Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...

Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanësh korçarë, secili i veçantë në llojin e tij. Disa prej tyre gdhendin gurin, disa bëjnë punime artizanale në grep, disa qëndisma, e disa të tjerë kanë art më vete baltën. Personazhi që ne vendosëm të sjellim për ju në këtë reportazh është një 65 vjeçare.
Po po, një pensioniste e cila me plot gojë mund të quhet artiste plot energji e pasion edhe pse në moshë të thyer. Ajo është Aleksandra Gjinko, dhe në zonën e pazarit ka hapur një dyqan të vogël ku nxjerr në pah artin e saj të qëndismave.
Që në momentin e parë që shohim punimet e saj në shkallët e dyqanit, bëhemi tepër kuriozë për t’i parë ato nga afër, dhe Aleksandra na priti me shumë kënaqësi për të na treguar këtë talent që ajo zotëron.
Ndër vite, 65 vjeçarja nuk ka hequr dorë nga të punuarit në qëndisma, me thurrje me grep, kanavace, thurrjes së çantave, qilimave e shumë të tjera. Me aq pasion si ditën e parë, edhe pse nuk e mban mend sa shumë vite kanë kaluar nga ky zanat, Aleksandra ende është e lidhur ngushtë me të bukurën dhe pasionin e rrallë për një femër.
“Kurrë nuk e kam lënë pas dorë pasionin tim, kam aq shumë vite sa nuk e kujtoj dot sa janë në total. Edhe pse jam pensioniste vijoj të bëj punime me grep, qëndisje, kanavace etj. Punën e dorës e kam patur si talent që e kam perfeksionuar gjatë viteve, dhe ccdo natë mendoj se ccfarë do të bëj të nesërmen. Ka shumë vështirësi në punimet e dorës, pasi duhet durim dhe vullnet. Janë punime që zgjasin edhe me ditë të tëra në varësi të objektit që do të realizoj, por një gjë e them me siguri, se nuk lodhem kurrë duke punuar në të gjitha teknikat.” – thotë Aleksandra.
Interesi i korçarëve apo dhe vizitorëve është i lartë për punimet e zonjës, por me shumë keqardhje ajo tregon se mundësitë për tu blerë punimet janë drejt rënies nga të ardhurat e pakta që kanë qytetarët.
“Pandemia ka ndikuar shumë tek ne artizanët, pasi gjatë asaj periudhe nuk ka patur thuajse fare kërkesa për punimet, ndërkohë që ka gra që nga shitja e tyre sigurojnë të ardhurat e vetme për familjen. Është një traditë e punës me dorë që duhet të ketë mbështetje nga instancat, që kjo traditë të mos zhduket pasi tregon Korçën, korçarët dhe korçaret me vlera dhe tradita që nuk i gjen kudo. Në Shqipëri duket se është drejt zhdukjes kjo traditë, dhe nuk vlerësohet mjaftueshëm. Jashtë shtetit ato pëlqehen shumë dhe janë shumë të vlefshme dhe këtë e shoh tek turistët e huaj të cilët nuk largohen nga dyqani pa blerë diçka simbolike si kujtim nga Korça.” – shprehet Aleksandra.
Zonjat e moshuara janë ato që mbajnë gjallë tradicionalitetin e qytetit, me punimet e shumëllojshme, ashtu si Aleksandra e cila mban në dyqanin e saj një sërë punimesh si çanta të bukura dore dhe krahu, qilima të mëdhenj e të vegjël për të arreduar shtëpitë, punime me grep që mund të varen në mur dhe që mund t’i personalizojë sipas dëshirës së klientëve e shumë të tjera.
Për sa i përket të rinjve, të rralla janë vajzat që kanë interes për të mësuar këtë lloj zanati.
“Janë të paktë ata të rinj që interesohen për të mësuar zanatin e për të zhvilluar më tej traditën e punimeve me dorë. Në dyqan afrohen vajza të reja që kanë interes por fakti që ky zanat nuk vlerësohet mjaftueshëm, i bën që interesi i tyre të largohet. Mendoj se do të ishte një traditë më fitimprurëse nëse interesi do të ishte tek të rinjtë, nëse do të ishin ata zanatccinjtë e sotëm e jo ne të moshuarit, dhe do të lumturohesha pa masë nëse do të shihja qoftë një të ri që do të hapte një dyqan të vogël si puna ime, me këtë lloj arti. Apeli im për ta është që ta vlerësojnë punën e dorës, e cila është një traditë për Korçën dhe është shumë e dhimbshme që kjo traditë e trashëguar brez pas brezi të zhduket.” – tregon Aleksandra./ CNA.al
Ndiqni videon e meposhtme!
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tre...
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të...
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...