Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qytet, s’mund të mos na shkojë mendja te serenatat aq të bukura e të kënduara aq me pasion nga korçarët.
Një traditë e vjetër e këtij zhanri muzikor, që nuk e humb vlerën sado vite të kalojnë.
Traditë kjo që është mbajtur gjallë që prej krijimit të grupeve serenatiste, shumë vite me parë, e që vijon të ketë vlera të veç anta kulturore e artistike për identitetin e qytetit të Korçës.
Familja që ne kemi zgjedhur të shkruajmë këtë herë është familja Sulioti, që çdo korçar e njeh sapo i dëgjon mbiemrin, por që normalisht njeh edhe personazhet e saj që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit.
Do ta fillojmë reportazhin tonë duke folur për 2 nga njerëzit e familjes Sulioti, për jetën e tyre, veprimtarinë artistike për të cilën gjithë Korça bëhet krenare.
Piro Sulioti, artist i merituar
Hera e parë kur Piro këndoi para një publiku të gjerë në një koncert të hapur të organizuar prej Kristo Konos ishte pikërisht në moshën 12-13 vjeçare.
Ai u zbulua si talent në mënyrë të rastësishme nga kompozitori i mirënjohur Kristo Kono, i cili përgatiste edhe grupin artistik të liceut për talentet e reja në vitin 1936.
Gjatë Luftës Nacional-çlirimtare ka marrë pjesë në njësitin e qytetit që në vitin 1942 në vitin 1943 ka kënduar në grupe të ndryshme të qytetit, ka marrë pjesë në melodramën ‘’Vllavrasja’’, ka kënduar i pari marshin e Brigatës së II sulmuese dhe ka shkuar në fshatin Dardhë ku ua mësoi partizanëve me porosi të Kristo Konos.
Pas çlirimit të vendit ka marrë pjesë në Korin e Rinisë që drejtohej nga Misto Nuke, por u largua pas një kohe të shkurtër për në Ansamblin e Ushtrisë ku këndoi si tenor i II-të deri në vitin 1948 pranë Gaqo Avrazit, Ibrahim Tukiçit dhe Avni Mulës.
Në fillim të vitit 1949 pasi ishte kthyer nga ushtria, që në ditët e para të jetës civile ai aktivizohet nëpër aktivitete të ndryshme të Shtëpisë së Kulturës në Korçë, si korin e Nozulimit duke u bërë njëkohësisht anëtar i Grupit të Amatorëve të Radio Korçës.
Ku këndoi bashkë me Anita Taken, Tole Adhamin, Gaqo Jorganxiun, Pavlina Nikajn etj. Piro merr pjesë dhe nëpër koncertet e para jashtë shtetit në Rumani, Bullgari, Hungari, Poloni, Çekosllavaki e Jugosllavi dhe Bashkim Sovjetik. Protagonist në rolin e Sokolit, në operetën e parë shqiptare “AGIMI” me muzikë të Kristo Konos dhe libret të Kolë Jakovës.
Mori pjesë dhe në të gjitha Tabllot Muzikore, Koncertet dhe turnete ndryshme të Shtëpisë së Kulturës në Korçë duke numeruar mbi 600 shfaqje, madje ka marrë edhe në Operetat “Sëbashku jeta është këngë” “Lugina e artë”, “Fleta e Kuqe” etj.
Ka regjistruar dhjetëra këngë qytetare dhe popullore të qytetit dhe të Jugut në pllaka vinili, vepër që deri më sot askush tjetër nuk e ka tentuar.
Në vitin 1960 bashkë me Ilo Evron formuan korin Partizan në Korçë. Aktin edhe në Festivalet e Këngës në Radio, 1960-1970 në Korçë, në të cilat debutuan këngët e kompozuara nga kompozitorë të mirëfilltë të Shqipërisë.
Një nga serenatistët më të vjetër që ka kënduar hite si “Jorgjica”, “Vashë pse rri menduar”, “Dje mbrëma”, “I pa besë” “Nën hije me rije” “Për ty qan zemra ime” etj.
Ka marrë pjesë në shfaqjet e Ansamblit Artistik Amator të Tiranës në Republikën e Kinës sëbasku me Mustafa Gercalliun, Avni Mulën, Vaçe Zelen dhe Mentor Xhemalin.
Është dalluar për pjesëmarrjen e tij edhe në Festivalin Kombëtar të Ansambleve Artistike në Vlorë dhe për punën kulturore nga Ministria e Kulturës dhe e Arteve.
Solisti më jetëgjatë i korit “Lira” rreth 5 dekada. Jetën e Korit e shpëtoi dy herë, një herë në 1967 kur regjimi socialist donte ta shpërbënte dhe një herë në 1991 kur Bashkia vendosi ta ta shpërbënte për shkak të burimeve financiare.
Në 1995 ai pësoi një atak në zemër në skenë gjatë turneut të tij në Rumani me Korin Lira.
Ai u kthye në skenën muzikore në vitet 2000-2002 në netët e serenatës. Ai bënte ushtrime vokale në piano çdo mëngjes dhe këndoi deri në fund të jetës së tij.
Në muajt e fundit të jetës së tij ai kishte pësuar Sëmundjen e Alzheimerit, duke harruar pothuajse gjithçka përveç teksteve të këngëve.
Bashkëpunimi i tij i fundit ishte me këngëtaren e njohur të këngëve të lehta Mimoza Paraveli të cilën ai ndihmoi në nxjerrjen e dy albumeve me këngë korcare. Pavarësisht ofertës së tij për qytetin, ai kurrë nuk u emërua për një titull nderi , përkundër faktit se janë bërë propozime nga organe të ndryshme në Këshillin Bashkiak.
Gjergji Sulioti, djali i Piros.
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së lehtë të Korçës pa dijeninë e babait të tij, me një këngë nga Pavllo Sholla që e çoi në skenën muzikore.
Αtje ai fitoi vendin e parë, duke lënë babanë e tij në të dytin. Κa fituar dhjetra çmime të para, të dyta dhe të treta në çdo ngjarje muzikore të Κοhës të tilla si: Çmimi i Parë tek koncertet e Majit 1976 me hitin e famshëm deri më sot “Mësuesi i parë”, : Çmimi i Parë tek Anketa e RTV Nëntor 1976 me këngën “Kur të vijmë o shokë nga mali”, Çmimi i Parë tek Anketa e RTV Mars 1977 me këngën “Urim për 7 Marsin” : Çmimi i tretë tek Festivali i 17-të i RTSH me këngën “Të fortë e kemi Shqipërinë”, Çmimi i tretë tek Festivali i 22-të i RTSH me këngën “Rritesh nëpër vite”, Çmimi i Parë tek Anketa e RTV Mars 1981 me këngën “Filiza për të ardhmen” dhe të paktën 12 ”, Çmime të tjera.
Ai ka qenë një nga Tenorët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit ka interpretuar rolet kryesore në opera si: Karmen, Maleve për liri, Pagliaç i, Tosca, Rigoletto, Il trovatore, Aida, Paja, Otello, Nëna e trimave, Celula e kuqe, Karnavalet, Lulja e kujtimet, Berberi i Seviljes, Goca e Kaçanikut, Vjosa, Toka Jonë, Skenderbeu, Traviata, Borana, Zgjimi , Liceistët, Nëna e trimave etj.
Ka bashkëpunuar në skenë si dhe i kanë shkruar këngë emrat më të mëdhenj në artin shqiptar si: Çesk Zadeja, Tish Daija, Lefter Çipa, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Xhoni Athanas, Vaçe Zela, Agim Krajka, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Pjetër Gaci, Ferdinand Deda, Agim Prodani, Luan Zhegu, Zhuliana Jorganxhi, Spartak Tili etj.
Për vite me radhë ai është dalluar si solist kryesor i Ansamblit Shtet?ror të K?ng?ve dhe Valleve Popullore ku ka kënduar edhe dhjetëra këngë tradicionale dhe Popullore.
Ka zhvilluar një numër ngjarjesh në vende të ndryshme që nga mesi i viteve 1970 si Finlandë, Danimarkë, Gjermani, Norvegji, Suedi, Hollandë, Greqi, Itali, Francë, Turqi, Qipro, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Rumani. Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë, në të dy festivalet si tenori më i mire.
Që kur u kthye në Korçë në 2008, ai ka zëvendësuar babanë e tij në korin Lyra, i cili mban rekordin si solisti më jetëgjatë deri më sot ne historinë e Korit.
Ai ka publikuar një album me ri-interpretimin e serenatave mitike dhe të harruara. Ai ka qenë mësues Kantoje dhe Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno” ku përgatiti shumë talente, mes tyre edhe Tenorin Gjergji Mani që sot shkëlqen jashtë vendit.
Me një biografi kaq të pasur dhe edhe pse është i vetmi këngëtar shqiptar që ka bashkëpunuar më së shumti nga kushdo tjetër me “Artistë Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh” nuk mban asnjë titull.
Zhani Sulioti është vajza e mesme e familjes, këngëtare, mësuese muzike dhe nga gratë e para soliste të korit Lira. Ndër të tjera ajo ka shpëtuar së bashku me Spania Pipën dhe vëllezërit Tasellari serenata jashtëzakonisht të rralla të qytetit kur i regjistruan në mënyrë amatorë në fillim të viteve 1990.
Por, për Zhankën e Korçës do të sjellim një tjetër reportazh mjaft interesant që do të nxjerrë në pah sekrete dhe të vërtetat e jetës së saj. Ndërsa vajza tjetër e familjes është Alma Sulioti, e cila është piktore vizuale në Greqi, ndonëse këndon dhe ka mbaruar Liceun Artistik Tefta Tashko.
Së fundmi, gjatë kësaj periudhe familja Sulioti ka filluar të dixhitalizojë arkivin e saj historik muzikor që është rreth 7 dekada i vjetër për të ndihmuar zhvillimin e muzikës shqiptare dhe veçanërisht muzikës të qytetit. Informacion mund të gjendet në faqen Piro Sulioti në facebook dhe tek kanali “Sulioti Official” në Youtube./CNA.al
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku ...
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të ...
“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëviz...
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka shprehur ngushël...
I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra...
Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineast...
Në Shkodër përfundoi edicioni i 59-të i Festivalit Mbarëkom...
18 fëmijë janë ngjitur të shtunën në skenën e Festivalit Mba...
Ky është Paulin Ndoj. Ai u kthye nga Greqia 12 vite më parë....
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga vlerat e qyt...
Në këtë reportazh po ndalemi në qytetin verior, Pukë. Vetëm ...
Dritan Onjea, është 50 vjeçari artizan që vjen nga Saranda n...
Malësia e Madhe mban peshën kryesore të prodhimit të bimëve ...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por m...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bi...
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Me kalanë, muzeun e famshëm dhe historinë e lavdishme të Gje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...