REPORTAZH-Njihuni me “Pelikanin Kaçurrel”, relaks dhe gastronomi e veçantë
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. I shpallur monument kulture që në vitin 1972, 30 vitet e fundit ky muze ka degraduar plotësisht.
Dedë Boshi, i cili e ka trashëgim nga të parët këtë objekt të rëndësishëm mbi 300 vjeçar, vitet e fundit është rikthyer në Theth duke u munduar që ta mirëmbajë ai vetë, duke e pasuruar edhe me objektet shekullore që kanë një vlerë të madhe sa i përket trashëgimisë kulturore.
Kjo ndërtesë ka shërbyer edhe për banim gjithashtu si kullë vrojtimi ndaj armiqve por edhe si kullë ngujimi.
?Muzeu etnografik i Dukagjinit është me rëndësi të veçantë dhe i shpallur monument kulture që në vitin 1972. Këtu është historia, këtu është lexuar Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe çdo mosmarrëveshje është studiuar këtu për të zgjidhur të gjitha konfliktet e mundshme.
Kjo ndërtesë ka qenë banimi por edhe për të ruajtur ndaj armiqve apo edhe ngujimit dhe ka historinë e saj që quhet 9 malet. Sipas të dhënave kjo ndërtesë është të paktën 330 vjeçare dhe është trashëguar deri në ditët e sotme. Vizitorët, kryesisht të huajt habiten shumë dhe thonë si ka mundësi që kjo ndërtesë të jetë bërë në atë kohë.
Objektet që janë këtu janë historike. Jam munduar që t?i mbledh edhe pse me vështirësi sepse është shkatërruar në vitin 1992. Jam përpjekur shumë që të sjell këtu gjërat antike nga më të ndryshmet dhe them se sërish do të sjell edhe të tjera së shpejti.
Kam arritur që t?i siguroj në qytete të ndryshme ku mund të shiten dhe sado shtrenjtë që kanë qenë unë i kam blerë dhe i kam risjellë këtu ku e kanë vendin?, shprehet mirëmbajtësi Dedë Boshi.
Mirëmbajtësi i muzeut të Dukagjinit në Theth tregon edhe disa prej objekteve të trashëgimisë që ai vetë ka arritur t?i sigurojë dhe përse kanë shërbyer.
Kemi xhubletën mbi 200 vjeçare bashkë me pajisjet e saj, kompletin që e kanë patur, është paja e nusërisë që kanë pas sjellë në atë kohë vajzat kur martoheshin.
Kjo është moken dhe përdorej për emergjenca kur binte borë shumë dhe bllokonte krejt fshatin dhe përdorej për të bluar misrin kur nuk ke mundësi që të shkosh tek mulliri për ta bluar. Është mjet primitiv që përdorej në emergjencë.
Kjo është sharrë, quhet sharrë treshe dhe ka qenë mjeti më modern i asaj kohe. Përdorej për të prerë lëndët drusore për ndërtimin e shtëpive, punonin tre vetë me këtë sharrë por të tre specialistë të mësuar për këtë sharrë.
Kjo është kosherja e bletëve me mjetet e saj, kemi patur shumë bletë, babai është marrë me bletët dhe ka qenë me levërdi asokohe. Një kilogram mjaltë atëherë kushtonte vetëm 250 lekë të asaj kohe.
Kjo quhet tërvesë. Ka patur rregulla pasi në çdo rast si vdekjet apo dasmat janë larë burrat. Përshembull një njeri i ditur i fshatit lante në atë kohë ato që quheshin paria e vendit, pra fiset e para ose më të rëndësishme duke nisur nga Toplana, Mërtur e me radhë 9 malet dhe janë ndarë 10 më kryesorët të këtyre zonave janë ulur rreth tërvesës dhe quhej sofra e parë. Nëntë prej tyre kanë qëndruar ulur këmbëkryq dhe një ka patur të drejtë që të qëndronte në një stol sepse ishte personi që i shërbente rakinë apo gjëra të tjera nëntë të tjerëve.
Institucionet shtetërore e kanë lënë tërësisht në harresë muzeun e trashëgimisë kulturore në Theth në këto 30 vite duke mos patur asnjë projekt për restaurim apo edhe pasurimin e tij. Kati i dytë ka degraduar plotësisht.
Këtu ka një degradim për vite me radhë të këtij muzeu dhe janë shpërdoruar fondet dhe vijon të jetë në harresë thotë mirëmbajtësi. Edhe pse tani shpresojmë që të dalë ndonjë firmë apo shoqate dhe përmes ndonjë bamirësie të vihet dorë sepse institucionet shtetërore kanë neglizhuar shumë për këtë objekt të rëndësishëm shprehet Deda.
Sipas tij ai vetë është kujdesur sepse institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë. Është ankuar edhe tek kryeministrit tri herë dhe i ka kthyer përgjigje duke i thënë se do fillojnë investimet dhe se shpejt do të bëhet projekti por deri tani nuk është bërë asgjë.
Vijnë të huaj dhe thonë si ka mundësi që kjo ndërtesë kaq e rëndësishme të lihet pas dore dhe mahniten me arkitekturën që është bërë në atë kohë bën të ditur mirëmbajtësi i muzeut të Thethit Dedë Boshi.
Në fund mirëmbajtësi i muzeut në Theth që dikur ka banuar aty bashkë me familjen e tij ka një thirrje për gjithë shqiptarët por edhe turistët e huaj.
?Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë por edhe të gjithë turistëve të huaj që të vijnë dhe ta shohin bukurinë dhe bujarinë dhe natyrën e mrekullueshme të Thethit. Të vijnë për të mësuar historikun e 9 maleve dhe gjërave antike që janë në këtë muze. Bëni provë bukuritë e Thethit dhe me siguri do të mbeteni të kënaqur dhe të mahnitur?.
Aktualisht muzeu i trashëgimisë kulturore në Theth nuk ka një numër edhe aq të lartë vizitorësh. Kjo për faktin se është lënë plotësisht në hije nga institucionet qoftë sa i përket investimeve por edhe promovimit të tij, edhe pse mbart prej shekujsh një histori të pasur shqiptare plot tradita dhe kulturë./ CNA.al
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin...
Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të histor...
Julian BALAKam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut ...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në ...
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...