Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Maliqi është një nga bashkitë e qarkut të Korçës që nuk i mungojnë atraksionet turistike. Destinacioni i radhës i stafit të CNA.al është pikërisht “Pylli i Fazanëve”, atraksioni më i preferuar që mund të gjejmë në Maliq.
Ky pyll ndodhet vetëm 1 km larg qendrës së “qytezës”, në afërsi të fshatit Drithas dhe ofron për qytetarët një natyrë të paqtë. Me një sipërfaqe prej 50 ha, më një shumëllojshmëri pemësh ku mbizotëron pisha, bredhi, shelgu e plepi, ai është kthyer vitet e fundit në vendin e preferuar të banorëve të Maliqit, Korçës por edhe e turistëve vendas e të huaj. Historia e këtij pylli daton që prej vitit 1960, atëherë kur ai u shpall monument natyror, me vlera të mëdha dhe me pemët që janë mbi 60 vjeç are.
Ai ofron një pamje piktoreske pasi përshkohet nga lumi i Dunavecit në pjesën perëndimore, e nga ai i Devollit në pjesën Veriore. Shpendi simbol i këtij pylli është pikërisht fazani, prej të cilit është vendosur edhe emërtimi i tij. Por në këtë pyll, nuk mungojnë as llojet e tjera të kafshëve apo shpendëve.
Ky pyll është bërë streha e sorkadheve, lepujve të egër po ashtu edhe e dhelprave. E kjo normalisht që sjell një lloj tjetër kënaqësie tek vizitorët të cilët pjesën më të madhe të vizitavë i bëjnë me familjet e tyre dhe fëmijët. Në fillim të pyllit, pak para se të arrinim në qendër, vumë re rrethime që mbaheshin sorkadhet dhe lepujt, si për të na mirëpritur në atë mrekulli natyrore.
Pasi soditëm natyrën duke ecur drejt pyllit, me gjelbërimin përreth dhe me cicërimat e zogjve, mbërritëm në mes të tij. Aty pamja të ngrohte zemrën, pasi zërat e fëmijëve që luanin me njëri tjetrin e tregonin më së miri kënaqësinë që ata po përjetonin në ato momente. Kjo ishte një nga ditët që së bashku me mësuesit dhe prindërit, fëmijët ishin bërë pjesë e festimeve të një dite të ngrohtë Qershori.
Gjatë bisedës tonë me dy prej mësueseve të cilat kishin organizuar këtë ditë me nxënësit e tyre, kemi dëgjuar përshtypjet më të mira për këtë atraksion. Për to, ishte hera e parë që e vizitonin këtë vend, dhe ndiheshin të lumtura që e bënë këtë zgjedhje.
Fakti që ky atraksion po promovohet së tepërmi vitet e fundit, i ka bërë që ta vizitojnë dhe të shohin nga afër mrekullitë që ofron ai. Sipas tyre, Pylli i Fazanëve do të ishte zgjedhja ideale për një fundjavë, qoftë me familjet apo edhe shoqërinë.
“Me ajrin e pastër, natyrën e qetë dhe kafshët e ndryshme, dita në këtë destinacion është ndryshe nga ditët monotone që jemi mësuar të kalojmë në përditshmëri” – janë shprehur ato. “Vendi është shumë i bukur, me gjelbërimin dhe shtigjet që mund të ecësh, me hapësirat e pyllit ku mund të organizojmë lojëra dhe aktivitete të ndryshme. Fëmijët preferojnë të luajnë me top, por kënaqësi më vete është edhe të ushqehesh në natyrë. Një gjë është e sigurt, që kjo sdo të jetë hera e fundit që jemi këtu” – përfundojnë mësueset.
“Shtigjet e Biçikletave” janë një tjetër kënaqësi që e gjejmë në këtë pyll, dhe të shumtë mbeten të apasionuarit ndaj biç ikletave që bëhen pjesë e xhirove duke ndjekur këto shtigje.
E ku mund ta ushtrojmë këtë pasion përveç se në një pyll që mbase për disa mund të jetë i panjohur! Vetë banorët, por edhe turistët, zgjedhin që të zhvillojnë aktivitete sportive mes tyre si tenisi, volleyball, football dhe ping pong.
Krahas tyre, ky vend është më i përshtatshmi për të organizuar piknik dhe camping, pasi të gjithë janë të lejuar të kalojnë natën në natyrë. Shumë prej banorëve, në fundjavë i drejtohen pyllit të fazanëve për piknik, me ushqimet në duar e me zgarat ku gatuajnë mishin e pjekur që të shijon aq shumë.
Bashkia e Maliqit është ajo që prej vitesh po kujdeset që ti japë rëndësinë e duhur këtij atraksioni turistik, gjë që na e ka treguar kryetari i kësaj bashkie Gëzim Topçiu. Gjatë bisedës tonë me kryetarin kemi mësuar investimet që janë kryer pikërisht në këtë zonë që më parë është lënë në harresë.
“Pylli i Fazanëve është momentalisht më i preferuari në Maliq, për shkak të larmishmërisë së florës dhe faunës, dhe natyrës që të favorizon në stinën e verës. Çdo ditë ka banorë që i drejtohen këtij pylli, që e kanë bërë pjesë të pandashme të jetës së tyre, por nuk mungojnë as turistët vendas e të huaj. Gjatë muajve të verës, ky vend është plot e përplot dhe ne kemi arritur ta rivitalizojmë atë. Kemi menduar që këtë sezon të organizojmë aktivitete të shumta kulturore krahas aktiviteteve që zgjedhin vetë banorët. Do të organizojmë shfaqje teatrale në natyrë, koncerte muzikore të të gjitha zhanreve, dhe presim që ky sezon të kulmojë me praninë e shumë vizitorëve. Përshtypjet që kemi marrë prej tyre kanë qënë nga më pozitivet, vetë natyra ka rolin e saj kyç , por kënaqësia që marrin nga aktivitetet u’a shton dëshirën për t’u rikthyer dhe për të mos e braktisur mrekullinë që kemi fatin ta kemi.” – është shprehur kryetari i bashkisë Topçiu.
E ne s’na mbetet gjë tjetër veç se t’ua sugjerojmë këtë vend të mrekullueshëm që s’duhet lënë pa vizituar./CNA.al
E ndërtuar rreth vitit 1840, kjo është godina ku u hap shkol...
Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një n...
Edhe në vdekje, Pirro Mani ia del të bashkojë skenën artisti...
Korça, dikur ka qenë një nga qytetet që ka patur shumë ustal...
Për gati 1000 vjet, çdo vit në 22 Maj me Kalendarin Grigoria...
Në këto ditë të ngrohta qershori, tani që fillon sezoni turi...
Me Pirro ManinKur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafi...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
Pas ndarjes nga jeta të aktorit të shquar, Pirro Mani, kanta...
Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Pirro...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
Kjo është Nermin Shurdha. Profesionin e saj e ka ekonomiste ...
Kanë zgjedhur mënyrën më të veçantë për të festuar ditëlindj...
Petrika Riza, aktori i mirënjohur korçar i skenës dhe ekrani...
“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga vepr...
Sot feston ditën e lindjes aktori Zhani Ziçishti !Zhani Petr...
Duket si Shkodra e viteve 20’-30’. A thua se koha ka ndalur!...
Qyteti i Pogradecit duket se vitet e fundit po rikthen më sh...
Alban Ramosaj me Thikat e mia edhe fituesi Këngës Magjike 20...
Shkrimtarë nga Evropa Juglindore flasin në panairin e Librit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...