Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues do të jetë Vithkuqi, pjesë e rrethit të Korçës, me vlera të mëdha kulturore e historike, dhe me njerëz mikpritës që do t?iu presin si të ishit në qytetin tuaj.
Vithkuqi është qyteti i hershëm i mbi 100 krojeve, 3 kalave, 24 kishave dhe 3 manastireve, duke u konsiferuar kështu si një nga vendbanimet më të veçanta që ka qarku juglindor. Dikur një ?qytet?, e sot një fshat që sapo shkel në të, të jep ndjesinë e qetësisë shpirtërore, të një thesari natyror të paeksploruar më parë. I ndodhur vetëm 25 km nga qyteti i Korçës, në këtë zonë shohim ende stilin e veçantë arkitekturor me kalldrëme e banesat e ndërtuara prej guri. Dikur në këtë vend numëroheshin 331 shtëpi, ndërsa në atë kohë Korça kishte vetëm 31 shtëpi, pra në bazë të dokumentave historike, flitet për një vendbanim tepër të hershëm që prej vitit 1448.
Banorët e Vithkuqit janë fanatikë për sa i përket historisë, kulturës e traditave të zonës, duke u mësuar edhe të rinjve historinë e saj, me legjendat e gojëdhënat, me burrat e dijes dhe patriotët. Pas viteve 1500 Vithkuqi ka qenë një qytet i lulëzuar, me rreth 15 mijë banorë, me 24 lagje, 24 kisha e 3 manastire. Por sot kanë mundur të mbijetojnë vetëm 14 kisha, e ajo që e bën akoma më interesante historinë e kësaj zone është pikërisht besimi te Zoti. Ekziston një gojëdhënë e viteve më parë, për Vangjelin, një fëmijë për hir të të cilit u ngrit edhe ?Kisha Vangjelizmo?.
?Prinderit e Vangjelit duhet të shkonin në Kishë dhe të kryenin ritet për ngjalljen e Krishtit. Vangjeli sëmuret dhe bie pa ndjenja, dhe prindërit pavarësisht gjendjes së tij shkojnë në kishë dhe pranë të voglit në krevatin e tij lidhën një shqerrë. Shkojnë në kishë por nuk mund të qëndronin shumë, sapo trokitën vezët dhe thanë shprehjen ?Krishti u ngjall ” prindërit e të voglit largohen. Kjo tërhoqi vëmendjen e besimtarëve ku një pjesë e tyre i ndjekin pas për të kuptuar çfarë i shqetësonte. Prindërit shkojnë në shtëpi dhe e gjejnë përsëri të voglin në gjendjen që e lanë. Me vezën e kuqe të Pashkës prindërit e rrotullojnë tre herë rreth fytyrës së fëmijës duke thënë e fjalët e ritualit:” Krishti u ngjall” , herën e tretë fëmja u zgjua e tha : ” Vërtet u ngjall”! Kjo besohet se është fuqia e mbinatyrshme e Krishtit.? – na tregon një banor i Vithkuqit.
Kisha me famë në Vithkuq është ajo e Shën Mëhillit të cilët banorët e quajnë ?Kisha e Mikaelit? apo ?Kisha e Kryeëngjëjve?, një monument kulture i cili daton në vitin 1682, por sipas gojëdhënave të fshatit është e vitit “900”. Një objekt kulti tepër i veçantë pranë kishës së Shën Mëhillit është “Varri i Pagëzimit”. Sipas një gojëdhëne, në këtë vend janë varrosur të gjithë pjesëtarët e familjes Thana nga lagjja Dukat.
?Varri përmban 5 pjesëtarët e familjes Thana. Thanas Thana dhe Afërdita u dashuruan kur vajza mbushte ujë në burim. Dashuria e tyre kurorëzohet në martesë dhe çifti i ri sjellin në jetë një djalë. Vithkuqarët gjatë kësaj kohe kishin vendosur që cdo ortodoks duhej të pagëzohej brenda 3 ditësh ose të largoheshin pasi në të kundërt do u pritej koka. Data ishte 27 dhjetor dhe kumbarja e çon fëmijën drejt Kishës së Shën Pjetrit të Vithkuqit, atje e pagëzuan dhe gjatë rrugës fëmija ndrron jetë nga i ftohti. Afërdita kur e pa fëmijën të vdekur nga dhimbja qau, bërtiti dhe vdiq. Dhimbja kaploi edhe gjyshërit e të voglit të cilët gjithashtu ndërruan jetë. Thana, babai i djalit të vogël luajti mendsh dhe u largua duke përfunduar në “Manastirin e Maqedonisë”. Atje ka qëndruar shumë vjet. Pasi i kthehet memorja dhe kujton pjesëtarët e familjes, vjen drejt fshatit, viziton varrin dhe largohet në pyllin e Sherës , pranë Vithkuqit. Atje ngre një kasolle dhe qëndron për vite të tëra si një “oshënar”. Në kohën e pleqërisë djemtë e Vithkuqit që dilnin për gjah e gjejnë Thanën dhe qëndruan një natë në kasollen e tij. Plaku Thanë i tregon historinë dhe më pas vdes . Djemtë e Vithkuqit e marrin dhe e varrosin në eshtrat e familjarëve të tjerë.Në Vithkuq nuk mund të ktheheshe dot në fenë muslimane.? ? tregon një tjetër banor i zonës.
Secila kishë në këtë fshat është një muze arti më vete, duke u bërë pjesë e njësishme e peisazhit të Vithkuqit. Këto kisha veç arkitekturës së ndërtimit janë të pasura ne ikona, ikonostase dhe afreske të punuara nga mjeshtra të pikturës e druskalitjes, nga vëllezërit Zografi e shumë të tjerë.
?Kisha e Kozma Damjanit? është ndër kishat e veçanta , pasi në katin e poshtëm në të ndodhen eshtra dhe kafka njerëzish të cilat vendoseshin në qeska dhe arka. Por cila është historia e saj? Banorët shprehen se kjo është e vetmja kishë e tillë në Shqipëri, duke treguar së për shkak të numrit të lartë të banorëve, eshtrat e të vdekurve do të zhvarroseshin pasi të kalonin 3 vjet për të krijuar vende. Eshtrat e banorëve mbështilleshin në qese, i lyenin me Miro (dezinfektant) , i murosnin sipas ortodoksëve dhe në të vendoseshin emrat, datat e lindjes e të vdekjes. Eshtrat e të vdekurve merreshin dhe vendoseshin brenda kishës. Janë të shumta këto objekte kulti të rëndësisë së veçantë në këtë fshat.
Banorët e këtij fshati në periudha të ndryshme, kur vendi ynë ra pre e pushtimeve barbare, qëndruan të palëkundur ndaj besimit ortodoks, pa e tjetërsuar besimin e Zotit që ata i luteshin e i besonin. Midis dy luftrave botërore, Vithkuqi është djegur tre herë. Përpjekjet greke në luftën e parë botërore për ta joshur popullsinë ortodokse të rrethuar nga një tjetër popullsi e besimit mysliman, dështuan. Si pasojë, prej grekërve fshati u dogj e rrafshua krejt me masakra të papara. Vithkuqi promovon vlera të pamatshme, kulturë e histori të patjetërsueshme , peisazhe mbresëlënëse, njerëz mikëpritës, të dashur, dhe një kulinari mjaft të pasur./CNA.al
Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. R...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxh...
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit ...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli B...
Nga Skender DemolliIku dhe Vladimir Toroveci, te limani i pë...
Jonuz Delaj është lahutari më i rrallë në Malësinë e Madhe....
Në qershor të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë Haxhi M...
Tatuazhet janë një lloj arti që vitet e fundit është kthyer ...
Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qy...
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku ...
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të ...
“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëviz...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...