnë mundësi akomodimi mjaft të diversifikuara. Hotelet që ofrojnë kushte të mira dhe çmime nga 30-60 euro. Përgjithësisht, të tjerët që ofrojnë kushte minimale për akomodim kanë çmim nga 10-20 euro. Kohët e fundit hotelet kryesore të qytetit janë renditur edhe në websitet e rezervimit dhe të agjencive turistike. Hotelet kryesore ofrojnë të gjitha facilitetet moderne të tilla si restorante me kuzhinë tradicionale dhe italiane, bare, salla konferencash, fitness, sauna, pishinë verore, internet, etj. Gjithashtu në qytet funksionon edhe akomodimi në hotele të vogla dhe akomodimi familjar. Kapaciteti i hoteleve të regjistruara është gjithsesi ende i vogël, rreth 300 shtretër.
Brenda qytetit ka disa vende historike për t?u vizituar që nga: Kalaja e lashtë Rozafa, muze te ndryshëm, shtëpi historike, monumente kulti, institucione të kulturës. Ndërsa në natyrë mund të shkoni në: liqeni i Shkodrës, Shirokë-Zogaj-Koplik, bregdeti Adriatik Velipojë, Ishulli Franc Jozef, Razëm, Tamarë, Theth, Bogë, Vermosh, Bjeshkët e Tërbunit etj./CNA.al
Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues ...
Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. R...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxh...
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit ...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli B...
Nga Skender DemolliIku dhe Vladimir Toroveci, te limani i pë...
Jonuz Delaj është lahutari më i rrallë në Malësinë e Madhe....
Në qershor të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë Haxhi M...
Tatuazhet janë një lloj arti që vitet e fundit është kthyer ...
Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qy...
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku ...
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...