Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga vlerat e qytetit të Korçës, që tregon qartë përpjekjet dhe arritjet për të mbajtur gjallë koleksionet më të pasura të mesjetës.
Ky muze u krijua në vitin 1980 dhe përmban objekte të artit Bizantin dhe post-Bizantin.
Me një shumëllojshmëri ikonash dhe veprash të krijuara në gur, dru, copë e metal, muzeu jep një dëshmi të qartë të pasurisë artistike e kulturore ndër vite të qarkut juglindor.
Populli shqiptar ka një histori të dhimbshme mbijetese, të një lufte ku sundues të ndryshëm kanë tentuar të nënvlerësojnë trashëgiminë kulturore, por fatmirësisht është shpëtuar në kohë një numër i konsiderueshëm ikonash të cilat pasqyrohen në ambjentet e muzeut.
Këto ikona mund të shihen sot në dru dhe relieve të gdhendura në gur, si dhe të zbulojmë në to artin figurative të kultivuar ndër shekuj.
Tek këto ikona dhe objekte tepër të vjetra, mund të shohim teknikat e përdorura nga artistët, temat nga jeta e përditshme, kostumet e traditat, e mbi të gjitha shprehjet individuale të çdo autori.
Prej vitit 2016, muzeu i artit mesjetar u kthye në një ndërtesë bashkëkohore, me të gjitha parametrat për ekspozimin e veprave të paçmueshme, dhe çdo vizitor mund të shohë harmoninë që përcillet nga çdo ambjent i tij.
CNA.al sjell për lexuesit, ambjentet që mund të gjejmë brenda muzeut, të ideuara deri në detaj dhe çdo sallë përfaqëson vepra të autorëve të ndryshëm ndër vite.
Gjatë vizitës tonë në muze, jemi shoqëruar nga drejtoresha Fjoralba Prifti, e cila me shumë kënaqësi na ka treguar rreth çdo objekti që ndodhet atje.
Salla e Artë është salla e pare, që shfaqet para syve tanë, sapo futemi brenda muzeut, dhe që të befason me qindra ikona të vendosura në muret e saj.
Me një larmishmëri stilesh e teknikash, veprat e ekspozuara ngjitur njëra me tjetrën e godasin vizitorin si një vepër e vetme, ndërsa ekspozimi I tyre i ngjan një instalacioni modern.
“Këtu janë ekpozuar një sërë veprash, që nga afresku I transplantuar i Onufrit e deri tek ikonat e fillim shekullit XX. Pranë njëra tjetrës qëndrojne kryqe, imazhe të Krishtit dhe Virgjëreshës, Shenjtorë e Strategë, po ashtu edhe dyer të bukura, të cilat të gjitha së bashku mahnisin shikuesin.
Janë dhjetra objekte që mund të shohim vetëm në Sallën e Artë, që shihet në katin e parë dhe të bën ta ndjekësh edhe në katin e dytë pasi objektet janë vendosur në mur deri afër tavanit të ndërtesës. Krahas veprave anonime, në këtë sfond qëndrojnë ikonat e mrekullueshme të Kostandin Shpatarakut e të murgut Kostandin, të vëllezërve Zografi por edhe të atyre Çetiri”, – tregon Prifti.
Ballkoni i Bardhë është salla tjetër që shohim gjatë ecjes tonë brenda muzeut, e ashtu si tregon Fjoralba, ikonat e ekspozuara janë të periudhës bizantine.
“Veprat e kësaj periudhe, bëhet fjalë për shekujt XIV-XV, janë të pakta dhe ka disa faktorë që kanë ndikuar. Shumë vepra janë shkatërruar gjatë pushtimit ottoman, periudhave ikonoklaste që kalonte herë pas here Bizanti dhe po ashtu lufta kundër fesë gjatë komunizmit.
Pikturat murale më të vjetra të artit kishtar janë të shekullit XIII dhe kanë mundur të mbijetojnë deri më sot. Ndërsa gjatë shekullit XV nuk ka më produkte artistike të rëndësishme pas rënies së Kostandinopojës. Në këtë periudhë, ikonografia është kryesisht e stilit paleolog, që dallon për linjat elegante por edhe të forta, si edhe për kontrastin dhe harmoninë midis ngjyrave”, – shprehet më tej ajo.
Një tjetër sallë është Labirinthi i Zi, ku si ekspozim ka vepra nga më të rëndësishmet e koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, që datojnë në shekujt XVI-XVII.
Këtu përmendim emra të rëndësishëm të ikonografisë dhe artit figurative në Shqipëri, si Onufri i madh, e deri te ikonat e Vithkuqit të cilat janë pikturuar në frymë antiklasike.
Veprat e kësaj sale janë një pasqyrim i tendencave të kësaj periudhe dhe ndryshimeve që ka pësuar piktura post-bizantine në territorin shqiptar.
Më tej, drejtoresha Prifti na tregon edhe për Sallën e Kuqe, e cila mbetet një nga më të veçantat për shkak të stilit të realizimit.
“Salla e Kuqe dominohet nga ikonostasi i Kishës së “Shën Nikollës” në fshatin Rehovë të Ersekës, e realizuar në dru arre në fillimet e shekullit XIX.
Në ekspozitë ka vepra të Murgut Kostandin, i cili njihet si artist i ikonave të lëvizshme në kishat e Voskopojës, Shën Naumit, Ohrit etj.
Në këtë pavijon vend të veçantë zw edhe ekspozimi i krijimtarisë së dy vëllezërve Kostandin dhe Athanas Zografi, me një veprimtari artistike të periudhës 1744-1783.
Traditën e vjetër të pikturimit ata e pasuruan me elemente të reja nga arti perëndimor dhe me elementë të karakterit kombëtar”, – tregon më tej Prifti.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një vlerë e çmuar për qytetin e Korçës, që çdo ditë e më shumë afron turistët të cilët nuk mund ta lenë pa e vizituar këtë mrekulli.
Ky sezon turistik për Korçën do të sjellë më tepër vizitorë pas kalimit pjesërisht të pandemisë./CNA.al
Në këtë reportazh po ndalemi në qytetin verior, Pukë. Vetëm ...
Dritan Onjea, është 50 vjeçari artizan që vjen nga Saranda n...
Malësia e Madhe mban peshën kryesore të prodhimit të bimëve ...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por m...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bi...
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Me kalanë, muzeun e famshëm dhe historinë e lavdishme të Gje...
Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri ba...
Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së M...
Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndaj dhe ata që ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar personazhi...
Shkodra këtë sezon turistik është gati për të pritur turistë...
Një nga shfaqet më të mira dhe më të vlerësuara, “Doktor Shu...
Ekspozitat artistike duket se kohët e fundit kanë ringjallur...
Qyteti i Pogradecit mbetet një nga qytetet e preferuara që ç...
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonë...
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...