REPORTAZH- Ishulli i Maligradit/ Një perlë mes liqenit të Prespës së Madhe
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonë...
Qyteti i Pogradecit mbetet një nga qytetet e preferuara që çdo vizitor zgjedh gjatë ditëve të javës, por më së shumti gjatë fundjavave.
Qetësia, peisazhi fantastik dhe kulinaria e bëjnë më të veçantë qëndrimin në qytetin liqenor, i cili po kthehet në preferencën e turistëve krahas Korçës.
Qytetit të Pogradecit këtë vit iu shtua një tjetër lokal, i vetmi në llojin e tij, me një përmbajtje ndryshe nga baret dhe restorantet e ndërtuara deri më sot.
“Sherlock Irish Pub” u inagurua një muaj më parë, dhe thjesht duke parë pamjen e tij nga larg të tërheq vëmendjen për shkak të stilit të veçantë të arredimit.
Zgjedhja e emrit Sherlock nuk ka qënë një rastësi për administratoren e lokalit dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.
Arsyeja e vendosjes së këtij emri lidhet me dedektivin anglez Sherlock Holms, dhe pikërisht ky lokal emrin e ka marrë në nder të tij, përshtatur edhe me stilin e një Irish Pub që në Angli mund t?i gjejmë të shumtë në numër.
Ndërtesa dy katëshe është ndërtuar që prej vitit 1921, një vlerë e rrallë për sa i përket trashëgimisë ndër breza, që e ka mbajtur gjallë Koli Gusho, i cili ka qenë kryetari i parë i bashkisë së Pogradecit.
Këto detaje na i tregon me shumë kënaqësi administratorja Gentisa Furxhi.
“Stili i arredimit që kemi zgjedhur për lokalin është stili i arredimit klasik të pubeve angleze me ngjyrën jeshile tourquese nga jashtë, me konture të zeza mat dhe ndriçimin e verdhë me abazhure të stilit të kishave katolike në formë katrore.
Kurse brenda arredimi do të jetë i përbërë me dru ngjyrë mat i ndërthurur me tullat e zhveshura dhe të fugatuara me të bardhë.
Ky është stili klasik i pubeve në Angli që na ka bërë ta sjellim edhe në Pogradec.
Ndërtesa është e veçantë, pasi i ndjeri Gusho është kujdesur që me finesë të konturojë stilin vienez të dritareve, dyerve, të hollit kur hyn në shtëpi.
Më të veçantë e bëjnë muret me tulla të formatuar me kujdes dhe të përbëra nga dru gështenje që i ka rezistuar kohës pa më të voglin erozion. Është ndërtesë që i përket kohës së lulëzimit të Pogradecit si qytet” ? tregon administratorja.
Si një Irish Pub i ri për qytetin liqenor, edhe punimet e këtij lokali nuk kanë përfunduar, pasi projekti është ende duke u zhvilluar dhe do të marrë edhe pak kohë deri në përfundimin total të tij.
“Aktualisht kemi punuar vetëm në pjesën e jashtme duke rikonstruktuar pjesën murale të banesës me fugaturë në katin e dytë dhe duke e veshur me dru në katin e parë, jemi marrë me rregullimin e objektit në tërësi pasi ka pasur lagështurë në muret rrethues.
Objekti është rikonstruktuar totalisht duke u zëvëndësuar sistemi i ujit të pijshëm. Jemi munduar që të nxjerrim në pah pjesët më karakteristike të ndërtesës që tregon shumë edhe për trashëgiminë tonë.
Në rrethimin e tij janë vendosur kangjellat origjinale, është nxjerrë muri rrethues prej guri, po ashtu edhe themeli prej guri i ndërtesës, dhe po punohet në brendësi të banesës për të bërë rikonstruksionin e tavanit, mureve dhe shkallëve të brendshme.
Besoj se shumë shpejt do të përfundojë i gjithë projekti i hartuar” – thotë ajo.
Ky lokal konsiderohet me plot gojë një risi për qytetin e Pogradecit por jo vetëm.
Momentalisht ai është i vetmi lokal në stilin anglez, gjë që nuk e gjejmë as në qytetin e Korçës, dhe me siguri do të sjellë një zhvillim ndryshe në afrimin e turistëve.
Krahas vlerave të vetë ndërtesës, edhe organizimi çdo fundjavë krijon një atmosferë ndryshe që i kishte munguar qytetit.
Me netët live, të ftuar të ndryshëm dhe me këngë të stilit Rock, ky sezon turistik do të jetë më i këndshëm për të gjithë banorët dhe vizitorët.
“Gjatë fundjavave kemi organizuar netët live duke ftuar grupe muzikore dhe solistë live.
Është një risi për qytetin e Pogradecit që të ketë muzikë live të stilit Rock dhe këngë shqiptare Rock pasi më shumë është i orientuar në muzikë të qetë dhe serenata korccare.
Ka patur sukses qasja jonë për sa i përket muzikës dhe një falenderim i takon dhe ortakut Adriatik Blacëri i cili merret personalisht me këtë pjesë.
Jemi të organizuar që çdo fundjavë të kemi një grup muzikor deri në fund të sezonit turistik.
Kjo i bën mirë dhe biznesit, por më kryesorja është se bulevardi mbushet plot kur ka muzikë live në lokalin tonë. ” – shprehet Gentisa Furxhi.
Krahas këtij organizimi, ajo çka mund të gjejmë gjatë qëndrimit për disa orë të këndshme në lokal, janë edhe pijet e ndryshme, të cilat preferohen së tepërmi nga qytetarët dhe turistët që çdo ditë e më shumë vizitojnë Pogradecin dhe në veçanti Sherlock Irish Pub.
E ndërsa e pyesim Gentisën për klientët ajo shprehet mjaft e kënaqur për pjesëmarrjen e tyre.
“Lokali jonë është një pikë në oqean për sa i përket ndikimit të tij në zhvillimin e turizmit, por ne kemi zgjedhur të jemi pionier në këtë drejtim.
E këtë e tregojmë më së miri, pasi kemi një gamë prej rreth 45 lloje birrash që mund t’i provojnë të gjithë qytetarët, krahas pijeve të ndryshme si llojet e verave shumëvjeçare dhe kokteilet.
Lidhur me vizitorët, kemi patur prurje nga vende të ndryshme si USA, Italia, Gjermania, Korea e Jugut, dhe Rusia. Këta kanë qënë klientë në netët live dhe kanë bërë rezervimet tek faqja jonë në Instagram.
Duke qenë se ne e hapëm lokalin këtë vit, nuk mund të bëj një krahasim për sa i përket zhvillimit të turizmit gjatë viteve të kaluara, por tashmë, pandemia ka kaluar dhe çdo gjë është drejt normalizimit, dhe kjo mbetet shumë pozitive në të gjitha aspektet“, tregon më tej administratorja.
Sherlock Irish Pub ka një vendndodhje mjaft favorizuese dhe lehtësisht të dallueshme edhe për ata që vizitojnë qytetin për herë të parë.
Panorama që ofrohet gjatë qëndrimit atje është fantastike, me pamjen drejt liqenit dhe me gjelbërimin përreth.
Adresa : Rruga Dëshmorët e Pojskës, tek kryqëzimi me rrugën e teatrit të kukullave./CNA.al
Kontakt : https://sherlock-irish-pub.business.site/
+355694409129
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonë...
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Në qytetin e Korçës vazhdon të ruhet tradita e punimit të th...
Shenjtoren Nënë Tereza e njeh e gjithë bot. Ajo ka vend në ...
“Rally Albania” është një event sportiv që organizohet çdo v...
Aktori Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që...
Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës, ka çelur zyrtarisht s...
Shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizo...
Sezoni turistik u çel sot zyrtarisht në Pogradec, qytet i ci...
Maliqi është një nga bashkitë e qarkut të Korçës që nuk i mu...
E ndërtuar rreth vitit 1840, kjo është godina ku u hap shkol...
Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një n...
Edhe në vdekje, Pirro Mani ia del të bashkojë skenën artisti...
Korça, dikur ka qenë një nga qytetet që ka patur shumë ustal...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...