Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëvizje mashtruese që të çarmatosin; çdo fotografi e tij është një provë, një përpjekje.”
Këtë shprehje e hasim sapo futemi në ambjentet e “Muzeut të Fotografisë Gjon Mili” në pedonalen e Korçës.
Muzeu i vetëm i këtij lloji në juglindje, mjaft i veçantë për qytetin dhe një fat për Shqipërinë që qytetarët të shohin Gjon Milin.
Sepse atë mund ta shohim vetëm nëpërmjet internetit, apo në Barcelonë, në muzeun e Picassos.
Përpara se t’iu tregojmë çfarë ka brenda muzeut, ajo çka bie në sy sapo futemi në derën kryesore është godina e verdhë me fotografinë e Gjon Milit në mur.
Po ashtu në të gjithë ndërtesën e veçantë mbetet mënyra e vendosjes së fotografive dhe shkrimeve në muret e bardha të saj.
Çdo gjë e lyer me të bardhë, si për të përcjellë një lloj qetësie shpirtërore dhe që të bën të qëndrosh më gjatë në ambjentet e muzeut.
Gjatë vizitës tonë në muze, biseduam me përgjegjësin Kristi Ktona, i cili na tregoi fillimisht për artistin Gjon Mili, me një krenari që kushdo do të ishtë i lumtur të fliste.
“Gjon Mili është një personazh shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë (për faktin se është me origjinë korçare), por edhe për popullin amerikan.
Siç dihet ai ka mbaruar për inxhinieri elektrike në institutin e teknologjise në Massachusetts (MIT). Por në momentin që ai zbuloi dritën stroboskopike kaloi nga shkenca në art. Një nga faktorët më të rëndësishëm të fotografimit ishte ndriçimi i duhur i objektit, e këtë e bënte më së miri ky artist. Në vitin 1939 ai nis punën në revistën e famshme Life Magazine dhe kjo punë i jep mundësinë të fotografojë më të njohurit e shekullit të kaluar” – thotë Kristi.
Të gjithë do të pyesnim veten se çfarë e bën fotografinë e tij të veçantë?
“Gjatë studimeve të tij në fushën e shkencës, Mili nuk e la pas dore pasionin për fotografinë.
Ai përdori për herë të parë “flashin elektronik” dhe “dritën stroboskopike” të cilat ishin shpikur nga profesori Edgerton në vitin 1931, dhe që Gjon Mili pati një bashkëpunim të gjatë me të.
Siç e përmenda, bashkë me studimet në fushën e teknikës, Mili vazhdoi të fotografonte duke u talluar përherë e më shumë në fushën artistike. Fotografitë e Gjon Milit me teknikën e ekspozimit ultra të shkurtër kanë nxjerrë në pah një nga dukuritë më interesantë të lidhjes së shkencës me artin.” – shprehet Ktona.
Një sërë fotografish janë të vendosura në muret e muzeut, me teknika të ndryshme, personazhe, objekte që kanë ngelur në memorien e Milit dikur, e që ne i shohim tashmë në muze.
Janë 240 fotografi të artistit të famshëm korçar, që la gjurmë tek shqiptarët dhe amerikanët që patën fatin ta kishin në shtetin e tyre.
Gjatë viteve të tij në fushën e artit, ai ka pasqyruar fotoportrete mjaft interesantë të figurave të njohura të botës së artit e kulturës, duke përmendur këtu kompozitorin Stravinski, këngëtarin Frank Sinatra, piktorin Matis, pianistin Rubinstein etj.
Ndër fotografitë e tij më interesante mbeten ato të presidentëve të Amerikës por edhe të politikanëve të tjerë, si presidenti Truman, ministrin Molotov etj.
Më tej, ndërsa e pyesim për vizitorët, Kristi Ktona tregon se është vënë re një rënie e numrit të turistëve gjatë vitit të fundit, por sërish mbetet një nga muzetë që le mbresa të veçanta për të gjithë ata që e shohin nga afër.
“Pyetje pak e vështirë për periudhën që sapo kemi kaluar, pasi një vit më parë vizitorët ishin sa 1/10 e viteve të kaluara. Shkak për këtë dihet që ishte pandemia, por tashmë që pjesa më e “keqe” kaloi, edhe vizitorët në këtë sezon besoj së do të jenë më të shumtë.
Vizitorët shqiptarë janë ata që preferojnë të shohin muzeun, kryesisht ata nga Tirana, Shkodra, Gjirokastra, por nuk kanë munguar edhe ata të huaj.
Ndryshe nga në shqiptarët që jemi më improvizues, të huajt e programojnë gjithmonë vizitën e kryesisht me organizimet e ambasadave. Kemi patur turistë nga Izraeli dhe disa nga Franca këtë vit, por pa harruar të përmend edhe të gjithë ambasadorët e shteteve në Shqipëri të cilët e kanë vizituar muzeun.” – shprehet Kristi.
Gjon Mili përcaktohet nga muzeu i artit kontemporan, në 20 fotografët më të mirë të shekullit, ishte një shkencëtar që u bë artist, një përcaktim shumë i rëndësishëm dhe ngelet nga ne shumë pak për të komentuar.
Gjon Mili është vlerësuar si një nga 20 fotografët më të mirë të shekullit, si një shkencëtar që u bë artist e si një amerikan me origjinë shqiptare që nuk ndryshoi asgjë nga jeta e tij dhe origjina, por vazhdoi ta quante veten shqiptar duke e folur edhe gjuhën shqipe mes shtetit ku jetoi deri në vdekje./CNA.al
Adresa : Rruga Konferenca e Pezës, Korçë
Kontakt : 0693787898
Ndiqni videon e mëposhtme!
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka shprehur ngushël...
I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra...
Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineast...
Në Shkodër përfundoi edicioni i 59-të i Festivalit Mbarëkom...
18 fëmijë janë ngjitur të shtunën në skenën e Festivalit Mba...
Ky është Paulin Ndoj. Ai u kthye nga Greqia 12 vite më parë....
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga vlerat e qyt...
Në këtë reportazh po ndalemi në qytetin verior, Pukë. Vetëm ...
Dritan Onjea, është 50 vjeçari artizan që vjen nga Saranda n...
Malësia e Madhe mban peshën kryesore të prodhimit të bimëve ...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por m...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bi...
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Me kalanë, muzeun e famshëm dhe historinë e lavdishme të Gje...
Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri ba...
Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së M...
Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndaj dhe ata që ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar personazhi...
Shkodra këtë sezon turistik është gati për të pritur turistë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...