web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voskopojë, rrezikohet Kisha e Shën Thanasit/ Drejtoria e Monumenteve të Kulturës jep alarmin

19 Korrik 2021, 09:34, Kulturë CNA

Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e shiut ditën e djeshme. Kisha është ndërtuar në 1724, dhe është një nga kishat më të vjetra dhe më me vlerë të fshatit turistik, me një ansambël të pasur pikturash murale. Dëmtimet janë shënuar në çatinë e Kishës, në pjesën veriore, gati 30% e shembur, ndërsa 90% e çatisë është e amortizuar.

Pas dëmtimit pritet një ndërhyrje e përkohshme nga drejtoria e Monumenteve të Kulturës edhe pse kjo nuk është një zgjidhje për të shpëtuar Kishën.

Madje stina e rreshjeve rrezikon të thellojë dëmet. Edhe pse problematika është konstatuar më herët dhe degradimi i çatisë është bërë i njohur, ka qenë e pamundur të sigurohen financime, ndërsa punimet e kryera çdo vit për mirëmbajtje, kanë qenë të pamjaftueshme për të shmangur shembjen.

Drejtori i monumenteve në Korçë, Gjergji Koki thotë se Kisha e Shën Thanasit është një nga objektet në Voskopojë  e cila  ka më shumë nevojë për ndërhyrje emergjente.

?Vitin e kaluar më saktë në periudhën e verës ne kemi evidentuar këtë situatë e cila ka agravuar. Për shkak të reshjeve të dimrit që sapo kaluam dhe kemi përditësuar edhe projektin e restuataurimit i cili është miratuar në Këshillin Kombëtar të restaurimit vitin e kaluar, duke evidentuar të gjitha problematikat, që ne i kemi paraprirë për të mos ndodhur kjo situata e sotme.

Për shkak të prioriteteve që ka pasur Ministria e Kulturës dhe Qeveria shqiptare për shkak të tërmeteve të shumta që ranë dhe ka pasur objekte të tjera më ?SOS?,  se Kisha e Shën Thanasit ,është parë e arsYeshme që të financohen objekte të tjera që kanë qenë më prooritare?, është shprehur Koki.

Kryesisht në këtë objekt janë bërë ndërhyrje restauruese mirbajtjeje per rreth 6 vite, në hajat dhe në çati dhe rreth 90 % e çatisë është e degraduar si dhe janë kalbur gjithë elementët e drurit në brendësi të saj, ka açedim të rasave.

?Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme me vlera të vogla financiare  është shtyrë më tej, kjo situatë, por për shkak të rreshjeve është shembur pjesa veriore e Kishës, e cila është në gjendje SOS.

Kisha e Shën Thanasit është një nga objektet më të rendesishme që ne kemi në Voskopojë në administrim, pasi piktuara murale në brendësi të saj e pikturuar në 1741 është në gjendje më të mirë nga të gjotja objektet e tjera.

Pasi në vitin 2010 është restauruar çatia me njq fond nga Kisha ortodokse dhe ka pasir me 0ak lagështi se cdo në Voskopojë paraqitet shumë e mirë piktura murale.

Për shkak të kushteve atmosferike, të reshjeve çatia është shembur në masën 30 % të masës mbuluese. Ne sot do të kryejme mirëbajtje provizore, një shtresë mbuluese për të shmangur depërtimin e ujit në brendësi të Kishës, por ajo do një zgjidhje të përhershme, restaurimin e gjithë çatisë. Projekti është realizuar, do e përditësojmë me situatën aktuale dhe  presim një financim nga ana e Ministrisë së Kulturës pasi situata këtu është SOS? është shprehur më tej Drejtori i Monumenteve Kulturore në Korçë./CNA.al





Lajmet e fundit nga