Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas suksesit në shumë vende vendosi që të hapë një ekspozitë në Shkodër, qytetin që artisti e cilëson si të tijin për shkak se vendlindja e tij është Malësia e Madhe.
Në këtë ekspozitë të punimit të mozaikëve artisti i mirënjohur nuk doli nga natyra e tij duke sjellë portrete, figura historike kombëtare, imazhin e femrës apo edhe erosin. Drejtori i ?Galerisë së Arteve” në Shkodër Fatmir Juka ku u hap kjo ekspozitë vlerëson maksimalisht piktorin Cubi dhe thotë se mozaikët e tij janë të dytët në hapësirën e Shkodrës që nga një mozaik i shekullit të tretë që gjendet në kalanë Rozafa.
?Kjo është një ekspozitë e veçantë e cila është vullnet në radhë të parë i veprës dhe punës së profesor Myftar Cubit por edhe të një arti që për hir të së vërtetës traditën e ka shumë të lashtë ndërsa shfaqjen e ka si perlat, duhet zhytur thellë për t?i nxjerrë ns siperfaqe. Nëse ne do ta hidhnim vështrimin pas në kohë në këtë moment që jemi dy mozaikë janë të shfaqura në hapësirën e Shkodrës. E para ësgtë një mozaik i shekullit të tretë në kalanë Rozafa dhe tjerat që kemi sonte këtu nga vepra e profesor Myftar Cubit. Janë shekuj e shekuj mes këtyre dy hapësirave por në keto mjeshtri artistike që na ka sjellë profesori ne arrijmë të kuptojmë atë gërshëtim dhe atë lidhje që ndodh mes artistit, tokës ku ai punon dhe kërkon dhe në fund rreshtimi i këtyre, këtij hetimi të natyrës është vepra në vetvete.
Mozaiku është një gamë shumë e vështirë, është jashtëzakonisht i bukur, shumë i veçantë dhe ndihemi shumë të nderuar që e kemi si teknikë, e kemi si motiv dhe e kemi të ardhur në formën më autoktone të mundshme, të ndarë me një cikël punësh që do ta kishim cilësuar ciklin e pikës historike patriotike, të erosit, figurës akrsle dhe të portretit bashkëkohor?, shprehet drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka.
Vetë artisti që hapi këtë ekspozitë Myftar Cubi shprehet se mozaiku është dashuria e shpirtit të tij nga e cila nuk do të ndahet asnjëherë.
?Faleminderit per mikëpritjen dhe mundësinë që më krijuat dhe falenderoj edhe pjesëmarrësit. E kam patur një dëshirë të madhe që të hap një ekspzoitë në Shkodrën time sepse unë nga Malësia e Madhe jam. Shpresoj që ta shikoni punën time shumëvjeçare dhe të kënaqeni. Ndjehem krenar që jam sot këtu. Vërtet veprat e mia janë të veçanta. Është një gjetje, një zhanër që unë e admiroj, e dashuroj dhe jam i bindur brenda vetes time se do ta vazhdoj këtë rrugë. Ky është mozaiku im që me shumë mundime kam arritur deri këtu dhe shpresoj që t?ju pëlqejë. Dashuria per artin siç duket ka lindur bashkë me mua dhe mozaikun e kam brenda shpirtit shumë herët, qysh në vitin e parë të shkollës së mesme në Liceun Artistik kur kam bërë praktikën artistike Migjenin me ato punimet me kashtë. E dyta pastaj e kam zhvilluar mbas mbarimit të Akademisë së Arteve në pikturën monumentale ku është mozaiku, vitrazhi, afresku dhe shumë gjëra të tjera.
Ky lloj mozaiku ka qenë gjetje për mua dhe nuk besoj se do t?i ndahem sa të kem frymën. E kam dashuruar dhe besoj se jam i vetëm në këtë zhanër. Se ku janë punët e mia, se në çfarë ekspozitash kam marrë pjesë dhe gjithçka tjetër këtu ka një vlerë sepse ka qenë një krah për mua dhe ajo është bashkëshortja ime njëkohësh edhe menaxherja ime. Unë kam ditur që të punoj dhe ajo të menaxhojë. Punimet erotike dhe të femrës janë në dëshirën time. Unë e vlerësoj figurën e femrës dhe mendoj se ia kam arritur qëllinit. Kur kam menduar oër të hapur një ekspozitë në Shkodër e kam patur si detyrim moral sepse unë jam edhe Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe por edhe Nderi i Qarkut Shkodër dhe nuk kishte kuptim që unë të hapja një ekszpozitë në Shkodër pa Rozafën të parën sepse kur themi Rozafa nënkuptojmë Shkodrën dhe e kundërta. Unë kam punuar për qejfin tim pa e ditur se çfarë do bëj. E gjithë ekspozita është një miks duke përfshirë edhe erosin, portretet, figurat kombëtare dhe jam munduar që t?i përmbahem seriozitetit që ka çdo lloj figure. Presidenti Clinton, Presidenti Busha, Kancelarja Merkel por qoftë edhe Papa Vojtila që ndodhet punimi im në Vatikan sepse ja kanë dhuruar si shtet dhe kjo është e rëndësishme?, shprehet piktori Cubi.
I pranishëm në këtë ekspozitë që zbukuroi Shkodrën ishte edhe kompozitori i njohur shqiptar Jorgo Papingji, një mik i artistit Cubi i cili sfidoi moshën dhe erdhi në Shkodër duke shijuar punimet e mikut të tij.
?Që tradita të rrijë gjallë, që tradita të mos humbi, janë disa piktorë të rrallë siç është Z.Cubi. Ju uroj gjithë të mirat dhe ndjehem shumë mirë që pata rastin të vizitoj këtë ekspozitë dhe nuk kisha qejf të ikja me peng nga kjo jetë. Është një ekspozitë shumë e bukur. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë suksese?, deklaroi kompozitori Papingji.
Nëse artisti Myftar Cubi ka siguruar sukses në arenën ndërkombëtare të artit, një meritë ka bashkëshortja e tij Vjollca Cubi e cila është gjithashtu edhe menexhare nsërsa tregon se cili është çelësi i suksesit.
?Jam bashkëshortja e Myftar Cubit por edhe menaxherja e tij prej 45 vitesh përsa i përket artit, e kam bërë me dashuri. Unë kam një shprehje, nuk është e rëndësishme sa kushton një vepër por ku qëndron ajo. Sadisfaksioni më i madh për mua si menaxhere e artit ka qenë diçka shunë e bukur për mua. Unë kam menaxhuar ekspozitat në shumë shtete të botës dhe kemi hapur ekspozita në Neë York, në Paris, Londër, Vjenë, Mali Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri hapim thuajse çdo 5 vite. Të menaxhosh artin është sa e bukur por aq edhe e vsshtirë. Kur ndjen krenari dhe kur menaxhon art është vlerë.
Unë e falenderoj bashëshortin për besimin që më ka dhënë dhe dua t?ju them se sapo ka filluar që të punojë. Ka një çelës sepse nuk mi sjell shqetësimet e punës në shtëpi dhe unë shqetësimet e shtëpisë nuk ia transmetoj bashkëshortit tim në punën e tij?, shprehet bashkëshortja që gjithashtu është edhe menaxhere Vjollca Cubi.
Kryetarit i shoqatës atdhetare ?Malësia” Ilmi Kurti është një prej atyre që kontribupi në hapjen e kësaj ekspozite ndërsa është i mahnitur me punimet e Myftar Cubit.
?Unë në cilësinë e kryetarit të shoqatës atdhetare Malësia, dhashë kontributin tim modest për t?u organizuar kjo ekspozitë këtu në Shkodër si përfaqësues i malësorëve kontributi i Myftar Cubit është i jashtëzakonshëm. Them se nuk ka ndonjë mjeshtër më unikal se Myftar Cubi në mozaik. Unë kam mësuar se Myftar Cubi është shumë modest edhe pse është një artist me përmasa të mëdha dhe e falenderoj shumë që ka ardhur në Shkodër?, thotë Kurti.
Myftar Cubi është shpallur ?Nderi i qarkut të Shkodrës? në vitin 2019 dhe ?Nderi i Malësisë së Madhe” në 2018. njihet si piktori i mozaikut në Shqipëri për të cilin hyri edhe në librin Guinnes. Ai është shquar për artet vizive dhe në veçanti mozaikun, punimet e të cilave janë pjesë e ekspozitave thuajse në të gjitha kontinentet, ndaj dhe vlerësimet nuk munguan. Gjithashtu shoqata kulturore atdhetare Malësia e Madhe ?Nderi i Kombit? me simotrat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i akorduan edhe tituj të tjerë piktorit Myftar Cubi.
Myftar Cubi është shqiptari që ka hyrë në librin Guinnes për thyerjen e rekordit në punimin e mozaikut ndërsa ruan një fije lidhëse edhe me SHBA. Pikërisht në Shtëpinë e Bardhë gjendet një pikturë e tij, dedikuar tragjedisë së kullave binjake më 11 shtator 2001. Kjo pikturë që ka fituar mbi 5 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtoi vëmendjen tek artisti shqiptar Myftar Cubi, të cilin për stilin unik, krijimin e mozaikut me gurë të gurë të rrallë; “Artexpo” në Nju Jork e ka vlerësuar mes 500 artistëve të njohur të botës që punojnë me teknika speciale. Ndërkohë piktori Cubi i ka bërë dhuratë Presidentit të SHBA Bill Clinton dhe Geroge Bush, secilit prej tyre portretin duke bërë që Presidentët amerikan të surprizohen dhe mendohet se i kanë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë këto punime
Pra, për stilin e piktorit Cubi, që një ditë vendosi të lërë në heshtje penelatat dhe i kthehet mozaikut, mund të thuhet thjesht ?pikturon me gurë?. Por puna nuk është kaq e thjeshtë. Zgjedhja e piktorit është një sfidë, sepse ai kurrë nuk blen copëza industriale të ngurtësuara apo ngjyrosura, por mbledh së bashku me bashkëshorten e tij Vjollcën, gurëzat e rrumbullakosur, duke i zbuluar në brigjet e deteve dhe të lumenjve. Këta gurë grumbullohen në studion e tij që nga Kotorri në Mal të Zi, deri në rivierën e bukur të Jonit. Ndaj në zhdërvjelltësinë e veprës së kryer nga dora e tij, personazhet apo figurat asnjëherë nuk e zhveshin misterin e tyre. Zonja Vjollca, bashkëshortja e piktorit, një grua që nga dashuria për artin zgjedh të rrijë nën ?hijen e pikturës?, ka dashuruar dorën e tij që praron në telajo dhe pastaj ka pranuar të sakrifikojë pak, duke bërë menaxhimin e pikturave të tij. Ky detaj doli ndër paskuintat gazmore të jetës dhe karrierës së piktorit.
Ndërkohë, piktori Myftar Cubi ka kontribuar për restaurimin e Mozaikut të Bankës Shqiptare. Nuk është e lehtë për gruan e artistit që sheh se me gurët që bashkëshorti i saj lëmon deri në fund të veprës, i mbyllur larg saj me orë të tëra brenda në studio, të shkoj atje së fundi e t?i shfaqet një grua tjetër, një sirenë nudo apo një lozonjare që ?ndez? erotikisht edhe vetë gurin.
Por, ajo do të nis t?i dojë megjithatë si vepra arti, siç do ta donte pikturën ?Rozafa?, ku është një pjesë e imazhit të saj apo Mujin e ?Eposit të Kreshnikëve? (që ia ka ënda edhe vetë piktorit në vepër, të pijë qumësht zanash). Stili i të krijuarit, temat, personazhet reale që kanë pozuar, figurat historike, i kanë bërë ditët që të kenë një frymëmarrje të veçantë në komunikimin e veprës me shikuesit. Erosi është një pjesë e rëndësishme në veprat e Cubit.
Nuk ka mjaftuar me kaq, por portretet tradicionale të gruas me kostume kombëtare apo portreti i Nënë Terezës, i Ismail Qemalit, i Ibrahim Rugovës e të tjerë, të rijetëzuar në vepër me gurët e tokës shqiptare, janë kthyer në tema diskutimi. Këto kanë bërë që të përjetohen nga të pranishmit këndvështrime të reja të mesazheve të veprës së piktorit Myftar Cubi.
Në studion e Cubit, zanat e lashtësisë, Rozafa e muruar në Kala, dashuria dhe pasioni i kohëve të sotme mbeten një ndërthurje tepër origjinale e tradicionales me modernen apo heroi kombëtat Skenderbeu dhe shumë personazhe të tjerë historik por jo vetëm. E së fundi, ato mbeten piktura për të cilat mund të flitet pak, e për t?u parë mund të shkohet shpesh emeë shpesh./CNA.al
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Në qytetin e Korçës vazhdon të ruhet tradita e punimit të th...
Shenjtoren Nënë Tereza e njeh e gjithë bot. Ajo ka vend në ...
“Rally Albania” është një event sportiv që organizohet çdo v...
Aktori Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që...
Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës, ka çelur zyrtarisht s...
Shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizo...
Sezoni turistik u çel sot zyrtarisht në Pogradec, qytet i ci...
Maliqi është një nga bashkitë e qarkut të Korçës që nuk i mu...
E ndërtuar rreth vitit 1840, kjo është godina ku u hap shkol...
Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një n...
Edhe në vdekje, Pirro Mani ia del të bashkojë skenën artisti...
Korça, dikur ka qenë një nga qytetet që ka patur shumë ustal...
Për gati 1000 vjet, çdo vit në 22 Maj me Kalendarin Grigoria...
Në këto ditë të ngrohta qershori, tani që fillon sezoni turi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...