"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Tatuazhet janë një lloj arti që vitet e fundit është kthyer në vëmendjen e të gjithë të rinjve në Shqipëri.
Të realizosh një tatuazh, duhet domosdoshmërisht talent në pikturë dhe kapjen e detajeve të saj, e më pas me zhvillimin e kurseve apo shkollave të ndryshme profesionale, mund të perfeksionohet deri në detaj.
Në Korçë janë të pakta studiot e tatuazheve, ndërsa në këtë reportazh do të sjellim për ju studion më të re të tatuazheve në qytet.
?Ilyrian Ink Tattoo? u hap tre muaj më parë për të gjithë të pasionuarit pas tatuazheve, studio që ndodhet në Pazarin e Vjetër të qytetit.
Me një arredim të stilit bashkëkohor, i thjeshtë deri në detaj, me ngjyrën e bardhë që mbizotëron në studio, ka për qëllim ti bëjë klientët të ndihen të rehatuar gjatë punimit të tatuazhit.
Gjatë vizitës tonë në studio, biseduam me dy të rinjtë të cilët zhvillojnë artin e tatuazheve në stilin europian, me tattoo të personalizuara vetëm për klientin sipas kërkesave të tij.
Fatjon Shkëmbi dhe Ermal Hajdini, përkatësisht 34 dhe 24 vjeçarë, pas studimeve në kryeqytet kanë përfeksionuar talentin e tyre në pikturë, duke u kthyer në vendlindje për ti sjellë qytetit një frymë inovative.
Për dy artistët e rinj, arti i tatuazhit është kompleks, me një përgjegjësi të madhe, që kërkon profesionalizëm, përqëndrim dhe fokusim.
Tatuazhi është një gjë që ngelet në trup për gjithë jetën, e kjo e bën këtë profesion më të ?vështirë? nga profesionet e tjera.
?Mënyrat e dizenjimit të një tatuazhi janë të ndryshme bazuar edhe në kërkesat e klientëve. Shumicën e rasteve ne kemi patur klientë që kanë dashur ta personalizojnë tatuazhin e tyre, ku ndër kërkesat kanë qenë tattoo realistic si imazh të një familjari, shprehje të ndryshme për jetën, kafshë që mund të karakterizojë personalitetin e klientëve, po ashtu edhe objekte 3D që mund të lidhen me profesione të shumëllojshme.
Kemi 12 lloje tatuazhesh që përfshijnë tatuazhet bardh e zi, tatuazhet me ngjyra që përdoren për lulet, kafshët, objekte të ndryshme etj. Një tjetër lloj stili është realistiku, që përqëndrohet në imazhe reale, po ashtu edhe tatuazhet sureale që tregojnë një ndërthurrje të imazheve dhe portreteve. Në studion tonë ne i aplikojmë të gjitha mënyrat me bojëra bimore dhe mjaft cilësore.? ? tregon Fatjon Shkëmbi.
Dhimbja që shkaktohet nga tatuazhi në trup nuk është më një tabu, ashtu si ka qenë para shumë viteve.
?Moshat që preferojnë të gdhendin një tatuazh në trup janë kryesisht 18 ? 30 vjeç, por nuk mungojnë as moshat 40 ? 50 vjeç. Të rinjtë zgjedhin pjesët më të ekspozuara të trupit si krahët, pulpën e këmbës, parakrahun dhe shpatullat.
Për sa i përket dhimbjes, ajo ndryshon sipas pjesëve të trupit, ku më pak e dhimbshme është në krah dhe këmbë, ndërsa më e dhimbshme është në dorë, në gju, kokë dhe fytyrë. Megjithatë kjo nuk i ndalon klientët të realizojnë tatuazhe në këto pjesë trupi.? ? shprehet Ermal Hajdini.
Turistë të shumtë vendas e të huaj zgjedhin studion për të marrë një kujtim nga qyteti i Korçës.
?Nga Shqipëria pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi. Ata vijnë me një ide të qartë për tatuazhin duke na besuar ne për realizimin e tyre.
Për sa i përket të huajve, ata janë kryesisht nga Europa, nga Franca, Suedia dhe Gjermania. Por nuk kanë munguar as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë ardhur nga California.
Rasti më i fundit ka qenë i një të riu nga Los Angeles, i cili na kërkoi një thënie biblike që përfaqësonte besimin e tij. Ndërsa një tjetër i ri nga Washingtoni, me pasionin e tij për fotografinë, zgjodhi të bënte të dhënat e aparatit fotografik?, ? tregojnë dy të rinjtë.
Studio ?Illyrian Ink Tattoo?, më e reja për qytetin e Korçës, me një vendndodhje mjaft të thjeshtë në Pazarin e Vjetër, ka sjellë një risi për juglindjen me përdorimin e bojërave bimore në realizimin e çdo tatuazhi. /CNA.al
Adresa: Lagjia 8, Rruga Stavri Gjerazi, Nr 5, Pazari I Vjetër.
Kontakt: Fatjon Shkëmbi 0695425313, Ermal Hajdini 0695118089
Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qy...
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku ...
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të ...
“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëviz...
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka shprehur ngushël...
I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra...
Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineast...
Në Shkodër përfundoi edicioni i 59-të i Festivalit Mbarëkom...
18 fëmijë janë ngjitur të shtunën në skenën e Festivalit Mba...
Ky është Paulin Ndoj. Ai u kthye nga Greqia 12 vite më parë....
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga vlerat e qyt...
Në këtë reportazh po ndalemi në qytetin verior, Pukë. Vetëm ...
Dritan Onjea, është 50 vjeçari artizan që vjen nga Saranda n...
Malësia e Madhe mban peshën kryesore të prodhimit të bimëve ...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por m...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bi...
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...