REPORTAZH-Në Gjirokastër, qytetin e traditave dhe turizmit/ 20 vjetori i veçantë i Giselës, së rritur në Francë
Kanë zgjedhur mënyrën më të veçantë për të festuar ditëlindj...
Kjo është Nermin Shurdha. Profesionin e saj e ka ekonomiste por pasionin për artin nuk e harroi kurrë! Nermini është artistja që prej pak vitesh ka nisur t’i veshë me ngjyra, portrete apo peisazhe muret e Shkodrës.
Mjedisi në hyrje të banesës së saj është kthyer në një ekspozitë në natyrë, vend të cilin Nermini kalon herë pas here orë të tëra e humbur mes rreshtave të librave.
Por si nisi rrugëtimi i artistes në artin e pikturës?
?Pasioni im për pikturën ka nisur që fëmijë, në moshën 2 vjeçare. Por prindërit mendonin se nuk mund t?a kisha në plan të parë pasi duhej një degë e cila kishte perspektivë, që sillte para. Prandaj studimet në fakultetin ekonomik në univerditetin ?Luigj Gyrakuqi” në Shkodër ishte për kohën si mundësi e së ardhmes. Pavarësisht studimeve të mia, pikturën nuk e braktisa. Idea e muraleve erdhi natyrshëm. 10 vite më parë nisa të bëj murale, sepse mua nuk më pëlqente të pikturoja në letër. Fillimin e muraleve e nisa me njerëzit e mi, mendova se edhe nëse nuk e realizoj bukur, familjarëve nuk u mbeste hatri?, shprehet artistja e muraleve.
Ajo që i bie në sy çdokujt që e sheh këtë foto është puthja e Gustav Klintit. Piktorja e ka kthyer në versionin shqiptar!
?Ideja për Klint ishte krejt e thjeshtë, duke parë pikturën e tij ?Puthja? një nga më të famshmet në botë, bëra kërkime në internet për të parë nëse më përpara e kishte bërë ndokush versionin shqiptar. Meqë nuk rezultoi gjë, mendova ta përshtas me veshjet dhe kulturën tonë,? thotë Shurdha, duke shtuar se ?Puthjen e Veriut? e bëri në një mur pranë shtëpisë së saj me përmasa rreth 2 metra.
Ajo tregon se pjesa më e vështirë e punës ishte të gjente balancën midis ruajtjes së origjinalitetit të pikturës së austriakut me qëndrimin besnike ndaj detajeve të kostumeve tradicionale të veriut, sidomos xhubletës malësore.
?Realizimi ishte pak i vështirë, jo për idenë se sa për detajet, se doja që mos t?i ik krejt origjinalit por edhe ta përshtas pak me natyrën tonë si shqiptarë, kjo është edhe arsyeja që mimikën e fytyrës së vajzës nuk e kam bërë aq romantike siç është tek origjinali, por pak më kryeneçe siç janë vajzat shqiptare,? thotë Nermin Shurdha.
?Kjo kuptohet pak edhe për humor për ta lidhur me situatën aktuale, sikur kërkon mbajtjen e distancës në kohën e virusit,? shton ajo në mënyrë gazmore.
Teksa e pyesim Nerminin nëse puna e saj është kthyer fitimprurëse apo mbetet pasion piktorja thotë, se 90% është pasion.
Përfitimi është i papërfillshëm, pasi nuk pranon shumë kërkesa.
Asaj i pëlqen të punojë me njerëz që e pëlqejnë atë lloj arti dhe jo duke u impostuar. Muralet e saj janë sa arratisje aq edhe shprehje e realitetit.
Piktura e cila është realizuar në hyrje të galerisë se arteve, është bërë në datën 8 dhjetor, në ditën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Nga ana tjetër, shkodranja duket se i ka shfrytëzuar orët e kufizuara të lëvizjes edhe për të parë dhe vlerësuar artin në rrugët e qytetit.
?Fakti që po bëja murale kudo në rrugët e qytetit, gjatë karantinës u kthye në kërkesë e përditshme e komshive në lagje?, thotë Shurdha ndërsa shton se ?më thonin, mbete duke zbukuruar çdo rrugë përveç lagjes tënde. Impakti i dhënë ishte i menjëhershëm, nisin të vinin gazetarë, shkrimtarë dhe artëdasheës? tregon artistja shkodrane. Ajo u fut në google maps në mënyrë që të tjerët të kenë lehtësi në gjetjen e rrugicës së saj në afërsi të bulevardit ?Bujar Bishanaku” në Shkodër. Ka patur edhe nga ato që ishin skeptik dhe nuk e pëlqenin por nuk u kam dhënë rëndësi ?, vijon Shurdha.
?Fakti që pallatet në rrugicën time janë të vjetra, atëherë shërbeu edhe si një lyerje e fasadës duke i zbukuruar ato?, shprehet artistja shkodrane që ngjyros muret.
Edhe vetë Nermini ka murale të preferuar, e pagëzuar me emrin ?Koha?
?Nese pyet për muralet e bëra nga unë, i preferuar është murali që i kam vënë emrin ?koha?. Murali në rrugicën e lagjes time. Ishte ide e imja, dhe ka një mesazh. Gjatë karantinës kisha shpesh ndjesinë që koha nuk po ecte, dhe kjo pikturë më jep edhe sot këtë ndjesi. Aty kam vendosur një fëmijë të vogël që është në hapat e tij të parë dhe qëndron mbi një klesinder, që është simbol i kohës.
I vogli ka pak detaje, një biçikletë, një lule, gjëra që mund ta gëzojnë atë. Përballë tij është gjyshi i tij i cili ka libra, shtëpi, udhëtime, pra çdo gjë që ai ka jetuar. Idea është krahasimi i dy botëve dhe koha në mes, pikërisht për këtë më pëlqen, jep sensin dhe ndjesinë e dy kohëve të ndryshme?, rrëfen Shurdha.
Artistja shkodrane për të rinjtë ka një mesazh, ?ato para që fiton me mund mos i shpenzoni në kafene, por në arritje të dëshirave dhe pasioneve tuaja sepse në 24 orë çdo i ri ka kohë për punën, kafetë, leximin por mbi të gjitha përmbushjen e vetvetes?.
Për ata që kanë pasion muralet, i inkurajon që të mos kenë frikë as turp sepse pasioni mund të shprehet kudo, qoftë në letër, rrugë apo mure.
Punimet e Nerminit njihen nga i gjithë qyteti. Jo vetëm rrugica e saj, por edhe rrugë të tjera në qytet ajo përballë Prefekturës, afër Qendrës Kulturore të Fëmijëve, në Shirokë janë zbukuruar nga duart e artistet duarartë, punime që herë të arratisin nga realiteti e herë të japin mesazhe të forta! Nermin Shurdha është vajza që ngjyros qytetin
Kanë zgjedhur mënyrën më të veçantë për të festuar ditëlindj...
Petrika Riza, aktori i mirënjohur korçar i skenës dhe ekrani...
“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga vepr...
Sot feston ditën e lindjes aktori Zhani Ziçishti !Zhani Petr...
Duket si Shkodra e viteve 20’-30’. A thua se koha ka ndalur!...
Qyteti i Pogradecit duket se vitet e fundit po rikthen më sh...
Alban Ramosaj me Thikat e mia edhe fituesi Këngës Magjike 20...
Shkrimtarë nga Evropa Juglindore flasin në panairin e Librit...
Reportazhin e rradhës vendosëm që t'ia dedikonim një të riu ...
Punimet tradicionale me dorë që dikur ishin zanat më vete pë...
Sapo dëgjojmë të thuhet “Korçë” menjëherë mendja na shkon ...
Albert Perikli Fundo emigroi nga Shqipëria përmes Greqisë në...
Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi ka fituar çmimin Europian...
Shumë njerëz, madje edhe të krishterë, e kanë të vësht...
Me ngrohjen e kohës teatrot kanë vendosur që disa prej vepra...
Kur artistët e kostumografisë në Hollivud kanë nevojë për nj...
Aktori i madh shqiptar Koço Qendro sot feston ditëlindjen. K...
Pak ditë pas ndarjes nga jeta të ”Artistit të Merituar” Gulj...
Aktori Astrit Cerma në një postim në rrjetet sociale ka shig...
Ndarja nga jeta e artistit të madh, Guljelm Radoja ka përlot...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...